Policia ushtarake, mikpritja Shqiptare dhe Lufta e Kosovës

2282
N/Kolonel Skënder Hasmeta, ish ushtarak Komandant i BPU Tiranë.

PU dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës … ajo ishte një strukturë e besueshme e trajnuar e stërvitur mirë, ndaj ju besuan asaj në ato kohë dhe ato situata të vështira shumë detyra të rëndësishme të cilat i kreu me sukses….

Situata e rënduar nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe gjendja e rënduar në Kosovë më gjeti në radhët e policisë ushtarake në krye të sajë në Burrel, ndërsa e luftës së Kosovës ne krye te policisë ushtarake në Tiranë. 

I betuar para flamurit kuq e zi që në moshë të re i edukuar me frymën e shenjtë të Atdhedashurisë si ushtarak për t’i shërbyer me devotshmëri interesave të Kombit Shqiptar, vazhdimisht ndiqja fatet e bashkëkombësve të mi të ndarë padrejtësisht jashtë trojeve të shtetit amë.

Në vitin 1998 u ndërmorën masa urgjente për ringritjen e strukturave të ushtrisë Shqiptare, te shkatërruara nga ngjarjet e Marsit të vitit 1997, për stabilizimin e armatimeve, ringritjen e njësive dhe reparteve ushtarake në të cilën roli i policisë ushtarake ishte parësor, pasi ky vit shtrihej në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, të cilat në vitet 1998-1999 rezultonin me një situatë të ndezur luftarake midis ushtrisë Serbe dhe strukturave të UÇK-së. Momentet historike në të cilat kalonte Kosova, Shqipëria dhe në tërësi ekzistenca shqiptare, kërkonin një përgjegjësi të lartë nga ana ime dhe e PU që komandoja. 

Për të shfarosur Shqiptarët e Kosovës qeveria Jugosllave e Millosheviçit kishte hartuar planin e saj të fshehtë të cilësuar Patkoi. Ai ishte planifikuar të zbatohej në tri faza:

– Faza e parë ishte parashikuar që të kryhej gjatë muajit janar 1999, e që kishte për qëllim spastrimin etnik nga popullsia shqiptare, në pjesën veriore të Kosovës.

– Faza e dytë ishte planifikuar gjatë muajit Shkurt, për ta përfshirë në pjesën qendrore të Kosovës, përkatësisht Drenicën dhe rajonet për rreth, ku përveç vrasjeve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare, kishte për qëllim edhe shkatërrimin e njësiteve të UÇK-së.

– Faza e tretë gjatë marsit dhe prillit 1999, kishte për qëllim spastrimin etnik të Kosovës.

Për këtë qëllim strukturat komanduese dhe politike të Serbisë, kishin hapur dy vendkalime kufitare, një me Shqipërinë në Qafë të Morinës dhe tjetrën me Maqedoninë në Bllacë.

Shërbimi sekret informonte dhe mediat pasqyronin egërsinë kafshërore dhe çnjerëzore, Serbe, etjen për gjak dhe urrejtjen e kultivuar të shekujve të Serbëve ndaj Shqiptarëve dhe synimin e tyre për gjenocid, shpërngulje e shfarosje masive të Kosovarëve nga trojet e tyre etnike ku kanë varret e të parëve. Operacionet Serbe të barbarisë janë të pasur në episode që e dëshmojnë këtë barbari, ato fillojnë me rrahjet pa shkak për të krijuar incidente e justifikime për përdorimin e armëve, përdhunime, grabitje e djegie shtëpish, vrasje masive, djegie të mullarëve të barit, kamionëve izolimi i meshkujve në kapanone ku vriten barbarisht qindra vetë, burra, gra e fëmijë Kosovarë, varrimet e kufomave në gropa kolektive apo djegiet e njerëzve përzier me goma makinash për të fshehur realitetin në sytë e opinionit botëror.

Forcat e NATOS, shërbimet sekrete me mënyrat e metodat e specializuara të punës ndiqnin e survejonin veprimtarinë e forcave serbe në Kosovë, duke futur atje trupa specialë, avionë pa pilotë të nisur edhe nga aeroportet ushtarake Shqiptare. Qëllimi i forcave ushtarake te NATOS të dislokuara ne Shqipëri ishte; të identifikonin objektivat serbe që do goditeshin në perspektivë nëse barbaria serbe nuk do ndalonte. Nga ana jonë në bashkëpunim me struktura të specializuara, duke përdorur të gjitha metodat e shërbimet e punës në fshehtësi të plotë, dërgonim në Kosovë armatim e municione dhe luftëtarë të UÇK në zonat ku UÇK kishte nevojë për armatime e municione dhe luftëtarë.

Në ato vite, reporterët e mediave perëndimore, ushtarakë të lartë, punonjës të UNCR, Kryqit të Kuq ndërkombëtar etj lëviznin nën sigurinë e PU, lëvizja dhe siguria e këtyre realizohej me përgjegjësi nga policia ushtarake. Me mjaft guxim ka pasur raste kur policët tanë hiqnin skafandrat antiplumb kur kalonin nën shiun e breshrin e predhave e plumbave të ushtrisë Serbe dhe ua vendosnin në kokë gazetareve perëndimorë të CNN, BBC etj, shpesh ata u thoshin policëve tanë se na latë fëmijët rrugëve etj. Gazetarët e BBC dhe mediave botërore kanë parë dhe mbledhur prova të dorës së parë në masakrën e civilëve shqiptarë etnikë, përfshirë gra dhe fëmijë, në Kosovë, se vrasjet ishin kryer nga policia serbe… Tetëmbëdhjetë persona janë vrarë me thika apo të shtëna në kokë. Disa ishin gjymtuar. Dy trupave u ishin prerë kokat. Në masakrat masive një fëmijë u mbijetoi atyre, i mbrojtur nga trupi i nënës së tij, vdiqën refugjatë të cilët kanë jetuar në strehimore të improvizuara në fshatin Abri e Epërme etj. Këto ishin disa nga kronikat e para të gazetarëve dhe reporterëve perëndimorë. Ato dokumentuan para opinionit botëror se ajo që po ndodhte në Kosovë, përbën gjenocidit.

Në të gjitha rrugët veriore e veri lindore të Shqipërisë, polic e automjete të policisë ushtarake në krye të automjeteve dhe kolonave ushtarake me heroikë në përkushtim e lëvizjeje, verës dhe dimrit me sakrifica tej njerëzore të dimrit, ata nuk pyesnin rrugëve, ditën dhe natën, në shi e furtunë, në lagështi e në akull, të pa trajtuar si duhet në uniforma e dietën ushqimore, me automjetet në dispozicion të pa mbështetura me riparimet e duhura, nuk lenë punë e detyrë të pa kryer, ata nuk ishin pa problem familjare, në shtëpitë e tyre kishte nga ata që kishin lënë fëmijë e prindër të sëmurë etj. Nga Kukësi në rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe përsëri në Kukës, Policia ushtarake në krye të kolonave të automjeteve ushtarake e civile, me të cilat bëhej transporti i të zhvendosurve nga lufta, për në qytetet e tjera të Shqipërisë etj. 

Trupat e UÇK-së kur i shikonin vëllezërit e tyre në ato kushte po që ishin në shërbim të tyre u jepnin uniformat ushtarake vëllezërve të tyre të PU Shqiptare që ishin në vështirësi në veshje e trajtim logjistik.
Në vitin 1998 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike Shqipëri Serbi. Nga Ushtria Shqiptare u planifikuan masa përforcuese për t’iu bërë ballë trupave ushtarake serbe si dhe në mbështetje të trupave të NATO-s për operacionet tokësore të planifikuara. Policia ushtarake në atë kohë mori detyrat e saj. Atje u dërguan njësi përforcuese të ushtrisë, policia ushtarake u angazhua në mbështetje e mbikëqyrje të njësive e trupave ushtarake. Më shumë se 8 Brigada… si: – këmbësorie, artilerie, tankesh, logjistike, ndërlidhje , reparte të specializuara komando etj. Policia ushtarake kishte trupat e sajë atje në detyrat e saj në mbështetje të trupave ushtarake, për parandalimin e veprimtarisë kriminale, rendin ushtarak, shoqërimin dhe sigurinë lëvizjes e zhvendosjes së njësive dhe reparteve ushtarake, shoqërimin e sigurinë e personaliteteve të larta ushtarake etj Këto kontribute i dha dhe në qendrat stërvitore për UCK në Burrel, Kukës, Tropojë, Mamurras, Karpen Kavajë, Feken, Mullet në Tiranë etj.

Me 27 mars 1999, nga policia ushtarake si struktura më solide dhe më e besuar e kohës, planifikohet dhe realizohet operacioni për siguri dhe shoqërim në Kukës, në Has, Krumë të ish-Presidenti Mejdani, ish-ministri Hajdaraga etj, ata morën takim me trupat ushtarake, gjithashtu morën takim edhe me të dëbuarit si rezultat i luftimeve me armë në zona të tilla si Drenica, Peja e Gjakova, me përfaqësues lokalë të Hasit, përfaqësues të Kryqit të Kuq, të UNHCR-së, të OSBE-së, etj.

Kontakti i parë njëherësh dhe përkujdesës për të ikurit, kanë qenë personeli ushtarak i përbërë nga forcat kufitare të rendit, policisë ushtarake dhe ato të repartit të gatshëm të Divizionit të Kukësit, i cili kryente detyrën ushtarake i dislokuar përgjatë shpateve perëndimore të malit të Koretnikut deri në brigjet e lumit Drini i Bardhë.

– Vijon në numrin e ardhshëm –
Sigal