Oficeret në rrjedhën e historisë

321

Nga fati tragjik i partizanes së Brigadës së 5-stë Ramize Gjebresë te Presidentja Jahjaga e deri te titullarja e Policisë së Shtetit, Anila Hoxha. Ja listat e reja të kursanteve femra

Viti 1950. Vendosja e emrit të Enver Hoxhës, shkollës së oficerëve dhe pjesë nga historiku

i kësaj shkolle në dekadën e parë të saj

 

-Urdhër Nr. 0040, datë 19.01.1950: Ministri i Mbrojtjes Kombëtare urdhëroi riorganizimin e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. ‘Duke filluar prej vitit të ri të stërvitjes 1949-1950, përgatitja e oficerëve të kryhet në kurse të rregullta dyvjeçare..’ (Pjesë nga Urdhri i Ministrit). Në këtë kurs merrnin pjesë kursantë të dalë nga shkolla “Skënderbej” dhe nënoficerë.

Urdhër Nr….., datë……., viti 1950: Komandanti supreme, për vitin 1950, urdhëroi: “Shkolla e Bashkuar e Oficerëve ‘Enver Hoxha’ të përgatisë kursantë të ngritur në teorinë marksiste-leniniste dhe në teorinë e shkencës ushtarake sovjetike, metodistë të mirë në dhënien e mësimit dhe në edukimin e vartësve, të cilët të jenë të zotët praktikisht të tregojnë në mënyrë shembullore çdo veprim të tyre në punë dhe stërvitje”. Pjesë nga Urdhri)

-Më datë 29 nëntor 1950, shkolla parakaloi me rastin e ditës së çlirimit para udhëheqësve të partisë dhe të qeverisë. Në këtë muaj, shkolla u vizitua nga delegacionet e ardhura nga vendet e demokracisë popullore.

Urdhër Nr….., datë……., viti 1950: Me Dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor u inaugurua monumenti i shokut Enver Hoxha në Shkollën e Bashkuar. Në inaugurim morën pjesë shokët Beqir Balluku dhe Omer Nishani, ish-President i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

-Janar 1950: Zhvilloi punimet Konferenca e Parë e Partisë në shkollë. Konferenca zgjodhi për herë të parë komisionin e partisë dhe mori vendime të rëndësishme për përmirësimin e punës të organizatave të Partisë dhe mori vendime të rëndësishme për përmirësimin e punës të organizatave të partisë dhe të rinisë në zhvillimin e mëtejshëm të stërvitjes luftarake dhe politike, për zbatimin e Urdhrit të Komandantit Suprem.

-Shkolla doli në fushim në rajonin e Mulletit të rrethit të Tiranës.

-Gjatë vitit 1950, shkolla zuri vendin e parë në garat e qitjes të ushtrisë dhe ato kombëtare, pati rezultate të shkëlqyera në qitjet e artilerisë të ushtrisë, zuri vendin e parë në Spartakiadën e 10 Korrikut dhe në parakalimin e 29 Nëntorit.

Urdhër Nr….., datë……., vitet 1952-1953: Komandanti Suprem, për vitin 1952-1953 urdhëroi që shkolla: “Të përgatisë kursantë të të gjitha specialiteteve, praktikisht të mirë, të dinë teorinë e artit ushtarak, të dinë dhe të zbatojnë armët dhe t’i përdorin ato në lloje të ndryshme të luftimit, rreshtore të mirë, fizikisht të zhvilluar dhe metodistë për edukimin dhe stërvitjen e vartësve…. Të përmirësohet metodika e zhvillimit të mësimeve me kursantë, duke kombinuar çështjet teorike të stërvitjes taktike, stërvitjes së zjarrit dhe speciale, me zgjidhje praktike të çështjeve.” (Pjesë nga urdhri).

Viti 1952: Zhvilloi punimet Konferenca e Dytë e Partisë në shkollë. Në konferencë asistojnë shokët Beqir Balluku dhe Haxhi Lleshi.

Viti 1953. Gjatë vitit 1953 shkolla zuri vendin e parë në garat e qitjes të ushtrisë dhe në olimpiadën artistike.

Viti 1953: Shkollën e vizituan Gjeneral Kolonel, Galincki, i ardhur në Shqipëri me rastin e festës së çlirimit Kombëtar. Gjeneral Galincki përshëndeti në emër të Ushtrisë Sovjetike, kursantët dhe oficerët e shkollës.

