Panajot Haxhimihali, Kapiteni që luante me vdekjen

730
Sigal

TAKIMI I FUNDIT me babanë dhe fëmijët

 Familjen e tij dhe atë të vëllait, Janit, kurdoherë Panajoti i çmonte si beben e syrit. Kur përfundoi çminimin e një ndërtese e lajmëruan se duhej të niste çminimin e bregdetit. U paraqit në kohën më të shkurtër atje dhe, i shoqëruar nga kolegë të formacioneve partizane të zonës, u njoh me detyrën dhe i bëri vendit një rikonjicion të shpejtë. Për të hequr merakun, kërkoi një ditë leje për t’u hedhur një vrap deri në shtëpi. Sigurisht, ishte i heshtur dhe i menduar. Kishte një çehre të ngrysur sepse kthehej nga fushat e vdekjes. Ato fusha të minuara, të trishtuara e të shkreta nën atë peizazh dimëror me ngricë e brymë i kishin mbetur në mendje e në sy, me shqetësimin e një rreziku që përgjonte i fshehur tinëzisht. Sa burra, gra e fëmijë të pafajshëm mund të humbitnin jetën nga ato? Në fshatrat pranë Durrësit e Kavajës paralajmërimet ogurzeza kishin marrë dhenë. Si në legjendat e moçme Shqiptare, flitej sikur në brigjet e detit ishte shfaqur sërish Bajlozi i zi. Kapiteni drejtonte grupin xhenier të çminimit që sapo kishte mbërritur me të shpejtë ndër ato vise të kërcënuara nga vdekja. Po kthehej në shtëpi vetëm për pak çaste.

Vasil Premçi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf