Sigal

Duke përfituar nga rasti, në këtë dokument mjaft historik jepet qartë fakti i mospranimit të ligjit të luftës me Greqinë, sepse ajo është mohuar ligjërisht nga Mehdi Frashëri dhe nuk do koment që ajo të mbahet në fuqi për Greqisë edhe në vitin 2018. Për këtë çështje nuk do të bëj interpretim sepse është çështje që është rrahur dhe nuk ha më logjike mbajtja e këtij ligji nga ana e parlamentit grek.

Njëkohësisht në gjithë materialet e punës të Këshillit të Regjencës dokumentohet veprimtaria e Rexhep Mitrovicës dhe trajtimi i kësaj figure është gjithashtu pikë referimi më vete në historiografinë shqiptare për tu parë e paanshme dhe sa më objektive. Ndërsa për problemin e luftës së forcave nacionaliste me ato komuniste ka një gamë të gjerë versionesh dhe interpretimesh të botuara deri më sot. Këto në raport me çështjen kombëtare. Kjo sepse nuk ka qenë e lehtë të ndaje fasadën e një grumbulli parullash propagandistike pro shqiptare por në veçanti në precipitatin e dy gabimeve fatale: së pari, në lidhje me bashkëpunimin me fashizmin italian dhe atë gjerman të Ballit Kombëtare por së dyti në bashkëpunimin dhe aleancën e forcave komuniste të fshehura pas Frontit Nacionalclirimtar me atë të serbëve dhe komunistëve grekë. Forcat zogiste të Abaz Kupit në panoramën e mësipërme të këtyre marrëdhënieve gjatë Luftës së Dytë Botërore ndenjën më tepër në heshtje. As me Ballin dhe as me komunistët. Ky fakt historik i qëndrimit Zogist e zvogëloi në fund të Luftës së Dytë Botërore forcën e tyre reale të nacionalizmit. Ky ishte një gabim që bënë forcat e Abaz Kupit në atë kohë sipas dokumenteve gjermane.

 

-Cili ishte misioni i vërtetë i kryetarit të Këshillit të Regjencës Mehdi Frashërit?

Më pastër na jepet në telegramin nr.77 që Nojbaher i dërgon MPJ më 12.1.1944, ku midis të tjerave, thekson: “Kryetari i këshillit të Regjencës, Mehdi Frashëri, ka paralajmëruar në mesazhin e tij të Vitit të Ri luftën më të rreptë kundër komunistëve si dhe zhdukjen e tyre, duke u mbështetur në tradita të vjetra dhe zakone të shenjta të popullit arian, i cili e ka origjinën nga fisi ilir. Mesazhi për Vitin e Ri ka lënë përshtypje të mëdha si dhe më përpara, me rëndësi të madhe për çlirimin e territorit shqiptar. Për Mehdi Frashërin është që partizanët e Titos të mos krijojnë lidhje nëpërmjet Malit të Zi”. Në muaji gusht 1944, Mehdi Frashëri tregon vlerat e shqiptarizmit. Ngjarjet e mëvonshme treguan se mençuria e Frashëllinjve punonte vetëm për një ekuilibër veprimesh me gjermanët për të mos pësuar popullit dhe vendi i tij dëme që do ta çonin në katastrofë. Oshilacionet e këtij pozicioni të regjencës reflektohen në të gjitha dokumentet e Verhmahtit për periudhën e funksionimit të saj, edhe pse gjermanët përkrahën vijën e ashpër të Xhafer Devës pranë regjencës dhe largojnë më vonë Mehdi Frashërin, përsëri ky ekuivok qëndrimi ka vend për t’u studiuar dhe gjykuar më drejt. Pikërisht për këtë do t’i referohemi argumenteve fakteve të këtyre dokumenteve. Sepse vetëm kur të njihen lexuesit me këto fakte të pabotuara nga historiografia “e realizmit socialist” mund të gjykohet realisht për regjencën pa lënë më tabu dhe “dhomë të errët” ose më mirë të anatemuar si deri më sot.

