Petro Marko i shkruan djalit në qeli: Mbahu bir, asnjë nga burrat e fisit tonë nuk ka shpëtuar nga hekurat e burgjeve.

839
Sigal

Kujtimet e Petro Markos, një dritë e re për mundimet e shkrimtarit të madh shiqptar, që nga fëmijëria deri në ditën e vdekjes

“Madu! Mos harro se asnjë nga burrat e fisit tonë nuk ka shpëtuar nga hekurat e burgjeve. Kështu që mbahu bir, se edhe ti si të gjithë ne, duhet t’i përballosh”. Kjo është fraza e shkëputur nga një letër e Petro Markos, dërguar djalit të tij, Jamarbërit, në burg. Këtë shprehje ma ka thënë vetë, Jamarbër Marko, në një nga shumë ditët dhe mbrëmjet që kemi qëndruar bashkë gjatë viteve te punës në Kino-Studio. Djali i tij Jamarbëri ishte vetë një talent i vërtetë i poezisë shqiptare dhe këtë e dëshmoi edhe fakti se më vonë, gjatë një konkursi kombëtar, ai fitoi me meritë çmimin e parë për librin brilant, “Pa dashje, qëllimisht”. Gjithmonë kur flisnim për arrestimin e tij, ai më thoshte: “Unë e dija fatin tim. Isha biri i Petro Markos”. Dhe kjo ishte e vërtetë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf