Organizimi dhe sigurimi i shërbimit shëndetësor në ishullin e Sazanit (1975-1982)

976
Dr. Nude Bardhi 

Ish Shefi i Shërbimit Shëndëtsor të ishulli Sazanit, gjatë viteve 1975-1983
1.Organizimi dhe sigurimi i strukturës së Shërbimit Shëndetësor të Ishullit të Sazanit.
Për ishullin e Sazanit, për vite me radhë deri në vitin 1992 është folur dhe shkruar relativisht pak , për të mos thënë aspak , për vetë faktin se ishulli “ka qënë zonë ushtarake me përmasa të mëdha strategjike për vendin tonë” (V.Toto , Historia e Shërbimit Shëndetësor Ushtarak Shqiptar – Njësia Shëndetësore e Ishullit të Sazanit , faqe 179). Ishulli i Sazanit shtrihet në hyrje të gjirit të Vlorës në një distancë afërsisht 17 milje nga porti i Vlorës. Popullata e Ishullit përbëhej nga ushtarakët dhe të një pjese tjetër popullsi civile, kryesisht pjesëtarë të familjeve ushtarake, që shërbenin në ishull. I përmendëm të gjitha këto, vetëm me qëllimin kryesor që të kuptohet, se organizmi i Shërbimit Shëndetësor gjatë viteve 1975-1983, kohë gjatë secilës unë kam kryer detyrën e Shefit të Shërbimit Shëndetësor të ishullit, ka patur veçoritë dhe vështirësitë specifike, që ndryshojnë shumë me periudhat e zhvillimeve historike e ushtarake të viteve të mëparëshme, për shkak të një organizimi politik dhe ushtarak të veçantë të ishullit gjatë kësaj kohe. Duke analizuar organizimin dhe sigurimin shëndetësor të ishullit të Sazanit të periudhës kohore 1975-1983, të krijohet përshtypja sikur është vepruar në një “shtet” brenda shtetit, për arsyet që do t’i analizojmë gradualisht më poshtë. Deri në vitin 1975 dhe pas vitit 1983, sigurimi shëndetësor i efektivave ushtarakë dhe popullatës, kishte lidhje kryesisht me sigurimin e vizitave shëndetësore klinike, në infermieri apo ambulancë, nga mjekët që shërbenin në ishull, por kjo nuk kishte të bënte realisht me kompleksitetin dhe rëndësinë e veprimeve të tjera organizative, higjieno-sanitare dhe epidemologjike, në kuptimin e plotë të fjalës, të Sigurimit Shëndetësor në një vend apo territor të caktuar. Periudha kohore, të cilën po analizojmë, pra vitet 1975 – 1983, përbën një periudhë të veçantë të organizmit dhe Sigurimit të Shërbimit Shëndetësor në ishull. Për arsye të ndryshme politike dhe ushtarake të kohës ndodhën ndryshime të mëdha strukturore të forcave ushtarake që vepronin në ishullin e Sazanit dhe në gjirin e Vlorës. Për pasojë, kjo u pasqyrua në ndryshime të mëdha strukture edhe në organizimin dhe sigurimin shëndetësor të forcave ushtarake dhe të popullatës civile të zonës së ishullit, të cilat do të pasqyrohen dhe të reflektohen në vazhdimësi të shoqëruara me disa veçori dhe vështirësi të mëdha e specifike, të cilat për shkak të formave të tjera të organizmit nuk i gjejmë ato gjatë viteve të tjera , as para vitit 1975, pra përpara krijimit të Forcave të Mbrojtjes së Ishullit dhe as pas viteve 1983, me organizimet e reja ushtarake në shkallë divizioni, kur forcat ushtarake të Sazanit, të inkuadruara ne kuadrin e një brigade këmbësorie, kaluan përsëri në vartësi të divizionit të Vlorës.

• Në gjysmën e dytë të vitit 1975, me vendim të veçantë të Këshillit të Mbrojtjes u krijua “Komanda e Forcave të Mbrojtjes të Ishullit të Sazanit”, e cila ishte një komandë madhore në rang grupimi të madh ushtarak, një komandë unike dhe autonome, në vartësi direkte të Ministrise së Mbrojtjes.

Krijimin e strukturës se re ushtarake në ishullin e Sazanit, në vitin 1975, e përshkruan me hollësi në kujtimet e tij, vetë ish Komisari i Komandës së Ishullit, Z. Ibrahim Gaxholli, i cili në numrin e 5 të gazetës së Shoqatës “Sazani”, të muajit Dhjetor 2016 (faqe 3-5), ai shprehet se: “Në muajin gusht 1975 , me vendim të Këshillit të Mbrojtjes, Baza Ushtarake Detare e Vlorës (BUD-i), bashkohej me Forcat tokësore të Ishullit të Sazanit, me një komandë të vetme: Komanda e Forcave të Mbrojtjes së Ishullit të Sazanit”. Sipas autorit , Z . I .Gaxholli : “Unifikimi në një komandë të vetme të forcave tokësore dhe atyre të marinës ishte një gjetje shumë e mirë për realizimin e detyrave në ishull për periudhën Shtator 1975 deri në Janar 1983. Kjo periudhë shikohet dhe njihet si koha më e mirë për punë dhe jetesën në Ishullin e Sazanit. Ishulli konsiderohej si një objekt i rëndësisë së veçantë”. Pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe kursit 5 mujor pas universitar për oficer aktiv në shkollën ushtarake të instruksionit në Vlorë, në datën 1.12.1975 me urdhër të M. M u titullova “oficer aktiv” dhe me datën 19.12.1975 më emëruan në dispozicion të Komandës të Forcave të Mbrojtjes të Ishullit të Sazanit, në detyrën e Shefit të shëndetësisë së Ishullit të Sazanit, detyrë të cilën e kam kryer gjatë 7 viteve me radhë, nga data 31.12.1975 deri me datën 30.11.1982. Duke qënë i diplomuar si “Mjek i përgjithshëm”, gjatë këtyre viteve kam punuar kryesisht në funksion të detyrës së mjekut dhe të shefit të Shërbimit Shëndetësor, duke realizuar sigurimin real Shëndetësor të të gjitha Forcave Ushtarake të dislokuara në ishull, të cilat arrinin një numër të konsiderueshëm deri në 1500 persona. Në të njëjtën kohë realizuam dhe sigurimin shëndetësor të popullatës civile, kryesisht të familjarëve të ushtarakëve, të cilët përbënin afërsisht 250 familje, ose afërsisht 500 persona, që ishin banorë civilë që punonin e jetonin në këtë zonë ushtarake me veçoritë dhe vështirësitë përkatëse të asaj kohe. Me datën 20 Dhjetor të vitit 1975, arrita në ishullin e Sazanit për të marrë detyrën sipas emërimit të përcaktuar nga urdhri i M.M. Mbaj mend që gjatë prezantimit të parë të binte menjëherë në sy tabela e vendosrur tek dera në hyrje të Spitalit, me mbishkrimin: “Spitali i Garnizonit Sazan”, gjë që kishte lidhje me strukturën dhe organikën e mëparshme, përpara krijimit të strukturës së re ushtarake, të cilën e përshkruam me hollësi për sa më sipër, në fillim të këtij paragrafi të shkrimit tonë. Pas fillimit të zbatimit të detyrës, disa ditë më vonë, tabelën ekzistuese e zëvendësova me një tjerë të re, me mbishkrimin tjetër të ndryshuar: “Spitali i Ishullit Sazan”, e cila kështu qëndroi deri në fund të vitit 1982 dhe fillim të vitit 1983, kohë kur ndodhën ndryshime të reja organizative dhe strukturore të forcave Ushtarake të Sazanit. Pas vitit 1982, e në vazhdim, forcat ushtarake të këmbësorisë u riorganziuan përsëri në rangun e një brigade, e cila kaloi në vartësi të Divizionit të krijuar rishtas në Vlorë. Forcat detare u riorganizuan dhe u strukturuan përsëri si njësi ushtarake detare më vete, pra u krijua përsëri BUD-i në strukturën e mëparshme ekzituese përpara vitit 1975 dhe komanda e BUD-it kaloi në territorin e qytetit të Vlorës. Po kështu u veprua edhe me forcat e tjera ushtarake të artilerisë bregdetare dhe kundërajrore etj, dhe territori i ishullit të Sazanit, u rikthye përsëri në aspektin ushtarak e një Garnizoni Ushtarak, siç kishte qënë vite më parë, përpara vitit 1975, gjë e cila vazhdoi për shumë vit , deri sa në ushtrinë shqiptare ndodhën ndryshime dhe organizime të tjera, në kuadrin e ndryshimeve rrënjësore ekonomike dhe politike të vendit tonë. Të gjitha sa u thanë më sipër plotësojnë dhe saktësojnë disa të dhëna, të cilat janë shkruar më parë nga autorë të tjerë, të cilat fatkeqësisht rezultojnë të dhëna jo të sakta për këtë qëllim. Në paragrafin “Njësia shëndetësore e Ishullit të Sazanit”, të librit “ Historia e Shërbimit Shëndetësor Ushtarak Shqiptar”, faqe 179, janë dhënë disa emra mjekësh, të cilët realisht nuk kanë punuar në ishull gjatë viteve 1974-1977, siç është shkruar aty. Ata kanë punuar në ishull nga viti 1983 dhe në vazhdim, pas ndryshimeve strukturore ushtarake të ndodhura në fillim të vitit 1983, me krijimin e strukturës së re të Divizionit të Vlorës, të cilat i përmendëm pak më sipër. Organizimi dhe sigurimi e shërbimit shëndetësor të ishullit të Sazanit ka ndryshuar vazhdimisht dhe ka pasur veçoritë e specifikat përkatëse, në kohë të ndryshme, në vartësi të ndryshimeve e zhvillimeve të ndryshme politike, ushtarake të ndodhura në vite. Periudha historike e viteve 1975-1983 , është një periudhë e veçantë e zhvillimit politik dhe ushtarak në vendin tonë dhe, për pasojë edhe Sigurimi i Shërbimit Shëndetësor Ushtarak në Ishull, gjatë kësaj periudhe ka veçoritë dhe specifikat e veta, të cilat e dallojnë atë shumë me atë të periudhave të tjera historike dhe ushtarake të mëparëshme.
2.Strukturat , personeli dhe mjetet e Sigurimit Shëndetësor të ishullit gjatë viteve 1975-1983.
2.A.Organizimi i shërbimit mjekësor (1975-1982).
Në kuadrin e organizimit të ri të Forcave të Mbrojtes të Ishullit të Sazanit, Shërbimi Shëndetësor i Ishullit, gjatë viteve 1975-1983, për vetë veçoritë dhe specifikat e përmendura më sipër, ka patur një rol të rëndësishëm në sigurimin dhe mbrojtjen e shëndetit të efektivave ushtarakë dhe të popullatës civile. Që në fillim, menjëherë, pas marrjes në dorëzim të detyrës të Shefit të Shëndetësisë të Ishullit të Sazanit, u njoha me strukturën dhe organikën e shërbimit shëndetësor, të cilën e gjeta të përgatitur dhe të miratuar më përpara. Shërbimi Shëndetësor ishte i organizuar sëbashku me shërbimet e tjera dhe ishte pjesë përbërëse e shërbimit të sektorit të prapavijës (logjistikës) së ishullit, në vartësi të Komandës si edhe të Drejtorisë së Shëndetësisë në M.Mbrojtjes, në Tiranë.

• Shefi i Shëndetësisë të ishullit ishte, sigurisht, drejtuesi kryesor i Shërbimit Shëndetësor dhe për pasojë edhe përgjegjësi direkt, kryesor për organizimin dhe sigurimin e shërbimit.

• Duke u bazuar në organikën ekzistuese, i gjithë sigurimi shëndetësor ishte i bazuar kryesisht vetëm në organikën e personelit shëndetësor, që shërbente në spitalin e ishullit.

– Vijon –
Sigal