-Vizioni gjerman përballë akuzave bolshevike ndaj regjencës-

Situata në Shqipëri gjatë vitit 1944 ka qenë shumë e koklavitur për tu orientuar drejt mbi veprimtarinë e këshillit të regjencës. N{ këtë vit konstatohet rritja e influencës angleze për të organizuar të gjitha forcave shqiptare të çdo partie kundër gjermanëve. Këshilli i regjencës nuk e zotëron dot situatën si për shkak të intrigave të vazhdueshme, për arsye të pasigurisë së besimit gjerman ndaj milicisë e xhandarmerisë shqiptare po ashtu edhe ndaj çetave nacionaliste. Tek ballistët konstatohet një përballje me forcat komuniste, por ju mungon një ide shtytëse për një organizim më të mirë ushtarak dhe politik. Komunistët kaluan prova përparimi ushtarak në Shqipërinë e Jugut sipas udhëzimeve në mesin e viteve 1944 të jugosllavëve dhe sovjetikëve. Zogistët, megjithëse përfaqësojnë mbledhjen e qarqeve me ndjenja nacionaliste, nën Abaz Kupin me qëllim politik pro anglo amerikanë, përsëri kaluan shumë periudha pritëse për kombin duke mos qenë aktivë aq sa të jepnin zgjidhje ushtarake jashtë ndikimin të presionit komunist nga njëra anë dhe atij gjerman nga ana tjetër. Zgjidhjet që bënte këshilli i regjencës në fillimin e vitit 1944 kanë qenë vetëm për ekuilibrim forcash politike dhe fetare për luftën kundër komunizmit. Komunizmi nuk e harroi këtë pozicion të regjencës asnjëherë dhe mbas ardhjes në fuqi.

Në argumentimin faktik (vetëm të muajve qershor-gusht 1944) të dokumenteve të Vermahtit zbulohen:

-Versioni i okupatorit por për politikën e kohës dhe shkallën e bashkëpunimit me forcat politike shqiptare.

– “Mëkatet” dhe funksionimi i regjencës” në përputhje me situatën.

-Gjermanët mbi politikën anglo amerikane në Shqipëri dhe pozicioni dyshues i regjencës.

-Pamja e formacioneve politike shqiptare në kohën e regjencës.

Në të gjitha pikat e mësipërme regjenca ka pasur një oshilacion veprimi midis shqiptarizmit dhe diktat të okupatorit, të cilat nuk e lanë që ajo të tregohej e njëanshme. Më mirë le ti referohemi dokumenteve përkatëse. Në dokumentin nr.409.44 rezervat më dt.8.7.1944 jepet” Raport mbi gjendjen politike” si vijon:

Çdo drejtim shteti dhe çdo politike për të pasur sukses është e kondicionuar prej disa faktorësh. Mund të thuhet se për hapësirën shqiptare në këtë kohë këto kontakte nuk paraqiten dhe në formën më primitive. Organet e shtetit shqiptar. Këshilli i Naltë i Regjencës ( në zëvendësim të Kryetarit të Shtetit) qeveria dhe parlamenti e meritojnë shumë pak atributet e tyre. Këtyre organeve qeveritare krijuar nga halli e me ndihmën gjerman u mungon populli, i cili duhet t’i njohë vendi që ato duhet të udhëheqin, fuqia ekzekutive për të zbatuar vullnetin e tyre, nëpunësit që duhet t’i bënë pas këtyre paraja për të paguar aparatin shtetëror, eksperienca dhe mundësitë që duhen për udhëheqjen e një shteti dhe mbi të gjitha ideja që përmbledh disa cilësi për të qenë i i zhveshur nga interesat personale (familje, fis,) dhe me e vënë gati në dispozicion të situatës. Në cilësimin e burrave udhëheqës të Shqipërisë (në të cilët gjithnjë në radhë të parë, është për t’u përmendur Mehdi Frashëri është për të pasyr parasysh se, vetë një udhëheqs i talentuar, mund të ketë vetëm atëhere sukses, në qoftë se fryma e kohës dhe rrethanat janë maturuar për planet e tij. Duhet t’i japësh të drejtë këtyre se konditat aktuale në Shqipëri janë të tilla që për njerëzi duhen trajtime e metoda, të cilat nuk mund të krahasohen me mentalitetet e Europës perëndimore ose e kundërta nuk duhet pretenduar që të kërkohet prej udhëheqësve vendas që të kenë të njohur mentalitetet e botkuptim në lidhje me shtetin dhe shoqërinë. Kriza qeveritare është shenjë e dukjes kësaj tablloje tek kjo është baza për të kërkuar kaosin politik. Prandaj për këtë shkak duhet ruajtur si nga mbivleftësimet ashtu dhe nga nënvleftësimet, por dhe nga të priturat false. Deklarata e dorëheqjes së qeverisë, të cilët Kryetari i qeverisë Rexhep Mitrovica e justifikonte me ndërhyrjen e Këshillit të Regjencës, formimi i qeverisë së re,sikundër mendohet me elementë zogiste, largimi i Patër Harapit nga Këshilli i Regjencës, kundërshtim i Frashërit për kandidatin e Këshillit Regjencës (Mitrovica) synimi i Frashërit për të shpërndarë Parlamentin, intrigat e Ministrit Brendshëm Deva kundër Frashërit dhe e kundërta, qëllimi i shfaqur hapet prej Devës për të formuar një shtet të ri prej zonës Kosovës etj të gjitha këto kanë shkaktuar ngatërresë dhe kaos politik. Përfundimi edhe sot nuk mund të parashikohet. Gjithçka ngjan është për tu vënë re se ndodh nga ndikimi i dy fakteve të jashtëm me rëndësi. Deklarata e Sër Maitland Vilson se rekrutimi i shqiptarëve në trupat gjermane dhe lufta kundër komunistëve, shihet si një akt armiqësor me gjithë kundërshtimin e qëndrimin zyrtarisht të agjenturës telegrafike shqiptare, pa dyshim ka ndikuar mbi zhvillimin e ngjarjeve. Anglia disponon ndërkohë mjete presioni e josëse ekonomike e politike, të cilat prej nesh nuk mund të afrohen me të njëjtën vlerë dhe besim. Situatë e vështirë për regjencën nga gjermanët gjatë muajve Korrik-gusht 1944.

Në dokumentin nr.486/44 rez. mbi gjendjen e dt.5.gusht 1944 jepet ky material faktik:

Gjendja politike:

Mbas kthimit Pater Anton Harapit dhe zgjidhjes së anëtarit katërt (Caf Ulqinaku) Këshilli i Regjencës është përsëri i plotë. Sipas statutit, Mehdi Frashëri duhej t’ia lëshonte kryesinë e Këshillit Regjencës një anëtari tjetër, pasi afati është për tre muaj. Këtë gjë përpiqen ta ndihmojnë edhe gjermanët duke marrë parasysh disa vështirësi të shkaktuara nga Frashëri.

Qeveria u formua por akoma jo e plotë; Ja pjesëtarët:

Fikri Dine Kryeministër

Zv. Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm tue pas pranë zogistin Abaz Kupin.

Ekrem bej Vlora Ministri jashtëm dhe zv.ministër i Drejtorisë tue pas pranë fashistin shqiptar Mustafa Kruja dhe Gjon Marka Gjonin.

Rrok Gera       Ministër i financave, zogist

Rifat Begolli   Ministër i Ekonomisë, prej Peje (Zona e Kosovës pa parti ).

Musa Gjylbegaj Ministër i Botores, nga qarku Shkodrës

Koço Muka     Ministër i Arsimit, Balli Kombëtar

Mark Gjon Markaj Ministër i Kulturës popullore, i biri princit Mirditës Gjon Marka Gjoni.

Qeveria përmbledh në vetvehte zogistët dhe rrethin e fashistëve shqiptare me Mustafa Krujën (ish kryeministër në okupacionin italian dhe Gjon Marka Gjonin, princin e Mirditës).

Mungojnë në qeveri përfaqësuesit kompetentë të zonës Kosovës dhe të Ballit Kombëtar, pra i mungon asaj baza në Kosovë dhe në Shqipërinë jugore. Nga ana gjermane, kërkohet mbi të gjitha ndërkohë kthimi i kryetarit kosovar në zonën e Kosovës, eksponenti gjerman Xhafer Deva si Ministër i Brendshëm, një kërkesë që është bërë problem i prestigjit gjerman, i cili dhe nga ana shqiptare ka hasur në kundërshtime të forta. Vetëm nga këmbëngulja e fortë u detyrua Mehdi Frashëri të procedojë në kërkesën gjermane. Qeveria e votoi në një raport 6:1 për kthimin e Devës. Kundër votoi Mark Gjoni Marka. Eshtë vërtetuar se kohët e fundit i ati i tij kishte vizë angleze dhe është me siguri se këtu ka lozur rol floriri anglez. Në qoftë se nuk respektohet dëshira gjermane do të jemi të shtrënguar e të vendosur të merren masa radikale kundër intrigave shqiptare prapa shpine. Nga ana gjermane sikundër është lajmëruar dhe më parë janë shkaqet të ngutshme që impojnë formimin e një qeverie energjike. Në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve, gatishmëria e treguar për të qenë në dispozicion për të formuar një qeveri me vullnetin gjerman ka mundësi të zhduket. Rasti i Markë gjon Makut prapa shpinës se të cilit duket se ka dhe të tjerë tregon se sa qartë e kanë njohur anglezët këtë thembër Akili.

Një ndikim të fortë në orientimin shqiptar kanë bërë:

Aktiviteti me shtimin e çetave komuniste, për shkak të furnizimeve angleze nga ajri dhe të punës organizative.

Pikëpyetja e madhe mbi personin e Komandantit zogist, Abaz Kupi ka marrë një konkretizim dhe ka gjetur interes vital për rrezikun komunist që i kanoset rrethit të tij.

Njëlloj sikundër ngjau në kohë të kaluar si infektimi komunist në Shqipërinë e jugut sot drejtohet vërejtja e frikshme e rretheve qeveritare në gjendjen e bërë akute, i njëjti rrezik në Shqipërinë e mesme. Menjëherë ndihet thirrja për pushkë dhe municion në çetat nacionaliste vullnetar shqiptare, ndihma ushtarake e të cilave për trupat gjermane nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë, megjithëse qeveria shqiptare mendon se me të tillë vullnetarë do të ngrejë prestigjin e saj. Një mendim i tillë duket mjaft i mbivlerësuar. Ka të ngjarë që mund të mbivlerësohet natyra e katundarit e Abaz Kupit ( sikundër cilësohet disa herë prej njohësve), nëse atij mund t’i besohet një politikë e lartë. Mbi sa i përket personit të tij mund të thuhet me plot të drejtë se ai është një kundërshtar i ndershëm i komunistëve dhe përveç asaj besnik i mbretit në kuptimin e një Shqipërie nacionaliste dhe më në fund, me zgjuarsinë e katundarit me tendencë, për të mbajtur lidhje në të gjitha anët, por mos me u lidhur. Ndërkohë ky problem nuk ka marrë fund sepse del pyetja se kundra kujt do të drejtohen njëherë armët e tij. Për këtë ka shumë pyetje dhe profecira në kuptimin pro dhe antigjerman. Po prova deri tani nuk ka pasur në asnjë drejtim. Po të këqyret nga ana ushtarake, është për tu shënuar se këtu ekziston një faktor ushtarak, i cili kohët e fundit me shkurtimet e bëra, gjithnjë është forcuar dhe prandaj përderisa nuk jepen prova të kundërta,është për tu radhitur në radhët e kundërshtarëve. Në qoftë se këqyret nga ana politike duket me vend se me gjithë zgjuarsinë e katundarit, nuk mbetet pa u marrë parasysh mundësia qëtë ndodhet nën ndikimin dhe vartësinë e fuqive që ska mundur t’i kuptojë mirë (Zogu ndodhet tek anglezët) dhe të cilat një ditë mund të kërkojnë prej tij veprime që ai vetë do t’i kundërshtonte. Kjo nuk të ndalon që me këtë rast të ndiqen interesi gjerman, duke u shkëputur nga krahët e anglezëve. Përvec kësaj është për t’u parë dhe mbi sa shënohet poshtë mbi gjendjen politike. Kërcënimi i kufirit verior dhe lindor dhe i zonës Kosovës preokupon opinionin publik të atjeshëm dhe kashkaktuar shqetësime”. Për sa më sipër janë shumë personalitete të njohura që janë etiketuar “tradhëtarë” vetëm për faktin që kanë qenë pjesëmarrës në regjencë dhe për të folur për Patër Anton Harapin, Fiqiri Dinen, Eqerem Bej Vlorën, Rrok Geran etj., duhen monografi më vehte, por në fund të shkrimit në disa prej tyre do të prononcohem me pikpamjen time personale në lidhje me bilancin e gjithë aktivitetit të tyre në çështjen shqiptare.

Përplasjet e Këshillit të Regjencës me gjermanët

Përplasjet e regjencës zbulohen në këto radiograme:

Nr.601403.sekret” Në Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut konspirojnë nëpunës të lartë dhe oficera si dhe disa familje të njohura, pjesërisht krejt haptas me komunista dhe anglezë dhe sabotojnë masat tona të mbrojtjes gjithashtu formimin e divzionit “skanderbeg” prandaj në marrëveshje me gjernalin komandues dhe me konsullin e përgjithshëm dhe mbas një orientimi të parë të Këshillit të Regjencës kam dhënë urdhër të arrestohen një radhë personalitetesh nga këta janë prefekti i Prishtinës dhe një kolonel i rojes së kufirit. Vec kësaj organet lokale të xhandarmërisë permanente janë krejt të pa besë. Këshillit të regjencës i jemi lutur që sa më parë të verë njerëz të besueshëm në zyrat kryesore të administratës dhe në organet ekzekutive”. Në radiogramin e marrë 29.5.1944 me titull: çështje e fshehtë e komandës midis të tjerave shkruhet:”Gjendja politike është duke u bërë marrëveshma në mes të Këshillit të Regjencës dhe personaliteteve udhëheqëse të vendit, Formimi i një qeverie me eksperta respetivisht me njerëz të fortë thuhet se do të bëhet në praninë e ministrit Neubacher, i cili pritet të vijë në javën e ardhshme. Detyra e parë qeverisë do të jetë zhdukja e komunistëve. Në lidhje me komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë shqiptare, duke shpërdoruar besimin e Këshillit të Regjencës dhe lokalitetin gjerman, u përpoq me anë të manevrave të bëra me dredhi që të marrë në dorë të vet të gjithë forcën ekzekutive”. Për të justifikuar humbjen e ushtrisë gjermane motivohet në radiogramin e tyre të dt.23 maj 1944 dhe pasqyruar në ditarin me nr.304/44 sekret me titull:Gjendja e forcave të armatosura shqiptare dhe trupavetë xhandarmarisë me këtë përmbajtje:” Gjatë luftimit kundër bandave kanë dështuar krejtësisht repartet vepruese të forcave të armatosura ushtarake të xhandarmarisë shqiptare. Personeli gjerman i inkuadruar u braktis dhe u detyrua të luftonte vetëm. Në këtë mënyrë u shkaktuan humbje në anën gjermane. Ushtari shqiptar është i padisiplinuar dhe frikacak. Një batalion u shpërnda krejtësisht kur sulmuan disa aeroplanë. Te disa ushtarë shqiptare që u kthyen u konstatua qartë se nga frika i kishin pantallonat e mbushura. Disa qindra vetë të këtij batalioni u kapën pastaj disa ditë më vonë në një fshat 50 km larg. Ata nuk mund të stërviten për një disiplinë zjarri. Kur gjatë veprimit shprezat një pushkë, atëhere fillojnë të shtijnë pa qëllim dhe në këtë rast qitet në ajër pa drejtim. Kështu shpenzohet municion me një sasi të palejueshme. Oficerat shqiptare në pjesën më të madhe janë frikacakë pa karakter, prepotent dhe të pakorrektueshëm. Pozitën e tyre e konsiderojnë si njër rast të favorshëm për punë private për korrupsion dhe shpërdorim të zyrës. Për shembull gjatë bastisjeve kundër komunistëve arrestojnë pa ndonjë shkak njerëz politikisht të patrazuar dhe i lirojnë këta mbasi të kenë paguar shuma të mëdha. Kafshët bartëse dhe të tjera të rekuizuara në mënyrë ligjore kthehen përsëri kundrejt një pagese shumash të caktuara. nozullimet e trupave i përdorin për vehte dhe për familjet e tyre. Nuk tregojnë asnjë kujdes për ata që janë në vartësi të tyre. SHumë oficera janë pederastë. Ata lënë krejtësisht pas dore nderin dhe dashurinë për atdhe. Kam shpërndarë 4 batalione të forcave të aramtosrua ushtarake si dhe një batalion shqiptar. Komandanti u arrestua dhe u dërgua si rob lufte i gjermanëve. Tek repartet shqiptare që ekzistojnë tani edhe me një punë shumë këmbëngulëse nuk mund të pritet një ndryshim në kohën e ardhshme. Ato nuk do të bëhen kurrë trupa të lidhura deridiku dhe të afta për veprim. Parashosh që të zgjedh oficera dhe nënoficera të përshtatshë, ti propozoj ata për stërvitjen në Gjermani dhe ndërkaq me personel kuadri gjerman dhe me ushtarë të rekrutuar rishtas dhe të pastërvitur të formojë një batalion stërvitjeje nën udhëheqjen gjermane që do të jetë për formimin e ri. /Firmë e palexueshme. 31 maj 1944 Sigel 

Për sa më sipër pa i interpretuar për lexuesin, sepse dokumentat flasin më mirë, faktohet percipitati i rolit të regjencës por edhe i dezertimit të mobilizuarve si “ushtri shqiptare” nga pala humbëse -ushtria gjermane. Përsa i përket anëtarëve të regjencës kërkohet monografi më vehte për të bërë bilancin e tërë veprimtarisë së tyre në shërbim të popullit shqiptar duke filluar që nga Lef Nosi, Patër Anton Arapi, etj për të cilët mund të bëhen shkrime me vehte. Në një të përditshme shqiptare në datën 10-11 mars 1999 kam botuar shkrimin me titull: Patër Anton Arapi”tradhëtar” apo një personalitet i kombit tonë. Për të kuptuar sadopak figurën e tij se sa “tradhëtar” ishte mund të lexohet fjalimi i tij me rastin e hapjes së Institutit të Studimeve Shqiptare dhe të Arteve ku jepet shpjegime : Pse u zgjodha në regjencë. Aktualisht mbeten madhore edhe parashikimet e këtij personaliteti kombëtar në fjalimin e tij :Një kushtrim për kulturën, si dhe fjalimi”Cështje të elementëve fetare në Shqipëri”. Vetëm po të bësh paralelizmin se kush është “koloboracionalist” për cështjen shqiptare mund të zbulohet në këto fjalime të Patër Anton Arapit se cfarë mendësia atdhetare e filozofike përfshihen ato. Megjithëse nuk jam për paralelizma historike sepse kërkojnë jo vetëm gjerësi dhe thellësi intepretimi dhe po të kalohen lehtë ato janë të rrezikshme në gjykime, megjithatë Enver Hoxha në fjalimin e tij prosllave, serbe e ruse në të gjitha inagurimet e institucioneve tona shkencore qëndron shume larg fjalimeve të Patër Anton Arapi si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Vetëm analizën Harapiane të lexosh kupton se cfarë shkence ndodhet në mendësinë e tij, ndërsa në veprat enveriane kupton vetëm politikë, ideologji, luftë klase, diktaturë. Atëhere historiografia në bilancin e këtyre vlerave kombëtare si përcaktues më të mirë vëndin e këtyre personaliteteve në historiografinë shqiptare e jep koha dhe të qënit “tradhëtar” të komunizmit për regjencën, të cilët ishin elita intelektuale e kohës, nuk janë si përjashtuese e një cilësimi të kundërt që pasoi si prosllave nga udhëheqësit komunistë të viteve 44-90′ pa Kosovë dhe Camëri në cështjet tona kombëtare. Ligjeratat e Patër Anton Arapi në kinema, teatër “Kosova” më 14 maj 1944, është një objekt ndricues për të gjithë motivin që ka populli ynë nevojë aktualisht në filozofinë e vet udhëheqëse për “bashkim e vëllazërim” të të gjithë shqiptarëve. Në të gjithë fjalimet e punën e Patër Anton Arapi mbizotëron deviza”Besim i shqiptarit është shqiptarizmi dhe lufton idenë e atyre që kërkojnë të zhdukin fenë, këmbëngul në kultrën fetare shqiptare dhe mbi të gjitha në kulturë dhe moton “Respekt për bindjet e të tjerëve”. Pa e zgjatur vlera e regjencës pasqyrohet në filozofinë e tyre, në veprat e tyre dhe në shmangien në anën e atë ashtuquajturës qoftë edhe “pavarësi relative” që i la gjermanët në vëllavrasjet shqiptare dhe zbutjen e cizmes së pushtuesit.

Përmbledhur nga arkivat A. Kotini