Petraq Koroveshi: Si u vra dëshmori i aviacionit shqiptar Niko Hoxha

1569
Sigal

DOSSIER/ Flet ish-pilotoi i avionëve gjuajtës bombardues Mig,  Petraq Koroveshi: Kam shpëtuar dy herë për mrekulli

Petraq Koroveshi, pilot i Klasit të Dytë ka lindur më 01.04.1940 në Durrës. Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në shkollën “Hoxha Tasim” në Tiranë dhe të mesmen në Politeknikumin “7 Nëntori”, po në Tiranë. Në vitin 1960 kreu studimet në BS për pilot në qytetin e Batajskut në Rostov mbi Don, ku instruktor pati Aleksandër Ropajev nga qyteti i Groznit.  Fluturoi me JAK-18A. Mbas prishjes së marrëdhënieve kthehet në Atdhe, ku u hap dhe Akademia Ushtarake e Aviacionit në Vlorë. Këtu kreu fluturimet me avion JAK- 18U me rrotë në bisht me instruktor Naun Todo dhe kreu fluturimet me MIG- 15 me instruktor Bardhosh Hasani, me rezultate të shkëlqyera. Më 1963 transferohet në Regjimentin e Tretë Luftarak në Rinas, i cili në vitin 1968 mori emrin NIKO HOXHA. Në vitin 1964 mori gradën Toger. Më 1964 deri 1966, fluturoi me avion MIG- 17, dhe mori Klasin e Tretë. Në vitin 1966 deri 1970, transferohet në Kuçovë, ku vazhdoi fluturimet me MIG- 15 dhe MIG -17 ditën dhe natën, ku mori Klasin e Dytë dhe u emërua komandant çifti. Më 1968 kreu eksperimentimin në fushën e Lumalasit me çifte, ku drejtonte Fahri Bubesi. Më 1969, mori pjesë në paradën ajrore me MIG- 17 mbi Tribunë në Tiranë. Pjesëtarë të saj qenë Bardhyll Taçi, Qirjako Dhima,Vasil Andoni, Sokrat Prifti, Harilla Rebi, Hamza Koçi, Vangjel Llazari, Petraq Koroveshi, Viktor Vangjeli. Në vitin 1970 u kthye përsëri në Rinas me detyrë komandant çifti dhe pilot i Klasit të Dytë dhe kreu fluturimet me avion MIG- 19S deri sa doli në pension në vitin 1990. Ka fluturuar në të gjitha kushtet meteorologjike, ditën dhe natën, në të gjitha detyrat luftarake, me detyrën e zëvendëskomandantit të Skuadriljes. Fluturoi pa ndërprerje nga viti 1961 deri në vitin 1990 që doli në pension.

 Ku u shkolluat si pilot dhe si ishte mësimdhënia?

Albert  Z. ZHOLI