Petrit Fico: Profesori që shkroi historikun e armës së tankeve

2370
Prof. Ass. dr. Spiro Mëhilli, ish-student në Leningrad (Sank-Petërburg)
Historia e krijimit dhe funksionimit të Armës së tankeve është një iniciativë e mjaftë kuadrove që shërbyen në këtë armë. Tanket kanë qenë dhe mbeten “forcë kryesore e trupave tokësore”. Përdorimi i tyre gjatë Luftës II Botërore, në kohën e Luftës së Ftohtë dhe në ditët e tanishme, është më se i pranishëm..Një nga kuadrot që ka shkruar historinë e kësaj arme të fuqishme, është Prof. Petrit Fico, veteran i njohur dhe studiues i përkushtuar. Libri i tij “Biografia e armës së tankeve në Ushtrinë Shqiptare” i kushtohet krijimit, zhvillimit, rritjes e modernizimit të kësaj arme dhe është meritë e iniciativës, këmbënguljes dhe nxitjes së një grupi ushtarakësh veteranë dhe aktivë, që ndihmuan me kujtimet dhe ditarët e mbajtur në vite. Materialet e këtij libri janë mbështetur në dokumente të marra në Arkivin Qendror të Shtetit (A.Q.SH.) dhe në Arkivin Qendror të Forcave të Armatosura (A.Q.F.A.). Kontribut të veçantë kanë dhënë Adnan Qatipi, Stefan Luarasi, Aleko Koka, Lutfi Morava, Faik Paja, Estref Musabelliu, Koli Koçollari, Astrit Çobani, Pertef Kalemi, Elmaz Meçani, Qani Spahiu, Foto Goga, Neki Bekteshi, Petro Çeku, Veri Merko, Vishinsk Brati, Leandro Zhebo, Fuat Bilbili, Rexhep Alimema, Filip Marku, Resmi Memishaj, Nazmi Agoviku, Hajdar Marku, Thimi Qirko, Budjon Arapi dhe Petrit Asllani. Një falenderim i veçantë për kuadrot që studjuan historikun e Ushtrisë Shqiptare, si Proletar Hasani, Kujtim Nasupi, dhe familjeve të oficerëve tankistë që nuk jetojnë. Falënderim i veçantë për sponsorin e librit prof. Anastas Angjelin, ish-skënderbegas, ish-ministër i financave dhe aktualisht deputet në Kuvendin Popullor. Në libër janë pasqyruar përpjekjet e shtetit shqiptar për fuqizimin e aftësisë mbrojtëse të vendit në vitet 1928-1990, ku dallohen periudha e monarkisë (1928-1938), e kohës së Luftës II Botërore dhe ajo e viteve 1945- 1990. Si datë historike e krijimit të armës së tankeve njihet 1 prilli i vitit 1946, që u quajt dhe “Dita e Armës së Tankeve”. Prof. Petrit Fico ka meritë se pas një pune disa vjeçare bëri që tanket dhe tankistët shqiptarë të kenë një histori të shkruar dhe në këtë këndvështrim mund të thuhet, pa hezitim, se ky libër historik pasqyron identitetin e armës së lavdishme të tankeve. Bazuar në këto të dhëna biografike, historike, arkivore, janë mbështetur kuadro të tjerë tankistë, që kanë shkruar historikun e reparteve të tyre tankiste. Profesor Petrit Fico lindur më 6-01-1930 në Delvinë, nga një familje gjirokastrite me tradita patriotike dhe lidhura ngushtë me lëvizjen. Më 24 prill 1943 u arrestua nga Guardia di Financa dhe u burgos në komandën e xhandarmerisë, ku u mor në pyetje të tregonte bazat e luftës dhe shokët që drejtonin. Pas daljes nga burgu u vendos në qytetin e Durrësit, te daja i tij. Me ardhjen e gjermanëve në shtator të vitit 1943, bashkë me dy motrat e tij doli partizan. Myneveri shkoi në Brigadën e XV Sulmuese, Vitorja në Seksionin e Agjitacion-Propagandës, kurse Petriti korrier pranë Komandës së Qarkorit Elbasan, deri në çlirimin e vendit. Më pas, ai vazhdoi shkollën normale në Elbasan dhe shkollën teknike në Tiranë. Për arsye ekonomike ai kaloi në shkollën e mesme “Qemal Stafa”. Gjatë kësaj kohe punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar si rikontabilist i përgjithshëm bankar për rreth dy vjet. Në vitin 1948 u mor ushtar në regjimentin e tankeve “Vojo Kushi”, ku komandant ishte major Koli Mborja dhe më pas major Adnan Qatipi. Në vitin 1951 