Për femrat ushtarake në ushtrinë Shqiptare/ Flasin ish-Presidenti Scalfaro, Blaka,Nikollari dhe Tatiana Milo

153

 

Kujtim Boriçi & Suzana Jahollari: Libri për gratë oficere, evidentim  i kontributit dhe sakrificave të tyre në mbrojtje të kombit dhe vlerave të NATO-s. Ja kujtimet nga takimi në Pallatin Presidencial në Romë, qershor 1989 me Presidentin e Republikws së  Italisë

 

  Gratë ushtarake,  monument i emancipimit familjar dhe  shtetëror në Shqipëri.
Për femrat ushtarake në ushtrinë Shqiptare

Presidenti Italian, Oskar Luigi Scalfaro
(Kujtime nga takimi në Pallatin Presidencial në Romë, qershor 1989)

Si shumë bashkatdhetarë, qytetarë të thjeshtë, politikanë apo nëpunës të shtetit shqiptar, e konsideroj veten me fat që kam pasur rastin të takohem e të bisedoj nga afër dhe të kem edhe fotografi me këtë personalitet të lartë, për me tepër me presidentin e një shteti të madh si Italia. Këtë takim, mesazhet që përcolli gjatë bisedës ky personalitet i shquar, i konsideroj nga ngjarjet më të rëndësishme për mua dhe për kolegët pjesëmarrës ne atë takim, por dhe mjekësinë ushtarake dhe vendin tonë. Në vlerësim të kësaj figure të shquar dhe të këtij miku të madh të vendit tonë, e ndjej detyrim t’i risjell këto kujtime nga ai takim.

… Ishte qershori i viti 1998 dhe ndodheshim në Romë për një kualifikim rreth dy mujor, në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak CELIO, në kuadrin e bashkëpunimit me palën italiane në fushën e mjekësisë ushtarake. Ishim një grup, mjekë dhe infermiere nga Spitali Ushtarak Qendror Universitar, të përberë nga unë, nënkolonel Dr.Hajri Gerbi, nënkolonel Dr.Shk. Perlat Hodo, nënkolonel Dr.Shk.Myzafer Brati, nënkolonel Dr.Kastriot Shahu, Prof. Dr. Ilia Mazniku, Dr. Elida Hysa, Dr. Rexhina Sturçe, Dr. Elsa Muzha, Dr.Tefik Zhurda dhe, infermieret Margarita Minai dhe Hasime Çafaj.

Të gjithë ishim të emocionuar. Në paradhomën e presidentit u rreshtuam sipas protokollit dhe ndërkohë hyn presidenti i Republikës Italiane, Oscar Luigi Scalfaro, i cili me buzëqeshje, na dha dorën te gjithëve duke u prezantuar. Në takim ishin tre këshilltarët ushtarakë, tre gjeneralë lejtënant (me tre yje), respektivisht për Forcat Tokësore, Marinën dhe Aviacionin. Në fillim raportoi drejtori i spitalit CELIO, i cili theksoi se në kuadër të bashkëpunimit me palën shqiptare, një grup mjekësh nga Shqipëria po kualifikohen pranë spitalit tonë. Nga këshilltarët, ju tha gjithashtu që në Shqipëri ‘kemi misionin ushtarak, Delegacioni Italian i Eksperteve (DIE), i cili punon për të ndihmuar dhe modernizuar ushtrinë Shqiptare dhe qe po punon shumë mirë’. Nga ana e tij, presidenti tha që ‘e di dhe kam informacion për punën e mirë të këtij misioni’. Ajo që më ka bërë përshtypje në këtë takim ishin, jan dy momente që kanë lidhej me Presidentin Scalfaro.
Momenti i parë, në fillim të bisedës, kur pa që në përbërje të ekipit tonë kishte femra, u çudit dhe tha “Pse keni femra ju në ushtrinë shqiptare?!”. Nga ana ime e sqarova se kemi jo vetëm në mjekësinë ushtarake, por edhe në ushtri, si në logjistike, specialitete, këmbësori, natyrisht në numër të kufizuar, që kanë studiuar ne akademinë tonë ushtarake dhe që vazhdojnë edhe aktualisht të përgatiten. Ai pa nga këshilltarët dhe tha që “edhe ne mund t’i kemi në ushtri’ dhe vlerësoi “sidomos femrat në mjekësi janë më të kujdesshme, më afër dhimbjes.”

Shënim imi (L.N): Ne ushtrinë italiane nuk ka pasur femra. Për herë të parë u futen në mënyrë vullnetare në vitin 2000. Kemi dëshirë të themi që pas dy vjetësh të këtij takimi. (Të këtë qenë dhe ky takim një arsye, që edhe në ushtrinë italiane, të hyjnë femrat?!)

 

Me dinjitet e profesionalizëm  krahas kolegeve oficere të NATO-s

 

Afërdita Blaka-Kosova
Kam lindur 17.12.1960 në Durrës dhe banoj në Tiranë. Jam martuar dhe kam dy fëmijë. Jam titulluar oficere aktive në vitin 1983. Gjatë karrierës në Forcat e Armatosura më janë besuar detyra të rëndësishme në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, ndërkohë kam bërë kualifikime të shumta profesionale në disa vende aleate, ku jam paraqitur me dinjitet e profesionalizëm krahas kolegëve të NATO-s.

Kam këtë karrierë dhe punësim: Në periudhën 1983-1984, instruktore në shkollë ushtarake; 1984-1992, shefe shtabi batalioni; 1992-1994, instruktore personeli në Akademinë Ushtarake (AU) “Skënderbej; 1994-1996, shefe administrate në AU “Skënderbej”; 1996-2001; shefe personeli në Fakultetin e Forcave Tokësore në AU “Skënderbej”; 2001-2003, specialist për menaxhimin e personelit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (SHPFA); 2003-2007; oficere shtabi për menaxhimin e personelit në SHPFA; 2007-2010 oficere shtabi për menaxhimin dhe planifikimin e personelit në SHPFA; 2010, analiste strategjie në Qendrën e Analizave të Mbrojtjes (QAM) në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS); 2010-2011, ndjekje studimesh në Kolegjin e Forcave Kanadeze, Toronto, Kanada; 2011-2012, analiste strategjie, oficere shtabi në QAM të KDS. Në vitin 2012, dal në rezervë, bazuar në ligjin e Forcave të Armatosura për plotësim të kohës së qëndrimit në gradën e mbajtur (Nënkolonele).

Arsimimi dhe kualifikimi: 1979-1983, ndjek studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, Tiranë; 2001, Kursi Orientues i Oficerit të Shtabit Ndërkombëtar në Kolegjin e Mbrojtjes, Delft Hollandë; 2002, Kursin Themelor të Oficerit në Akademinë e Mbrojtjes Tiranë; 2002, Kursi Familjarizues për menaxhimin e burimeve të Mbrojtjes me Ekipin Amerikan në Tiranë; 2003, Kursin e Funksioneve në Shtab në Akademinë e Mbrojtjes Tiranë; 2003, Kursin për Oficerët rezervistë, në Shkollën e NATO-s, Oberamergau Gjerman;i 2006, Kursin e gjuhës angleze në Institutin e Gjuhës – San Antonio, Teksas SHBA; 2007, Kursin e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Naval Postgraduate School-Monterey Kaliforni, SHBA; në vitin 2007, Kursin e Oficerit të Shtabit Ndërkombëtar në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë; në 2008, Seminar mbi “Kompetencat e Oficerit të Shtabit” nga Shtabi i Komandës së NATO-s Napoli, zhvilluar në Tiranë; më 2010, Seminar mbi “Kompetencat e Oficerit të Shtabit” nga Shtabi i Komandës së NATO-s Napoli, zhvilluar në Tiranë; më 2010-2011, Kursi 1 vjecar i Komandës dhe Shtabit të Bashkuar në Kolegjin e Forcave Kanadeze, Toronto Kanada.

Njoh shumë mirë gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar.

 Materiale të publikuara: Sfida e operacioneve të NATO-s – “COIN or conventional ëar”, publikuar në “Revista ushtarake” Dhjetor 2011; “Roli i Induksionit dhe Deduksionit në fushën e mbrojtjes”, publikuar në Gazetën “Ushtria” më 22.06.2012; “Sekretet e komandimit dhe parimet e punës në një shtab komande”, publikuar në Gazetën “Ushtria” më 22.5.2012.

 

Majore, Dr. Tatjana Milo, kontribut në fushën e mjekësisë

 

Majore Dr. Tatjana Milo ka lindur në Tiranë më 20 Tetor 1945. Pas mbarimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Qemal Stafa”, vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, dega mjekësi e Përgjithshme, në periudhën 1962-1968.

Pas përfundimit te studimeve, në gusht te vitit 1968, u emërua në shërbimin e Patologjisë të Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak, si mjeke civile. Në shkurt të vitit 1969, u titullua oficere me gradën kapitene, pranë këtij spitali. Në vitin 1971 u specializua në degën e Hematologjisë në Republikën Popullore te Kinës dhe pas kësaj, për herë të parë hapet në Spitalin Ushtarak specialiteti i Hematologjisë ku punoi si mjeke hematologe deri në vitin 2004 kur doli ne pension me gradën ‘Major’.

Për një periudhe mbi 36 vjeçare, Dr.Tatjana ka punuar në klinikën e Terapisë, me përkushtim e ndërgjegje të lartë, falë dhe aftësive të saj profesionale në fushën e sëmundjeve të gjakut.

Krahas punës në klinike, ajo ka punuar edhe në fushën e kërkimit shkencor, kur Spitali Ushtarak në vitin 1972, me vendim qeverie, u emërtua Instituti i Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ku puna kërkimore e shkencore, mori një hov te madh si në fushën e publikimeve e konferencave ku Dr. Tatjana ka qenë gjithnjë prezent me mjaft publikime në konferenca dhe buletinin e Mjekësisë Ushtarake, por dhe në fushën eksperimentale me kafshë të gjalla për ndikimin e rrezatimeve jonizuese e armëve të dëmtimit në masë në organizmin e njeriut, punime të karakterit bashkëkohor që do i kishin zili dhe sot shumë vende dhe ushtri të zhvilluara. Fale edukimit familjar, shkollimit dhe specializimit, gjithnjë me rezultate te larta, Dr. Tatjana gëzon edhe sot që ka dalë në pension, por asnjëherë nuk është shkëputur nga puna në spital, një emër te dashur për ushtarakët tanë e familjet e tyre, mjekët, pacientët dhe të gjithë ata që e njohin dhe që gjejnë tek doktoresha fjalën e ngrohtë, humanizmin dhe vlerat e larta njerëzore.

 

 

Edlira Nikollari, oficerja shqiptare e  mjekësisë që mbaroi në Modena të Italisë

 

 

Togere Edlira Nikollari ka lindur në Delvinë, më 6 maj të vitit 1986, në qytetin ku babai i saj nga Përmeti, kolonel Prof. Asc. Dr. Luan Nikollari, ishte i emëruar shef i shëndetësisë në BrK dhe më pas në Divizionin e Këmbësorisë në Delvinë në periudhën 1983-1993 e, më pas, drejtor i Shëndetësisë në Shtabin e Përgjithshëm e Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ushtarake deri ne vitin 2013. Pas mbarimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tirane, konkurroi për bursat pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe u përzgjodh për të ndjekur studimet në degën Farmaci, Fakultetin e Farmacisë pranë Universitetit të Modenës dhe Reggio Emiglia në Akademinë Ushtarake në Modena Itali. Si studente ushtarake, filloi studimet në vitin 2004. Në vitin 2006, u titullua nëntogere për të ndjekur në vazhdimësi studimet në Fakultetin e Farmacise të Universitetit të Modenës si studente ushtarake ( 2006-2010), tashmë si oficere në Akademine Ushtarake të Modenës Itali si efektiv i Ministrisë së Mbrojtjes të Forcave tona të Armatosura.

Pas përfundimit të studimeve në Itali në dhjetor 2012, i nënshtrohet detyrimeve të arsimit dhe kualifikimit në Shqipëri, duke dhënë provimin shtetëror për llogari të Urdhrit të Farmacistit dhe ‘Lejes së Ushtrimit Profesionit’. Më pas ka kreyer e ndjekur kurse e kualifikimi e për edukimin në vazhdim të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Universitar i Traumës. Pas transformimit të SUQU në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë në janar 2013, përfundon para kohe karrierën ushtarake, duke vazhduar detyrën e shefes së Faramacisë në Spitalin Universitar të Traumës, si civile. Edukimi i kryer në Akademinë Ushtarake në Modena ka nxjerrë në pah tek ajo aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të punës në grup, ndërgjegje të lartë profesionale dhe përkushtim në detyrë, duke gëzuar respektin e drejtuesve por dhe të gjithë personelit të spitalit ku punon. Për punën e kryer në farmaci dhe si drejtuese e saj, është vlerësuar pozitivisht dhe evidentuar nga kontrollet e kryera nga Auditi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kontrolli i Larte i shtetit dhe ISKSH.

 

Oficerja e financës, Luiza Spahiu-Prifti

 

Luiza Spahiu-Prifti ka lindur, më 26 janar të vitit 1961, në Lushnje dhe banon familjarisht në këtë qytet . Është e martuar dhe ka dy djem. Luiza ka këtë shkollim: Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje në vitet 1968-1980; Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, specialiteti financë, e ka kryer në Tiranë në vitet 1981-1984. Ka këtë karrierë në punë: Nga muaj korrik i vitit 1984 deri në muajin shkurt të vitit 1986 është shefe finance në repartin ushtarak 8650 në Gradishtë; nga në periudhën shkurt 1986-30 qershor 1993, shefe finance në repartin ushtarak 5854 në Lushnje; nga viti 1993 deri në vitin 1996, llogaritare e parë në repartin ushtarak 6610 në Lushnje; nga viti 1999 e në vazhdim, shefe finance në INSIG-sha, dega Lushnje. Në karrierën e gjatë ushtarake, ajo ka pasur në krah dhe bashkëshortin, oficer karriere dhe ai. Gjatë karrierës ushtarake ka fituar gradën kapitene. Në punë dhe në jetë, Luiza ka qenë model për kolegët, duke reflektuar korrektesë, profesionalizëm dhe respekt.

 

U bëra oficere duke pasuruar traditën tonë familjare

 

Ema (Emine) Çelirama

 

Kam lindur më 1 janar të vitit 1964, në qytetin e Elbasanit. Për shkak se isha bijë e një familje ushtarakësh dhe familjarisht kemi ndërruar disa vendbanime (qytete) të vendit, dhe shkollimi im që nga shkolla fillore, është bërë në shkollat e qyteteve të ndryshme. Kështu, shkollën fillore unë e kam kryer në shkollën “Stavri Themeli” të qytetit të Korçës. Në kohën kur unë isha vetëm 9 vjeç, transferohemi familjarisht në Tiranë, ku vazhdojmë të banojmë edhe sot. Ndaj shkollimi im i mëtejshëm tetëvjeçar dhe i mesëm është bërë në kryeqytet. Shkollën tetëvjeçare e kam kryer në shkollën “Alqi Kondi” të Tiranës në vitet 1974-1974, ndërsa shkollën e mesme e kam kryer në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë në vitet 1978-1982. Me këmbënguljen time por dhe me miratimin e mbështetjen e familjeve, me dëshirën e madhe për të ndjekur traditën familjare të kontributit si ushtarakë aktiv, kërkoj dhe më jepet e drejta që të ndjek studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Studimet e larta në këtë shkollë, në degën Financë i nisa në vitin 1983 dhe i përfundova me rezultate të mira në vitin 1986. Pas mbrojtjes së diplomës dhe titullimit “Oficer aktiv”, më emërojnë në Fushë-Krujë. Nga viti 1986 deri në vitin 1993, kam kryer detyrën e shefit të financës në Brigadën (repartin 1085) e Fushë Krujës. Më pas u transferova në Brigadën e Parë (reparti 1105) në Tiranë në sektorin e Financës, ndërsa në vazhdim, deri në vitin 1996, kam punuar në repartin ushtarak Nr. 8830 në Tiranë. Në vitet 1996-1997, kam punuar në repartin e tankeve në Zall-Herr të Tiranës. Nga janari i vitit 1998 deri në mars të vitit 2013 kam punuar në Brigadën Komando të Zall-Herrit në detyrat shefe finance, shefe financimi dhe në mbylljen e karrierës ushtarake, shefe e sekretarisë dhe e shifrës në këtë brigadë.

 

Semiko Basha-Kryemadhi, oficerja e karrierës nga Skrapari

 

Semiko Basha, vajza nga Skrapari e ka filluar karrierën si oficere aktive në qytetin e Beratit ku ka qëndruar disa vite, për ta vazhduar më pas në Tiranë ku vazhdon aktualisht. Semiko ka lindur më 14 nëntor të vitit 1968, në Skrapar, nga një familje e thjeshtë, por me tradita atdhedashurie. Në vendlindje, mbaron me rezultate të mira shkollën tetëvjeçare dhe në vazhdim dhe gjimnazin. Që në vitet e adoleshencës asaj i ngjallet një dëshirë brenda vetes që të bëhej oficere, gjë që ishte e ndikuar dhe nga prania e shumë ushtarakëve në Çorovodë e Poliçan, ku atë kohë ishte dislokuar një nga uzinat e njohura të prodhimit të armëve luftarake. Kështu, ndër dëshirat e saj ishte që pas përfundimit të gjimnazit, të ndiqte studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë. Kur në vjeshtën e vitit 1987 e njoftojnë se i është miratuar e drejta e studimit për ushtarake karriere, ajo gëzohet pasi i kishte ardhur mundësia që ëndrrën që kishte brenda vetes, ta bënte realitet. Pasi paraqitet në akademi, në fillim-shtatori të vitit 1987, e caktojnë në Fakultetin Gjitharmësh, fakultet ku ishte dhe numri më i madh i studenteve që do të përgatiteshin për oficere. Aty zuri shoqe të reja nga disa rrethe të vendit, me të cilat do të kalonte katër vite mësime e stërvitje si dhe do të përballonte dhe marshime të shumta, aksione si dhe aktivitete kulturore e sportive që janë në programin dhe traditën e kësaj shkolle të lartë ushtarake. Në vitin 1991, përfundon studimet e larta në SHLBO dhe diplomohet oficer aktiv. Në vitet 1991-2002, ka punuar ne Brigadën e Këmbësorisë Berat, në sektorin Sekretari dhe Programim. Në vitet 2002-2013 ka punuar në Brigadën e Logjistikës në Tiranë. Në vitet 2013-2014, ka punuar ne Akademinë Ushtarake në Tiranë në detyrën shefe në seksionin Logjistik. Nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka punuar në Q. P. R, në seksionin mbështetës. Nga viti 2018 e në vazhdim, në një seksionin tjetër të Q. P. R.