Sigal

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Forcat lëvizëse dhe udhëheqësit e revolucionit demokratik

Forca lëvizëse kryesore ishte fshatarësia, e mbështetur nga forcat e ushtrisë së rregullt dhe nga patriot. Në udhëheqje ishin intelektualë përparimtar Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, patriot demokrat si Bajram Curri, Riza Cerova dhe shtresa e borgjezisë së vogël. Në vitet 1920-1924 në Shqipëri borgjezia nuk kishte mundur ta merrte pushtetin vetë, por e ndante atë feudalët gjatë këtyre viteve u ndanë haptazi në një anë forcat revolucionare dhe në anën tjetër forcat kundërrevolucionare të çifligareve e feudalëve. Koha nxori dy figura që mëshironin vrullin luftarak të masave popullore: plaku i maleve Bajram Curri dhe udhëheqësi i djalërisë vlonjate, kryetari i shoqërisë “Bashkimi”, deputeti i malësorëve të Lumës, Avni Rustemi. Pikërisht ky gëzonte simpatinë e mbarë popullit, të djalërisë, të intelektualëve, të bujqve dhe të malësorëve. Mirëpo Avniu, shprehësi i aspiratave të popullit vritet më 20 prill 1924. Gazeta “Populli” në Vlorë më 24 prill 1924 do të shkruante se Avni Rustemi vritet e zhduket që të vritet e të zhduket i tërë një popull. Avni Rustemi qëllohet e goditet që të mbytet e të pushohet e tërë një ide. Vrasja e Avni Rustemit ishte sinjali për shpërthimin e vrullit luftarak të popullit shqiptar. Vrasja e Avniut u shndërrua në një hallkë kthese të lëvizjes demokratike. Asamblistët e opozitës, që erdhën në Vlorë për nder të Avni Rustemit, vendosën të mos ktheheshin më në Tiranë, me këta u bashkua edhe një pjesë e deputetëve që kishin mbajtur deri atëherë qëndrim të lëkundur, madje edhe disa pasues të Ahmet Zogut.

U paralizua jeta politike e vendit

Asamblistët i përcollën Këshillit të Lartë mesazhe, ku akuzonin qeverinë e cila nuk po kapte e dënuar vrasësit e A. Rustemit, si dhe kishte Ceno bej Kryeziun nga Gjakova të vendosej në Krumë duke luftuar kundërshtarët e qeverisë Bajram Currin me shokë. Ndaj në formë ultimative kërkonin që qeveria e Vërlacit të largohej. Ministrat demokratë Luigj Garakuqi e dr. Fahri Rushiti dhanë dorëheqjen ndërsa u paralizua veprimtaria e Këshillit të Lartë, ku Çoba dha dorëheqjen dhe Sotir Peci, pas varrimit të A. Rustemit u bashkua me asamblistët opozitarë. Qeveria e Shefqet Vërlacit në fund të majit dha dorëheqjen. Iljaz bej Vrioni për qeverinë e re nuk ngjalli besim në forcat opozitare demokratike, të cilët tashmë kishin në krahinat e tyre për organizimin e kryengritjes. Rrethet demokratike shqetësoheshin për një konflikt të brendshëm të armatosur do u jepte shkak fqinje ballkanikë për ndërhyrje. Konflikti me Jugosllavinë për Shën Naumit e të Vermoshit dhe me Greqinë për fshatrat rreth liqenit të Prespës ishin në tryezat e bisedimeve. Lëvizja demokratike ishte lidhur me Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës” dhe me drejtuesit në Shqipëri, kundër të cilëve luftonte Beogradi.

Rreth organizimit ushtarak i kryengritësve

Të dy palët kundërshtarë po shkonin konflikti të armatosur. Kështu forcat demokratike po përgatiteshin dhe organizoheshin për luftë. Forcat demokratike tërhoqën pjesën më të madhe të ushtrisë. Udhëheqësi i opozitës F. Nolin mori veprimin e guximshëm, të hidheshin në kryengritje. Garnizoni i Shkodrës më 16 maj, me komandant nënkolonel Rexhep Shalën, u ngrit kundër qeverisë. Garnizoni ushtarak i Përmetit pas disa ditësh, i komanduar nga nënkolonel Kasëm Qafëzezi u lidh me kryengritësit. Ndërsa në verilindje të vendit forcat ushtarake nuk po bashkëpunonin më me organet e pushtetit vendor. Bajram Curri me luftëtarët e tij që vepronte i ishte kundërvënë pushtetit vendor. Xhandarmëria vendore në Vlorë nuk zbatoi urdhrin e prefektit për të hapur zjarr kundër një demonstrate me 400 të rinj, që ishin për kryengritje të armatosur. Demonstruesit formua një batalion me vullnetarë të organizatës “Bashkimi”. Ndërsa Kuvendi i Labërisë, më 23 maj u bashkua me kryengritjen. Forcat kryengritëse u shtuar dhe kryengritja përfshiu gati të gjithë vendin. Drejtimin e kryengritjes e mori komision administrativ i përkohshëm, me kryetar F. Nolin. Komisioni ngarkoi udhëheqës të veprimeve ushtarake në prefekturat e Kosovës e të Dibrës Bajram Currin, për Shkodrën Rexhep Shalën dhe për Shqipërinë e Jugut Kasem Qafëzezin. Komision përbëhej nga katër veta, ndërsa asambliste morë atributet e një qeverie, ku F. Noli ishte kryetar dhe drejtonte edhe punët e jashtme, Sulejman Delvina punët e brendshme, Kost Paftali botore dhe Mustafa Tragjasi çështjet financiare. Komisioni u kërkoi prefekturave dhe përfaqësive diplomatike shqiptare jashtë vendit për të mbajtur lidhje vetëm me të. F. Noli për të mënjanuar ndonjë ndërhyrje të fqinjëve, i kërkoi qeverisë italiane, më 26 maj 1924, nëpërmjet përfaqësuesit të saj diplomatik, që t’u tërhiqte vëmendjen Beogradit e Athinës të mos përziheshin në punët e brendshme të Shqipërisë, në rast të ndonjë kryengritjeje, të afërt e të sigurt.

Forcat kundërshtare dhe përfaqësuesi Britanik

Forcat kundërshtare me Shefqet Vërlacit, Vrioni e asamblistët, morën masat për të kundërvepruar. Pasi nuk përçanë forcat opozitare dhe pjesa më e madhe e ushtrisë ishte bashkuar me opozitën, kërkuan mobilizimin e rezervistëve. Këshilli i Lartë i cunguar nuk nënshkroi dekretin për mobilizim. Qeveria rekrutoi njerëz me pagesë, në prefekturat e Dibrës, të Elbasanit e të Durrësit, duke vendosur përballë kryengritësve rreth 4 mijë veta. Qeveria dhe pasuesit Ahmet Zogun, e shihnin si “shpëtimtarin” e situatës. Zogu u emërua komandant i operacionit, pa pasur dekretin e Këshillit të Lartë, siç parashikohej në legjislacionin e kohës. Në vend u shpall gjendja e shtetrrethimit. Nga përgatitjet e forcave të brendshme për ballafaqim, u vunë në lëvizje dhe diplomatët e huaj në Tiranë, me shumë përfaqësuesit e fuqive që kishin interesa politike dhe ekonomike. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe nxiti forcat qeveritare për qëndresë, pasi ardhja në fuqi e një qeverie me forca demokratike do krijonte probleme në dëm të interesave të vendit që përfaqësonte, sidomos në çështjen e koncesioneve, sigurimin e të cilave ai e shikonte me forcimin e pozitave politike të Ahmet Zogut.

Zhvillimi i kryengritjes dhe fitorja

Kryengritja e armatosur filloi më 24 maj 1924 me marrjen e Krumës nga forcat kryengritëse të Bajram Currit, të cilët shkonin deri në 2.000 luftëtarë. Kruma ishte qendra e prefekturës së Kosovës dhe përfshinte Tropojën, Kukësin e Hasin. Toger Muharrem Bajraktarit me forcat qeveritare dhe Ceno bej Kryeziut, nuk bënë ndonjë qëndresë. Kryengritësit u ndeshën me forcat kundërshtare tashmë të përqendruara në Bicaj, në Bytyç e në Kalanë e Dodës, ku i shpërndanë dhe vijuan marshimin luftarak në drejtim të Dibrës e të Matit. Në fund të majit lëvizën garnizonet ushtarake në Shkodër, Përmet, si dhe forcat e Vlorës. Pas një qëndrese të forcave të xhandarmërisë, të komanduara nga kapiten Ferit Frashëri, Shkodra u mor nga kryengritësit. Me marrjen e Shkodrës, kryengritësit u drejtuan në Lezhës, ku qeveria kishte forcat e drejtuara nga Abas Kupit e major Leon Gjilardit me origjine hungareze. Fronti i Jugut, garnizoni i Përmetit, me vullnetarët e Skraparit të udhëhequr nga Riza Cerova, u drejtuan në Berat. Aty ishin përqendruar forca të komanduara nga kapitenët Selahedin Blloshmi e Veiz Sevrani. Në fund të dy ditëve luftimesh më 3 qershor qyteti i Beratit ishte i kryengritësve. Kryengritësit e Vlorës me batalionin “Bashkimit”, hynë në Fier, ku larguan forcat e Osman Gazepit në Mbrostar, në Ardenicë, në Libofshë e në Divjakë, dhe u drejtuan në Lushnje, ku u bashkuan me forcat e Beratit. Më 5 qershor ra edhe Peshkopia. Ahmet Zogu për të ndaluar kryengritësit që po marshonin drejt kryeqytetit, urdhëroi zënien e brigjeve të Shkumbinit, të mbronin Lezhën dhe të ruanin grykat e maleve në lindje të Tiranës. Këto masa nuk dhanë ndonjë përfundim të dukshëm. Forcat kryengritëse marshuan dhe shumica e tyre e, më 10 qershor hyri në Tiranë. Kryengritja kishte triumfuar. Në luftimeve nga të dyja palët u plagosën ose u vranë, sipas të dhënave të kohës, rreth 200 veta. Udhëheqësit e forcave qeveritare Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, lljaz Vrioni, Myfit Libohova, Koço Kota, Abdurahman Krosi, Mustafa Aranitasi (ministër i Luftës) dhe Banush Hamdiu (komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë) emigruan në Greqi, Itali dhe në Jugosllavi. Këta e dinin që ishin përgjegjës kryesorë dhe u larguan t’i shpëtonin përgjegjësisë, gjithashtu mendonin për të riorganizuar forcat dhe për të rimarrë pushtetin.