u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik, në profilin tankist në Shkollën e Lartë të Oficerëve të trupave të blinduar në Leningrad, tani Sank-Petërburg, të cilën e përfundoi në nëntor të vitit 1953 me gradën aspirant, së bashku me Haxhi Karain dhe Dervish Alikajn. Si u kthye në Shqipëri, u emërua zëvendës-komandant kompanie në regjimentin tankist Durrës. Në vitin 1954 u emërua zëvendësshef shtabi batalionit A.V.L. 76 Shkodër, në vitin 1952 zëvendësshef shatabi në batalionin mësimor autonom, e më pas shef i shtabit në batalionin e regjimentit të mekanizuar me komandant major Myslym Ketën. Në prill të vitit 1956 u emërua instruktor për përgatitjen ushtarake në drejtorinë e tankeve në Ministrinë e Mbrojtjes, me drejtor nënkolonel Adnan Qatipin, funksion që e mbajti deri në vitin 1964, kur shkoi në Akademinë Ushtarake në Tiranë së bashku me Vangjo Sopin, Pertef Kalemin dhe Spiro Vilën. Pas përfundimit të akademisë u emërua pedagog në shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë dhe në vitin 1968 mori detyrën e shefit të shtabit të brigadës së tankeve ne Berat. Në vitin 1972 u rikthye në Shkollën e Bashkuar në Tiranë me detyrë komandant i shkollës së tankeve, dhe me unifikimin e specialiteteve, u emërua shef i Fakultetit të Tankeve e Autotraktorëve, deri sa doli në pension në vitin 1995. Në vitin 1957 u martua me Vito Mehmet Kondin, nga Kuçi i Kurveleshit, nga familje me tradita patriotike e atdhetare dhe e lidhur ngushtë me lëvizjen. Vito u rreshtua në radhët e formacioneve partizane në batalionin e parë në zonën operative Vlorë-Gjirokastër dhe më vonë në Brigadën XVI Sulmuese, me detyrë komisare kompanie, dekoruar me “Medaljen e Kujtimit”, “Medaljen e Çlirimit”, “Medaljen e 10 Vjetorit të Çlirimit” dhe “Medaljen e Punës”. U lirua nga ushtria në vitin 1945 dhe filloi si aktiviste në Organizatën e Gruas Antifashiste për rrethin e Kurveleshit. Në vitin 1949 kreu kursin dy vjeçar politik në Shkollën e Bashkuar në Tiranë dhe me mbarimin e saj u emërua shefe e Kulturës në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Më vonë kaloi në shtëpinë e ushtarakëve dhe në vitin 1995 shefe e Kulturës pranë regjimentit të tankeve ku doli në pension në vitin 1982, me gradën kapitene e parë. Ndërroi jetë në korrik të vitit 2008. Familja e Petrit Ficos përbëhet nga tre vajza, Vera, shefe e pasticerisë në shërbimin qeveritar Tiranë; Mimoza, laborante në poliklinikën “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe Edlira, laborante në “Klinikën Ortodokse të Ungjillëzimit”. Gjatë periudhës 1946-1990 Ministria Mbrojtjes me kujdesin dhe mbështetjen e Qeverisë shqiptare krijoi shumë reparte tankiste nga Tropoja në Delvinë. Për të shërbyer në këtë armë, u dërguan jashtë shtetit nga qershori i vitit 1946 deri në korrik të vitit 1948 oficerët dhe kursantët e parë, fillimisht në në Beograd, Zagreb, Dubrovnik dhe Belo Cerka të Republikës Jugosllave. Ata ishin: Abaz Fejzo Sulo, Ahmet Bezharaj, Arqile Pando, Baftjar Puliri, Banush Malaj, Dilaver Kurti, Dhimitër Gjika, Dhimitër Mitrushi, Elmaz Metushi, Fadil Dibra, Hajro Lamçe, Hasan Berberi, Ibrahim Osmani, Isuf Isufaj, Kapllan Hajdini, Kosta Eksarko, Kozma Prifti, Kosta Ranxhi, Lutfi Morava, Mehdi Hoxha, Mehmet Kivo, Mihal Malo, Miti Gorani, Miti Gjermeni, Murat Kasapi, Mushtan Seiti, Naun Stefa, Nevdat Hysa, Nuri Floqi, Panajot Kule, Rasim Bedo, Ramadan Osmani, Refat Hado, Refik Kaloshi, Rexhep Gjoka, Spiro Papallopulli, Spiro Gjyzeli, Seit Nurka, Selfo Dalani, Selman Hyseni, Shyqyri Feraj, Tel’ha Shkurti, Theodhor Golemi, Yzeir Spaho, Vasil Mynxyri, Vangjel Kazaqi, Viktor Golemi, Ziso Zitaj. Pas prishjes së marrëdhënieve me Republikën Jugosllave, 52 oficerë dhe kursantë shqiptarë shkuan në qytetin e Kievit, në shkollën e teknikës së tankeve dhe në shkollën e tankeve që mbante emrin “Timoshenko”: Vangjo Monosopi, Pertef Kalemi, Idajet Koka, Ismail Kondi, Foto Gogo, Shefqet Dino, Muhamet Tare, Qirjako Dhimitri, Halo Sinani, Vasil Ferro, Loni Kristo, Murat Agaraj, Petrit Karkanaqe, Ndrek Gjinaj, dhe Thimi Qirjo-të linjës komanduese; Astrit Çobani, Jaçe Murraj, Vizhdan Murraj, Luan Hakani, Hasan Hysa, Burhan Pinariqi, Zihni Kullolli, Petrit Nuraj, Filip Marku, Resul Ahmeti, Braho Llapi, Hajdar Marku, Rexhep Alimerko, Petraq Vangjeli, Pjetër Lleshi- në linjën teknike etj. Më tej kemi 25 oficerë dhe kursantë që studjuan në shkollën e lartë të tankeve, në shkollën e artilerisë së tankeve dhe në kursin qendror të perfeksionimit të tankeve në Leningrad: Petrit Fico, Haxhi Karaj, Islam Kokunja, Ismet Ruçi, Pandeli Shanko, Resmi Isaku, Dervish Aliko, Spiro Vila, Xhevdet Tartari, Vangjo Monosopi, Murat Agaraj, Thimi Qirjo dhe Kosta Kucuqi-në linjën komanduese dhe Stefan Luarasi me Asti Gajda- në linjën teknike etj.Në Akademinë e Tankeve “J.V.Stalin” në Moskë shkuan për studime 24 veta: Adnan Qatipi, Andrea Ziu, Myslym Keta, Raqi Dallto, Aleko Koka, Loni Kristo, Estref Musabelliu, Faik Paja, Demo Liço dhe Kozma Prifti- në linjën komanduese; kurse Neki Bekteshi, Vasil Dhoska, Dino Brati dhe Ali Malindi për inxhinieri etj. Një pjesë e oficerëve dhe kursantëve për shkak të prishjes së marrëdhënieve midis dy shteteve tona nuk arritën t’i mbaronin studimet. Fuqizimi dhe shtrirja e armës së tankeve, jo vetëm me tanket të ardhura nga B.S. deri në vitin 1959, por nga viti 1970 edhe nga Rep. Kinës me Tanke të tipave T-54, T59 dhe T-62, u desh përgatitje e kuadrove për të drejtuar teknikën e re. Në Shkollën e Bashkuar në Tiranë u hap dega e tankeve, me komandant të shkollës Qani Spahiun, ku dhanë kontribut të veçantë Prof. Proletar Hasani, Dh. Trajani, Z. Lagji, E. Zejnati dhe V. Merko; dhe më vonë me shkollën e lartë të oficerëve të mjeteve të blinduar në Zall Her, ku dhanë mësim për përgatitjen e kuadrove të ardhshëm, kuadrot P. Fico, E. Meçani, Th. Qirjo, V.Golemi, H.Fifa, S.Turhani, N.Nune, F.Shantolla, S. Nikolla, R.Imami, R. Gjyzeli, S.Bakiri, Z. Kullolli, B. Arapi, A. Gerbi, B. Topçiu, S. Dume, P. Martiko, inxhinierët O. Laperi, Z. Pulaj, Dh, Trajani, si dhe zonjat I. Kola, P. Angjeli, M. Pino dhe E. Bicolli. Petrit Fico pas kthimit nga studimet u mor me përkthime nga literatura ushtarake teknike e tankeve, të cilat u përdorën për përgatitjen e kuadrove tankistë. Nga librat e përkthyer prej tij vlen të përmendet “Teoria e Qitjes” e shkencëtarit Nikulin Trafinov. Ai ka botuar librin “Kursi i qitjes sipas kushteve të terrenit tonë”; projektoi “Tankodromet”-vendet për stërvitjen e tankeve në Tiranë e në Durrës; dha kontribut për krijimin e 12 brigadave tankiste në të gjithë vendin; hartoi rregulloren për përdorimin luftarak të tankeve në togë, kompani, batalion dhe mbajti kumtesa në sesionet shkencore mbi futjen e tankeve në terren gjatë kohës së luftës, bashkërisht me Aleko Kokën etj. Është njohës i gjuhëve ruse dhe italiane. Gjatë kohës që shërbeu në Brigadën e Tankeve në Poshnje të Beratit bashkëpunoi ne Faik Pajën, që kishte mbaruar studimet në Akademinë “J. V. Stalin” në Moskë me rezultate të shkëlqyera si dhe me Rasim Bazon, të atin e Shefit të shtabit të përgjithshëm Jeronim Bazo. Aktualisht prof. Fico punon për librin “Historiku i Luftës N. Çl. dhe figurat kryesore të asaj periudhe”.
Sigal