Petro Luarasi Ndal falsifikimit të historisë

80

Kujtimet e Skënder Luarasit/ Romanet  “Zgjimi” e “Pishtarë” dhe e vërteta e tyre historike

Në gazetën “Telegraf” (3, 4, 6 tetor 2014)  “kritiku letrar” Xhemal Veizaj përkujtoi shkrimtarin Sterjo Spasse dhe shprehu opinione mbi ngjarje dhe personazhe të jetës së krijuesit të shquar të letërsisë shqipe. Ai (në një intervistë  të gazetës “Telegraf”, dt. 3.12.2013,  theksonte se qe mik me Ilinden Spassen)  perifrazonte  gjerë e gjatë fragmente të librit “Im Atë Sterjo” të mikut Ilinden, trillimet atë e bir mbi persekutimet e tyre nga diktatura dhe peripecitë e botimit të ciklit letraro-historik  “Rilindësit” (romanet “Zgjimi”, “Pishtarë”, “Zjarre”, etj.).  Akuzoi e përgojoi  edhe  kritikuesit  e këtyre  veprave , shkrimtarë e historianë si  Dritëro Agolli, Gazmend Shpuza e  Skënder Luarasi  në   ngjarje, të cilat i kam sqaruar vite më parë (artikulli  Skënder Luarasi përballë Sterjo Spases: Birit Ilinden, për të atin Sterjo Spasse… , Petro S. Luarasi , Republika, 31 mars,  1996).

për më etepër lexoni Gazetën Telegraf