Përse një libër i plotë për Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” dhe skënderbegasit

855
Për shkollën “Skënderbej” dhe skënderbegasit janë shkruar dhe do të shkruhen shumë, pasi në gati 5 dekada ekzistencë, ajo ishte dhe mbetet një nga shkollat më të mira të vendit dhe një vatër e rëndësishme ku nisnin udhën e përgatiteshin kuadrot e ardhshëm të ushtrisë shqiptare, duke zënë një vend të rëndësishëm në historinë e arsimit e mbrojtjes së vendit. Dhe jo vetëm kaq. Nxënësit që përzgjidheshin për të studiuar në këtë shkollë mbi kritere specifike (djemtë më të mirë), ndër vite e dekada, kanë çarë me dinjitet rrugët e jetës duke u bërë personalitete të fuqishme të vendit në shumë fusha, që nga letrat, diplomacia, arti, shkenca, pushteti, deputetë, ministra e presidentë. Janë me dhjetëra e qindra skënderbegasish që kanë lënë e po lejnë gjurmë evidente në këto fusha të rëndësishme dhe në sektorë delikatë e prioritar të vendit. Si të tillë, këto personalitete ish-skënderbegas, kanë merituar e meritojnë nderim e respekt tek shqiptarët. Por falë modestisë, frymës së kolektivitetit e së të qenit në shërbim të shoqërisë e vendit, shumë nga këto personalitete ish-skënderbegas, ose kanë mbetur e janë në hije, ose janë lënë dhe në harresë. 
– Në shkurt 1947 me urdhër të Komandantit Suprem Enver Hoxha, Shkolla e Pionierëve të Luftës mori emrin Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej”
-Ja kush ishin komandantët, kuadrot, mësuesit, pedagogët dhe instruktorët e parë të shkollës
– Më 10 korrik 1945, ditën e krijimit të ushtrisë, kuadratet e skënderbegasve parakaluan në bulevardin e Tiranës për herë të parë para Enver Hoxhës
për më tepër lexoni gazetën Telegraf 
Sigal