Palca e folklorit në poezi për fëmijë

1564
Sigal

Servet TARTARI
“Mjeshtër i Madh”

Në 20-vjetorin e ndërrimit të jetës

Njeriu ka jetë, edhe pas vdekjes

TASIM GJOKUTAJ

Tasim Hetem Gjokutaj, ka lindur në vitin 1944, u nda nga jeta, më 12 prill në vitin 1998, në Gjirokastër. Ka lindur në Kuçin heroik të Kurveleshit. Tasimi, u nda nga jeta, në moshën më të bukur 54-vjeçare. Tasimi, që i vogël u dallua për talentin i tij. Me kalimin e kohës shquhesh në letërsinë për fëmijë. Me vargëzimit të natyrshëm, ai sillte në letërsinë, për fëmijë, gjithë filozofinë e e zonës jug-perëndimore të Shqipërisë. Krijoi poezi e poema të shkëlqyera për fëmijë, po ashtu edhe fabulat të lidhura ngushtë me krijimtarinë e thellë të mendimit dhe filozofisë, ku depërton, me aq saktësi, në botën e fëmijëve. Për këto merita të veçanta, caktohet Drejtues i rrethit letrar në Pallatin e Kulturës, dhe më pas, në Pallatin e Pionierëve. Për shkak të dhuntive të shumta intelektuale, Tasim Gjokutaj, ishte ndër emrat më të shquar të elitës gjirokastrite të kohës. Është zgjedhur në shumë forume e organizata, i kudondodhur në ngjarjet e mëdha kulturore të qytetit. Qendra Kulturore të fëmijëve, mban emrin: “Tasim Gjokutaj”. Ka qenë pedagog për disa vite. Ka marrë titullin’ “Doktor i shkencave filologjike”. Veprat e tij, më të shquara janë: “Lufta me aspirinat”, “Ku ta gjej daullen gjyshi”, “ S’e duron iriqi gjilpërën”, “Derrkuci që bëri dush”, “ Qajnë sorrat në një ferrë” etj. Po kështu edhe në monografi, si: “Lirikat e dasmës tradicionale gjirokastrite”, si dhe pjesa e parë e studimit, “Letërsia për fëmijë”, botuar në vitet e fundit të jetës së tij. Krijimtaria e Tasimit, ka filluar me botimin e librit të parë, në vitin 1969. Tasim Gjokutaj, u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin: “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Ata që merren me krijimtari dhe lënë historinë e shkruar, “Jetojnë edhe pas vdekjes”. Ashtu si edhe poeti i prozës dhe i poezisë Tasim Gjokutaj. Tasim Gjokutaj, ka lënë një pasuri, për tërë brezat e ardhshëm. Ashtu siç e kujtojnë, me qindra dhe mijëra fëmijë, që e ruajnë të freskët edhe sot, që janë bërë ndoshta edhe gjyshër. Tasim Gjokutaj, me veprat e tij, mbetet i përjetshëm dhe i pa vdekshëm. “Tasim Gjokutaj- figurë e shquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare, mësues e pedagog, studiues e shkrimtar i talentuar”