Pozicioni politik dhe veprimtaria politike e Mit’hat Frashërit

1544
Hilë Lushaku 

Vijon nga numri i kaluar
Vetëm në vitin 1930, sipas letrave të shkruar nga vetë Mit’hati, ai ka marrë prej Koleas 1360 fr.ari, periudha maj-nëntor dhe nuk ia ka kthyer kurrë, duke u justifikuar “jam keq për para”, “do ju likuidoj së afërmi” Qeveria e përkohshme e Vlorës “rregullimin ekonomik dhe atë shoqëror, për të mos pasur shfrytëzues e të shfrytëzuar”, për të “mos pasur bujk pa tokë, punëtorë pa banesë”, për të pasur “nji Shqipni të rregullueme me një sistem ekonomik rranjësisht të riformuem, simbas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar”; për rritjen e vlerave të mëshehuna në çdo shtresë të popullit me anë të shkollës”, për të çmuar drejtësisht “të gjitha vlerat pa dallim moshe, krahine, besimi a klase”; për të formuar një Shqipëri “të drejtueme nga njerëz të pakompromentuem…prej burrash punëtorë të aftë e të ndershëm”, për një Shqipëri “që do të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, trathëtarët, të shitunit, ngatërrestarët, spekuluesit, spiunët… ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipnis së Rilindun”, për të “harmonizue dhe bashkue energjinat e Kombit”, për “mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar: “Shqipnia e Shqiptarvet”. Balli Kombëtar, i drejtuar nga Mit’hati, më 7 nëntor 1943, pak ditë pas okupimit nazist të vendit, shpalli se: “…Komiteti Qendror i Ballit Kombëtar, aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të Kombit tonë…”. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shkodër ka qenë në një gjendje psikologjike shumë të rënduar, me një pamje për të ardhur keq dhe fytyrë që shprehte vetëm dëshpërim, aq sa fliste me vete ngado që lëvizte. I ndodhur në pozita të vështira provoi të kthehej nga Shkodra në Tiranë, në fundin e nëntorit 1944, madje jo me makinë por i hipur mbi një mushkë, nën kujdesin e eksponentit të rinisë balliste, Sabaudin Nivica. Zhvillimet politike ndërmjet Ballit Kombëtar, të drejtuar nga Mit’hat Frashëri, dhe Lëvizjes (Luftës) Nacionalçlirimtare nga Enver Hoxha, morën rrugën e përçarjes kryesisht pas marrëveshjes së Mukjes, pas së cilës u vendos që Balli të demaskohej si organizatë reaksionare, të demaskohej vazhdimisht dhe se ai duhej likuiduar e jo përpjekur për t’u bashkuar. 

Ataku kardiak. 
Vdiq beqar në moshën 69 vjeçare i detyruar të jetojë si renegat larg vendit të tij, Shqipërisë. Shpirti i këtij njeriu të ndritëm u shkëput ditën e hënë, dita 3, vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti. Mit’hat Frashëri është mbajtur si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës. Mbas çlirimit të Shqipërisë, me vendim të organeve ekzekutive u sekuestrua pasuria e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, më 2006, vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet “Bibliofili Lumo Skëndo”. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006 Në ceremoninë e varrimit të tij bëri lutjet fetare të përshpirtjes, Imam Vehbi, i ardhur nga Detroiti, më pas kanë folur në anglisht: Nuçi Kota, i biri ish-kryeministrit monarkist, Koço Kota, në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, pastaj Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union; Dr. Bistrev, ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bullgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë. Arkivoli me trupin e Mit’hat Frashërit u mbulua me Flamurin Kombëtar dhe u nderua nga gati 200 veta. Varrimi u bë në varrezat “Fernchff”, pas fjalës së mbajtur nga Sejfi Protopapa dhe At Paul V. Rado. 511) Mit’hati ka zotëruar anglishten, gjermanishten, italishten e turqishten Qeveria e përkohshme e Vlorës Në testamentin e tij të viti 1929, pra 20 vjet para se të shuhej, në pikën e fundit ka lënë amanet: “Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”. “Mit’hat Abdyl Frasheri, 1880-1949”, ky është epigrami vetmitar mbi varrin e Mit’hat Frashërit, në Amerikë. Ka shkruar këto vepra: Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin, (1901); Bëj mirë pa hidhe në det, (1902; Dhe tregonje, (1902); Shkurtabiqi i verdhë, (1914); Hi dhe shpuzë, (1915); Letra mbi një udhëtim në Zvicër; 1915; Një re e zezë për Shqipërinë, (1918); Rilindja e Shqipërisë, (1918); Albanais et Slaves. (1919); Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921); Plagët tona, (1924); poema “Drita jote”, “Shqiptarët” shkruar në frëngjisht përkthyer në shqip nga Ferdi Tirana. Si përkthime njihen “Gijom Teli”, (1902); “Robensoni”, (1909). Mit’hat Frashëri, nga pasardhësit e tij politik ka vlerësimin: mendimtari iluminist i neoshqiptarizmës, të viteve ’30. Mit’hat Frashëri jetoi i vetëm, pa bashkëshorte por ka pasur bashkëjetesë më disa vajza e gra evropiane. Bazuar në dokumentet e gjetura, ai rezulton të ketë pasur një lidhje që në vitin 1914, me një femër të quajtur “Elsa nga Zyrih”, e dashura e tij gjermane, e cila i ka shkruar më 15 dhjetor 1914. Me këtë vajzë (ose grua), ai u dashurua në vitin 1914, kur sapo kishte filluar Lufta e Parë Botërore, e cila ndërmjet të tjera i shkruante: “Natyra jote cigane, ti që aq shumë do lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje”, duke dhënë për të kuptuar se ai lëvizte nga një vend në tjetrin, si ciganët që nuk kanë një banim permanent. Kishin gjetur njeri-tjetrin për t’i ikur luftës. Po kështu, ka pasur korrespondencë intime me Anxhelën, Elsen, Ninonin e Loloten, disa gra të huaja, që kishte takuar në udhëtimet e tij pambarim. Njëra prej të dashurave, Lolota, e thërret me përkëdheli “Mimi”, në letrat që i ka shkruar nga 29 maj 1915, më pas më 1933 (më mbush me emocion ajo ditë që kemi kaluar në Kostandinopojë, 9 vjet më pastaj më 1939 (jam e sigurtë, do jemi të lumtur dhe do besojmë se nuk jemi ndarë kurrë); Lolota ishte një nga të dashurat e Mit’hatit për një periudhë disa vjeçare, gjatë vajtje-ardhjeve të tij të shpeshta në Paris. E divorcuar, me një djalë të vogël dhe me një dhembshuri prej nënë, e cila i ka shkruar “i adhuruari im Mimi”; “Mimi i shtrenjtë, dashuria ime e vetme…E dua tim bir, por ai do ketë tjetër familje. Ndërsa ti je familja ime, një familje e vetme me mua, e gëzueshme, ideale). Në një nga letrat që ai i shkruan njërës prej të dashurave, Ninonit, një tjetër e dashur e tij, mundet që edhe kjo të ketë qenë franceze, kur u ndodh në Tiranë, Mit’hati fillon shkrimin më 19 prill 1926, vijon të premten më 7 maj, ora 7 e 30 e mëngjesit, duke shprehur mallin për këtë të dashur në formën e një ditari në pritje të ndonjë letre prej saj, duke bërë të ditur se e ka takuar edhe në Athinë e Korfuz”. Mit’hat Frashëri nuk u martua kurrë me asnjërën prej femrave me të cilat bashkëjetoi, madje për shumë vite dhe me disa njëherësh. Mid’hat Frashëri, në emigracion, me ndihmën e aleatëve angloamerikanë, shpalli Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, më 26 gusht 1949, në Paris, Francë, duke qenë kryetar i tij dhe duke patur si anëtarë, Abaz Kupin, Zef Palin, Nuçi Kotën e Seit Kryeziun. Në një shkrim, ese, Mithat Frashëri, ka shpalosur idetë e tij përparimtare dhe nivelin e lartë intelektual, si shtetar, se çfarë begatie ka trualli shqiptar, që ia shtojnë pozita gjeografike si vend mesdhetar dhe i bekuar nga perëndia, i ndodhur buzë detit e me plot fusha e male, me klimë të mrekullueshme, me njerëz të shquar, në udhëkryqin ku lidhen kombet. Nga teksti janë shkëputur fjalitë e mëposhtme: “Kjo pjesë e Adriatikut ka një të ardhme të mirë dhe për kulturën e duhanit: toka e kuqe e Tiranës dhe e Elbasanit prodhon që tani një duhan të cilësisë së mirë; ata që kanë shkuar në Elbasan e dinë sa tregti të madhe bëjnë qytetet dhe fshatrat me këto fletë të hidhura. Pak punë, pak dituri dhe pak kapital do të arrijë të përmirësoj këtë kulturë”; “Po pjesa malore e Shqipërisë, vendet që janë mbi male, si janë? Një autor i huaj shkruan këto fjalë: “Në qoftë se Shqipëria sot është e varfër, kjo nuk vjen nga 512) Gazeta “Metropol” e ka botuar të plotë kohët e fundit 185 Qeveria e përkohshme e Vlorës varfëria e tokës, por nga shkaku që kjo tokë s’punohet sa dhe si duhet”; “Atje ku nuk bëhet drithë, bëhen patate, bëhen vreshta, bëhen dru frutor si arra, gështenja, lajthi, mollë, qershi… Bëhet mani dhe ushqehet krimbi i mëndafshit. Toka i thotë njeriut: Punomë dhe unë kam për të të dhënë prodhim. Po njeriu shumë herë tregohet i shurdhër dhe nuk kupton… Pak punë, shumë vullnet, pak dituri dhe mjaft durim, mund të na i bëjë të këndshme viset që sot na duken të varfra dhe shterpë”; “Disa gjëra në këtë botë, janë si zogjtë e korbit: sa venë e nxihen”; “Kur jemi duke bërë fjalë për pyjet, s’mund të lëmë në harresë metalet. Mundet që Shqipëria të ketë një të ardhme të mirë prej pasurive që flenë dhe presin nën tokë…Një studim serioz mbi gjeologjinë e Shqipërisë mungon akoma, po kërkimet e sipërfaqshme na japin shpresa të mëdha, meqenëse disa vende si afër Elbasanit, ku janë sot banjat dhe në Mallakastër të Fierit janë zbuluar burime nafte. Por, dhe burime qymyri gjenden në luginën e Drinit dhe afër Tiranës. Kohë më parë duket se janë shfrytëzuar tri miniera argjendi: në Fan (Dukagjin), Bulgeri (ndërmjet Lezhës dhe Kurbinit), në Malësi të Lezhës. Në këtë të fundit ka pasur edhe flori; i cili duket se është nxjerrë në Pirusten, tek bashkohen të dy Drinat, si dhe në Tomorricë të Beratit”; “Klima e butë dhe e ngrohtë e bregut të detit, era e shëndetshme dhe pastër e krahinave malore, e bëjnë Shqipërinë një vend të shëndetshëm, me çdo mirësi dhe bukuri, pa lënë jashtë edhe disa banja të ngrohta e të mira që kemi”; “Për të arritur një të ardhme të mirë dhe që të shohim të çelet një fatbardhësi e shkëlqyer, do të kemi nevojë që të punojmë dhe të përpiqemi pak më shumë nga ç’kemi punuar dhe jemi përpjekur deri më sot. Kemi një mëmëdhe të mirë, një tokë të begatë, por duhet derdhur punë dhe djersë që të përparojmë”; “Shoqëri të vogla, punë të veçanta, përpjekje të bashkuara. Çdo degë e aktivitetit po pret punën që do të japim. Shqipëria mund të japë çdo gjë, po sot s’do harruar që nuk ka asgjë”; “E tërë fusha e Myzeqesë nuk ka një gur; shtëpitë bëhen prej kallamash dhe nuk del njeri që të ndërtojë një fabrikë tjegullash”; “Që të shprehim trashëgiminë e një mëmëdheu të lulëzuar dhe një jetë të lumtur, duhet që kujdesin më të madh ta japim në mësimin dhe në studimin e diturive praktike: industri, mekanikë, inxhinieri, tregti. Dituria do të na hapte sytë dhe të na mësonte si të punojmë e si të fitojmë vetë, pa pritur 186 Hilë Lushaku që të vijë bota e të marrë për veten e saj, ajkën e fitimit”; “Pas ndërtimit të rrugëve, urave, rrugëve të qerreve e të kuajve nëpër male, rrugëve automobilistike, do të vijë çështja e rrugëve të hekurta, të cilat do të kenë dy qëllime: shërbimin e brendshëm të vendit tonë dhe shërbimin e jashtëm për lidhjen me shtetet e tjera”; “Vendi ku është vendosur Shqipëria jonë, është një pozicion i tillë gjeografik që i siguron një të ardhme të mirë. Bregu i Adriatikut mbi të cilin shtrihet, të qenit në perëndim të gadishullit të Ballkanit dhe në pikën jugore të Evropës, afërsia me Italinë, të gjitha këto i sigurojnë Shqipërisë dhe tregtisë së saj, një rëndësi dhe një të ardhme të madhe; një rrugë hekuri nga Durrësi apo nga ndonjë skelë tjetër, që ta lidh me rrugët e tanishme, në Tunë dhe në Det të Zi, do ta bëjë vendin tonë bulevardin e një tregtie dhe të një lëvizjeje mjaft të madhe, prej së cilës nuk do të kemi veçse fitime, si një vend qendror dhe si një shtet transit”; “Nëse është e vërtetë që këto punë dhe detyra priten prej Qeverisë, domethënë prej atyre shqiptarëve që formojnë Qeverinë, nga ana tjetër janë dhe shumë vepra që varen nga iniciativa private e çdo shqiptari, në të cilat çdo njeri, çdo gjymtyrë e këtij kombi ka një shteg dhe një detyrë aq me rëndësi sa e kujtdo tjetër”: “Gjenden me mijëra njerëz në të cilët kujtimi i kombësisë dhe i gjakut ka mbetur vetëm në një emër, në një kujtim, po në mendje dhe në zemër të tyre ndjenjat e vërteta janë gjysmuar…Në qoftë se deri më sot kjo gjë ka formuar një rrezik për ne, paskëtaj do të jetë një mënyrë dhe një rrezik akoma edhe më i madh, sepse të shpërndarë në tre shtete deri më dje, tani gjendemi të shpërndarë në gjashtë, mbase dhe në shtatë shtete pa numëruar kolonitë e shumta në të gjitha anët e botës”; “Kombësia, kombi, shteti, qeveria, organizimi, të gjitha do të mbështeten mbi zhvillimin e njerëzve, mbi zgjimin e veçantë të çdo gjymtyre, mbi vlerën, mbi mënyrën e mendimit, mbi besimin e mbi bindjen e tij. Mos harrojmë se jetojmë në një shekull ku çdo gjë pritet më tepër prej mësimit, prej arsimit të përgjithshëm. Një komb do të rrojë a do të vdesë, do të rritet a do të shuhet, pas idealit që i jepet, pas ushqimit mendor që do të marrë çdo ditë” Aktualisht për Mit’hat Frashërin po flitet shumë, për të përcaktuar realisht pozicionin politik dhe veprimtarinë politike që ai zhvilloi gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilën disa historianë e stigmatizojnë 187 Qeveria e përkohshme e Vlorës si antikombëtare, kurse të tjerë e cilësojnë veprimtari patriotike. Një gjë është bërë fakt, ai është shpallur “Nderi i Kombit” dhe studiuesi i së djathtës, Uran Butka e ka cilësuar “gjeniu i kombit”513. Po kështu është fakt që nuk mund ta mohojë apo shtrembërojë askush se Mit’hat Frashëri akumuloi një kapital të madh patriotik gjatë veprimtarisë së tij gati gjysmë shekullore para Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në parimin e përjetshëm të historisë për këtë periudhë atij i duhet dhënë çmimi i merituar i atdhetarisë. Sipas profesor Kristo Frashërit, Mit’hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, jetoi dhe veproi në tri periudha të historisë së Shqipërisë, të cilat ndryshojnë rrënjësisht njëra nga tjetra për nga ngjarjet, për nga proceset, për nga karakteret e tyre. Veprimtarinë e parë ai e zhvilloi në vitet e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912. Si një militant rilindës i orës së parë ai u shqua në luftën për të zbatuar programin kulturor të Rilindjes, ndoshta më tepër se çdo bashkëkohëtar i tij, si shkrimtar i flaktë i temave patriotike, si kryetar energjik i Kongresit të Manastirit dhe si veprimtar i palodhur i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo që i bën nder biografisë së tij patriotike është pjesëmarrja e tij në qeverinë e parë kombëtare që u formua në Vlorë nën kryesinë e Ismail Qemalit më 1912514. Mit’hat Frashëri u shqua gjithashtu edhe në periudhën e dytë që pasoi Kuvendin e Vlorës, vitet e shtetit shqiptar të pavarur. Në periudhën 1912-1939, Mit’hat Frashëri i shërbeu me sukses atdheut të vet si një militant i luftës diplomatike që zhvilloi shteti shqiptar për t’u afirmuar në arenën ndërkombëtare si shtet i pavarur. Si përkrahës i regjimit republikan që ishte, ai pati kujdes që të mos e përfshinte emrin e vet në jetën e brendshme politike të regjimit monarkik të Ahmet Zogut (1928-1939). Më tej, më 1942, kur u krijua si organizatë Balli Kombëtar515, 513) Profesor Kristo Frashëri, nuk pëlqen që Uran Butka, pa qenë historian, pretendon se është historian dhe shkruan sipas bindjeve politike 514) Gazeta shqiptare, datë 24 prill 2012, artikull i historianit Kristo Frashëri 515) Disa krerë ballistë pretendojnë se më 13 prill 1939, disa krerë, të vetëquajtur atdhetarë, ku bënin pjesë Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Hasan Dosti, Faik Quku, Lec Kastrati, e disa të tjerë krijuan organizatën “Fronti i rezistencës”, e cila më 29 nëntor 1942 u shndërrua në organizatën “Balli Kombëtar” 188 Hilë Lushaku Mit’hat Frashëri në krye të tij, shpalli se kishte për synim të udhëhiqte masat e popullsisë shqiptare në luftë kundër okupacionin fashist italian. Në thelb dy ishin synimet e saj: të kontribuonte në rimëkëmbjen e Shqipërisë së pavarur dhe të mënjanonte ardhjen pas luftës të Partisë Komuniste shqiptare në pushtet. Realisht, aksionet luftarake të Ballit Kombëtar kundër okupatorëve fashistë italianë qenë më të kufizuara se lufta e armatosur që zhvillonte Partia Komuniste. Madje, pas shtatorit 1943, formacionet ushtarake të Ballit Kombëtar nuk ndërmorën rezistencë të armatosur kundër okupatorëve të rinj nazistë dhe për hir të së vërtetës u shfaqën shenjat e bashkëpunimit ndërmjet tyre e gjermanëve kundër forcave nacionalçlirimtare. Këtë bashkëpunim Mit’hat Frashëri dhe krerët e Ballit Kombëtar e justifikuan me nevojën që kishte Shqipëria për të evituar ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste Shqiptare. Pikërisht këtu qëndron absurditeti i logjikës balliste. Nëse Balli Kombëtar trembej nga sukseset që korrte rreshtimi komunist, rrezikun e fitores së komunistëve mund ta mënjanonte jo duke u bashkuar me armikun e vendit dhe të njerëzimit, por duke zhvilluar një luftë patriotike më me energji se atë që zhvillonte Fronti kundër okupatorit të huaj. Ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes, më 1943. Historianët që mbrojnë tezën balliste nuk arrijnë ta kuptojnë se pikërisht bashkëpunimi i forcave të tyre me repartet hitleriane lehtësoi ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste. Gjatë Luftës së Dytë Botërore bota u nda në dy kampe, në kampin e agresorëve fashistë dhe në atë të koalicionit të madh antifashistë. Dihet gjithashtu se në krye të kampit antifashist qëndronin tre aleatët e mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë, dy nga të cilët përfaqësonin botën demokratike perëndimore (SHBAja dhe Britania e Madhe), kurse i treti vendin ku sundonte regjimi komunist (Bashkimi Sovjetik).Vetë Mit’hat beu ka qenë i kthjellët dhe objektiv për shkrimin e historisë, teksa para shumë vitesh, duke iu përgjigjur gazetarit Skëndo Frashëri “…Pyetja: A duhet të kemi një të përkohëshme të konsakruar historis s’ënë?, është përgjigjur: “Ku i ke historianët, shërbimtarët e historisë? Është lehtë të marrësh kartën, t’a palosësh, ta nxish me mellan, t’i vësh edhe një titull. Po ku i ke ata që do të shkrojnë lëndën? Sa për tani, do të kënaqësha me botime, artikuj në revista të ndryshme, broshura dhe libra të botuara me iniciativa private; më vonë s’ka dyshim se do të ndjejmë nevojën e një punimi më serioz, me një organ për botimin e landësë. Kur të kemi njerës me zell e me pasion, dihet vetiu se do të mejtohemi për formimin e një “Shoqërije” për historinë t’ënë, ku të mbështillen njerëzit me vullnet dhe të përhapin pemët e kërkimevet të tyre…Punimi në këtë lëmë s’bëhet as me urdhër, as me ofiq, as me dekret…”516. Drejtuesit e sotëm të Ballit Kombëtar shprehen se: “Mit’hat Frashërit, që në atë kohë vinte në dukje se, “Shqipëria është pjesë e vendeve të mëdha evropiane dhe zhvillimi i saj do të vijë pikërisht nga bashkëpunimi me vendet evropiane dhe SHBA-në”. Kjo ishte pika kryesore e programit të Mit’hat Frashërit, e cila u shkel brutalisht nga komunistët që pushtuan Shqipërinë, pas nëntorit të vitit 1944. Nëse kjo platformë e Mit’hatit do të ish aplikuar që në atë kohë, atëherë sot vendi ynë do të kishte standarde të tjera jetese. Sepse lideri i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri e bazonte alternativën e tij, mbi humanizmin dhe rritjen e standardeve të jetesës, duke pasur në qendër të vëmendjes integritetin e vendit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare”. Zotëronte shumë mirë gjuhët e huaja: gjermanisht, persisht, turqisht, frëngjisht, arabisht, greqisht. 516)
Sigal