Përvjetori i 70-të i Konferencës së Pezës, ndikimi i saj në luftë për çlirimin e vendit

624
Sigal

Apostol Kotani: Është ngjarje me rëndësi historike, tendenca për të hedhur baltë mbi ‘të, e turpshme!

U mbajt më 16 shtator 1942 në shtëpinë e Myslym Pezës, delegatë: 11 nacionalistë e 6 komunistë

Më 16 shtator, u mbushen 70 vjet nga mbajtja e ‘Konferencës së Pezës’, një nga ngjarjet e rëndësishme për popullin shqiptar, e cila i dha impuls të fuqishëm lëvizjes kundër pushtuesve deri në çlirimin e vendit, duke e renditur Shqipërinë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në kampin e fitimtarëve. Konferenca, me misionin e bashkimit të komunistëve e nacionalistëve, kreu një mision madhor për kohën, duke mbetur një shembull aktual bashkëpunimi dhe në ditët tona. Për historianin Dr. Apostol Kotani, ‘përkimi i kësaj ngjarje të rëndësishme me 100 -vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, është një detyrim për të njohur e vlerësuar Konferencën e Pezës, vendimet e saj të rëndësishme dhe mesazhet që përcjellin dhe sot’…