Personaliteti i Skënder Luarasit dhe hipotezat e Agim Gjakovës

821
Sigal

Skënder Luarasi, ishte i përndjekur nga regjimi  monarkik  e ai diktatorial  edhe për  mbrojtjen  e  kauzës  kosovare

Petro Luarasi

Fatos Arapi: “Të gjithë e përvetësonim simbolin e përhershëm, metaforën e luftërave të Luarasit, ”majuckën” partiake së cilës i sulej e shkurorëzonte.” (F.Arapi, Nderim Skënder Luarasit)

–        Dritëro Agolli ka thënë për Skënder Luarasin: “Fjala e tij kapërcente çdo gardh, përhapej dhe vepronte ndër njerëzit.

Naum Prifti: “Skënder Luarasi qëndroi i paepur ndaj diktaturës duke rrezatuar me shembullin e tij guxim e vetëbesim te shpirti njerëzor

-Xhevahir Spahiu: Skënder Luarasi ndjente dhimbje të madhe për fatin e kosovarëve, të cilët ishin bërë theror për Pavarësinë e Shqipërisë dhe vetë vuanin robërinë

-I dënuari politik, poeti  Vehbi Skënderi: Jam thellësisht i kënaqur , që në orët e mia më të vështira  ai ka qenë për mua mik i afërt e i besës, ashtu siç dinte të ishte vetëm ai.

-Vijon nga dje-

 Fatos Arapi, një ndër shkrimtarët, pjesë e asaj barrikade të heshtur, por rezistentë ndaj diktaturës shpjegon se të gjithë e kuptonin mesazhin dhe rrugën që përshkonte Skënder Luarasi, të cilën ua tregonte edhe të tjerëve, atë nga kultura e gjerë e popujve dhe njerëzve të mëdhenj të kombit. “Të gjithë e përvetësonim simbolin e përhershëm, metaforën e luftërave të Luarasit, ”majuckën” partiake së cilës i sulej e shkurorëzonte.”( F.Arapi, Nderim Skënder Luarasit)

Dritëro Agolli ka thënë për Skënder Luarasin: “Fjala e tij kapërcente çdo gardh, përhapej dhe vepronte ndër njerëzit. Ai, me kulturën e gjerë europiane, me ndërgjegjen e lartë patriotike dhe me konceptet e palëkundshme të një socialisti demokrat, ishte hallka lidhëse e epokës së ndritur të rilindësve me epokën e re të atdhetarëve demokratë, mendimtarëve dhe luftëtarëve për një shoqëri të përparuar demokratike dhe për një Shqipëri të qytetëruar.” (D. Agolli, Skënder Luarasi – legjendë, mit dhe realitet)

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf