Pandeli Koçi: Si u vra Drago Siliqi dhe familjarët e Reis Maliles në avionin sovjetik, që vinte nga Pekini

460

Çfarë ndodhi në motorin e avionit, ku u shkaktuan 32 viktima në Inkursk, të Siberisë

Më 13 korrik të vitit 1963, avioni sovjetik, ku udhëtonte Drago Siliqi, gjatë kthimit nga Kina, pati një defekt në motor dhe  u rrëzua në Inkursk, të Siberisë duke shkaktuar 32 viktima. Aty brenda ndodhej edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e ish- ambasadorit shqiptar, Reiz Malile. Ngjarja ishte aksident, ose gabim njerëzor, por në qarqet letrare të asaj kohe, kjo ngjarje u komentua si një tentativë për të vrarë udhëheqësin kinez, Çu En Lain. Por thuhej se gjoja, ai në momentet e fundit ndërroi mendje.  Këtë e dëshmon  edhe shkrimtari i njohur shqiptar, Pandeli Koçi, i cili duke dhënë panoramën  e asaj kohe, shprehet me fjalët më të ngrohta për Drago Siliqin. “Ai ishte një njeri i mirë dhe një shkrimtar i mrekullueshëm”, – thotë Koçi. Ndërsa në lidhje me aksidentin, Koçi thotë se:  “Ky aksident mbeti enigmë. Dhe më pas, mbi lartësitë e Siberisë, ndodhi katastrofa që shkaktoi tragjedinë”. Sipas tij, kjo ngjarje i tronditi të gjithë. Por nga ana tjetër, Koçi nuk përjashton  edhe shkaqe të tjera, nga ato që diskutoheshin në atë kohë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf