Parashikimet e Baba Vangas: Viti 5079- fundi i botës

1831
Sigal

Njerëzimi krahas profetëve ka njohur edhe parashikues të mëdhenj, mjafton të përmendim frëngun Nostradamus. Krahas burrave, ka pasur parashikuese edhe femra… Një ndër parashikueset më të mëdha të njerëzimit, pas Nostradamusit, ka qene Baba Vanga (femër). Ka qenë Bullgare e lindur ne Maqedoninë e sotme në vitin 1911 dhe ka vdekur në 1996. Nuk po numërojmë çfarë parashikoi për vitet qe hodhëm pas krahëve (që nga mega/cunami 2004 te zgjedhja e presidentit afroamerikan (Obama)), po çfarë na pret; çfarë ka parashikuar ballkanasja Baba Vanga për të ardhmen e njerëzimit?

Ja disa të dhëna nga parashikuesja e Ballkanit. (Theksojmë se ajo është verbuar qysh fëmijë)

► 2028: Ekuipazh anijeje kozmike do të fluturojë në Venus / Afërditë. Do të zbulohet burim i ri energjie.

► 2033: Do të kenë shkrirë krejt polet

► 2043: Ekonomia botërore lulëzon, Evropa bie në duart e myslimanëve

► 2066: Luftë Klimatike! SHBA sulmon Evropën myslimane.

► 2076: Rikthimi i Komunizmit

► 2125: Kontakti i Parë! Sinjale nga hapësira!

► 2130: Alienët na ndihmojnë të themelojmë koloni (vendbanime, qytete) nënujore

► 2183: Njerëzit në planetin Mars kërkojnë pavarësi (të shkëputen) nga Toka

► 2288: Udhëtimi në kohë i mundshëm

► 2354: Pasi dielli ynë do të humbasë gjithnjë e më shumë forcë e shkëlqim do të krijohen diej artificialë. Njëri prej tyre do të prishet dhe do të shkaktojë katastrofë të madhe thatësire!

► 3010: Një kometë pluhurizon Hënën. Njerëzit do të shohin një unazë pluhuri si ajo e Saturnit

► 3793: Njerëzimi braktis tokën

► 4509: Mundësia e komunikimit me Zotin

► 5076: Zbulohet kufiri i Universit – shumë paralajmërojnë që mos ta shkelin atë. Për fat të keq, askush nuk duket se i kërkon Perëndisë këshillë, dhe shumica nuk merr parasysh asnjë paralajmërim për mos shkeljen e kufijve të Gjithësisë

► 5079: Pasoja e hidhur – Fundi i Botës!

Përgatiti Viktor Bakillari