Urdhër Nr….., datë……., viti 1953: Në bazë të rezultateve të komisionit të provimeve, shkolla, për vitin 1953, kishte këto rezultate në disiplinat e ndryshme: Shkëlqyeshëm

-Përgatitja fizike, 58 për qind.

-Përgatitja taktike, 52 për qind.

-Rreshtore, 67 për qind.

-Fizkulturë, 76 për qind.

-Rregullore, 66 për qind.

-Topografi, 69 për qind.

-Artileri tokësore, 47 për qind.

Artileri Kundër Ajrore, 68 për qind.

Nota mesatare për të gjitha lëndët ishte 4.51. Shkolla plotësoi detyrën e vënë nga Komandanti Suprem në urdhrin e tij për stërvitjen.

Urdhër Nr. 580, datë……., viti 1953: Ministri i Mbrojtjes Popullore, Gjeneral Leitnant Beqir Balluku, urdhëroi kalimin e Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” nga dy vjeçare në tri vjeçare. Duke filluar nga data 15 dhjetor e vitit 1953, Shkolla e Bashkuar e Oficerëve “Enver Hoxha”, për përgatitjen e kuadrit oficer, kaloi nga dy vjeçare në tri vjeçare. (Nga Urdhri 580 i Ministrit të Mbrojtjes, viti 1953)

Urdhër Nr. …, datë……., viti 1954: Në vitin 1954 mbaroi kursi i lartë dyvjeçar dhe kurset e ndryshme. Në këtë vit dolën shkëlqyeshëm 164 kursantë, të cilët u graduan ‘Togerë’. Kjo ishte një fitore e madhe për shkollën.

Urdhër Nr…., datë……., qershor 1954: Shkollën e vizitoi delegacioni i Flotës Ushtarake Sovjetike të Detit të Zi, me në krye Admiralin Gorshkov.

Urdhër Nr….., datë……., viti 1955: Mblidhet Konferenca e V e Partisë së shkollës. Në punimet e Konferencës asistuan shokët Enver Hoxha dhe Beqir Balluku. Beqir Balluku mbajti fjalën e rastit mbi punimet e Konferencës dhe i vuri detyra organizatës së partisë së shkollë.

Urdhri Nr. 1094, datë 07.11.1955: Ministri i Mbrojtjes Popullore, në urdhrin e tij të stërvitjes luftarako-politike për vitin 1955-1956, i vë detyrë shkollës që “Oficerët dhe kursantët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ të bëhen model për të gjithë ushtrinë. (Pjesë nga urdhri përkatës).

Urdhër Nr….., datë……., viti 1956: Në vitin 1956 mbarojnë shkollën kursantët e kursit trevjeçar. Nga efektivi i përgjithshëm i këtyre kursantëve mbaruan shkëlqyeshëm 21 vetë, të cilët morën gradën ‘Toger’. Në ceremoninë e mbylljes së kursit mori pjesë Ministri i Mbrojtjes Popullore, i cili mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm duke theksuar se shkolla e kishte kryer detyrën mirë para partisë dhe Atdheut.

Urdhër Nr. 53, datë 24.10.1956: Ministri i Mbrojtjes ë Popullit, në urdhrin e tij të stërvitjes luftarako-politike për vjetët 1956-1957, thekson se: “Komanda e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve ‘Enver Hoxha’, në bazë të një përgatitje të thellë teorike të kursantëve, të përmirësojë përgatitjen fizike fushore të tyre për të gjitha specialitetet. Të dilet më shumë në terren për disa dit me radhë, larg vendit të dislokimit. Të praktikojë që disa nga temat taktike dhe të përgatitjes special të zhvillohen pa u ndërprerë, e shoqëruar kjo me një përgatitje teorike të përsosur. (Pjesë nga urdhri).

Atifete Jahjaga, oficerja që u bë Presidente e Kosovës

Atifete Jahjaga, oficere karriere, e lindur më 20 prill 1975 në Rashkoc, Gjakovë, është presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga është liderja femër më e re në botë e zgjedhur në postin e Presidentes dhe po ashtu Presidentja e parë femër në historinë moderne të Ballkanit. Ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore. Atifete Jahjaga ka përfunduar studimet në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000. Në vitet 2006-2007 ka ndjekur programe pasuniversitare për Menaxhim Policor dhe Ligjin Penal në Universitetin e Leicester-it në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ka ndjekur programin pasuniversitar për Shkencën mbi Krimin, në Universitetin e Virginia-s në Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Jahjaga ka ndjekur gjithashtu programe profesionale dhe hulumtuese në Qendrën Evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, Akademinë Kombëtare të FBI-së në SHBA dhe Ministrinë e Drejtësisë të SHBA. Jahjaga ka mbajtur postin e Zëvendës-Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Kosovës që nga muaji shkurt i vitit 2009. Për një kohë të shkurtër ajo ushtroi edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ajo ka qenë zyrtare e Policisë së Kosovës që nga themelimi në vitin 2000 dhe ka mbajtur poste me përgjegjësi, fillimisht në nivel rajonal e pastaj edhe në drejtorinë qendrore. Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të ndryshme në zbatimin e rendit dhe ligjit, në mes tjerash në njësinë e standardeve profesionale, atë të burimeve njerëzore, atë të personelit dhe departamentit të trajnimit, atë të administrimit dhe të policisë kufitare. Më 6 prill 2011, ajo u shpall si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës nga Partia Demokratike e KosovësLidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re. Më 07 prill 2011 në ora 19:20 pas votimit të parë në Parlamentin e Kosovës Atifete Jahjaga fitoi kundër kandidates Syzan Novobërdaliu dhe u zgjodh si femër e para Presidente e Kosovës duke tejkaluar ngërçin politik në të cilin kishte qenë politika kosovare pas zgjedhjes antikushtetuese të Presidentit Pacolli. Që prej marrjes së detyrës, Presidentja Jahjaga është fokusuar për të forcuar institucionet demokratike të vendit dhe për të siguruar njohje më të madhe ndërkombëtare për Kosovën. Jahjaga ka kontribuar në ndryshimin e imazhit të Kosovës jashtë vendit, promovimin e agjendës evropiane dhe euroatlantike, bashkëjetesës dhe tolerancës, normalizimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe tërheqjen e investimeve të jashtme. Gjatë katër viteve në zyrë, ajo ka ridefinuar rolin e Presidentit në ndërtimin e jetës pluraliste dhe institucionale të Republikës së Kosovës, duke jetësuar parimet kushtetuese që përbëjnë bazën e demokracisë dhe garantojnë qëndrueshmërinë e një shteti. Në vitin 2014, Jahjaga u nderua nga Clinton Global Inititative me çmimin për Lidership Publik. Presidentja Jahjaga ka ndihmuar vazhdimisht institucionet për të bashkërenduar në mënyrë efikase dhe për të përshpejtuar përmbushjen e kritereve të mbetura teknike në kuadër të Dialogut për Liberalizim të Vizave. Në vitin 2015, në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, Jahjaga kërkoi që të gjitha kriteret teknike të përmbushen deri në maj 2015. Në qershor, Kosova i dorëzoi Komisionit Evropian raportin final për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Në fillim të vitit 2015, gjatë valës së madhe të migrimit të qytetarëve të Kosovës jashtë vendit,

..Gjatë mandatit të Presidentes Jahjaga, mbështeti përpjekjet për fuqizimi e rolit të gruas në Kosovë, ku u konstatuan përparime të dukshme. Në vitin 2012, Presidentja Jahjaga organizoi Samitin Ndërkombëtar të Gruas ku morën pjesë më se 200 gra lidere nga Kosova, rajoni dhe bota. Samiti ishte një mundësi e mirë për gratë e rajonit për t’i kaluar barrierat etnike dhe të bashkohen për të promovuar një platformë për fuqizimin e tyre në të gjithë Ballkanin. Diskutimet në këtë Samit çuan në hartimin e Parimeve të Prishtinës, që afirmojnë të drejtat e grave për pjesëmarrje dhe përfaqësim në politikë, ekonomi dhe qasjen në drejtësi dhe siguri. Që nga muaji maj i vitit 2012, Presidentja Jahjaga është anëtare e Këshillit të Grave Lidere të Botës. Ajo është e ftuar dhe vazhdimisht merr pjesë në shumë konferenca globale për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Në shkurt të vitit 2016, Atifete Jagjaga ia dorëzon detyrën e Presidentit të Kosovës, të sapozgjedhurit, Hashim Thaçi.

 

Anila Hoxha, oficerja që u bë titullare e Policisë së Shtetit dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë u shpall në 100 gratë e suksesshme shqiptare

 

Anila Hoxha, është një nga oficeret me karrierë të suksesshme në Forcat e Armatosura dhe në Policinë e Shtetit ku arriti deri në Zëvendës Drejtore e Përgjithshme. Po ashtu, në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ajo u shpall dhe u vlerësua ndër 100 gratë më të suksesshme shqiptare në karrierë.

Anila Rumano-Hoxha është lindur më 4 gusht të vitit 1965 në Tiranë. Arsimin fillor, atë tetëvjeçar dhe shkollën e mesme i kreu me rezultate të mira në Tiranë. Në shtator të vitit 1983, pasi i është miratuar e drejta e studimit për në shkollë të lartë, paraqitet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të oficerëve “Enver Hoxha”. Kishte parë shoqe tiranase më të rritura se ajo të veshura me rrobën e bukur të studentes ushtarake (gjë e cila i kishte ngjallur dëshirën të bëhej dhe ajo e tillë), ndërsa tashmë më, sapo është veshur me rrobën e gjelbër ka nisur ambientimin me jetën e re dhe realizimin e ëndrrës: të bëhet oficere aktive. E caktojnë të studiojë në Fakultetin e Financës. E përfundon me rezultate të larta arsimin ushtarak dhe në korrikun e vitit 1986, titullohet oficere aktive. E caktojnë në Divizionin e Elbasanit. Në këtë njësi ushtarake, në periudhën 1986-1987, kryen detyrën e shefes së financës në Regjimentin e Artilerisë që ndodhej në Mjekës të Elbasanit. Në vitet 1987-1988 është në të njëjtin funksion, por tashmë në Regjimentin e Artilerisë (Reparti ushtarak Nr 2825) në Kuçovë, në vartësi të Divizionit të Beratit. Në periudhën 1988-1992 kryen detyrën e shefes së financës në Bazën e Furnizimit të Ushtrisë me qendër në Gjeroven, Berat. Nga Berati transferohet në Tiranë, në detyrën e shefes së financës në Akademinë e Mbrojtjes. Në këtë funksion qëndron në periudhën 1992-1996, kohë në të cilën, me gradën ‘Major’, nxirret në lirim. Gjatë kësaj periudhe në strukturat e Forcave të Armatosura, si ushtarake e lartë dhe profesioniste me rezultate të mira, ka marrë një sërë mirënjohjesh zyrtare, përfshi dhe Dekoratën e Shërbimit, në vitin 1994. Me të dalë në rezervë nga Ministria e Mbrojtjes, Anila angazhohet me strukturat e Policisë së Shtetit. Në vitet 2006-2009, me gradën ‘Komisar’, është drejtoreshë në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik në Mullet të Tiranës. Në vitet 2009-2012, është këshilltare ekonomike e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit. Nga janari 2012 deri më 20 nëntor 2013, është në detyrën e lartë të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Shefe e Departamentit të trajnimeve. Më 20.11.2013, nxirret përsëri në lirim. Në të gjitha funksionet që ka kryer Anila, nga funksionet më të ulëta e deri ato në drejtim të institucioneve të rëndësishme në Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit, ajo është dalluar për profesionalizëm të lartë. Ndërkohë, me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë (viti 2112), Anila është përzgjedhur dhe është vlerësuar në 100 gratë më të suksesshme .

Lista emërore e oficereve që kanë kryer shkollën e lartë të bashkuar të oficerëve apo akademinë ushtarake “Skënderbej”

KËMBËSORI
Valentina Sami Kardolli 1985-1989
Spahe Xhaferr Palushi 1985-1989
Esma Gani Ferro 1985-1989
Nikoleta Luftar Pajo 1985-1989
Luiza Andon Dollaku 1985-1989
Feride Qazim Lata 1985-1989
Dëshira Ali Lleshi 1985-1989
Engjëllushe Murat Kuta 1985-1989
Lindita Avni Beqiri 1985-1989
Lulzime Fejzi Tula 1985-1989
Liljana Mehmet Kullolli 1985-1989
Efgjeni Elmaz Kiçaj 1985-1989
Andonika Rrap Lapi 1985-1989
Hajrie Osman Sokoli 1985-1989
Drane Preng Bushpepa 1985-1989
Greta Flamur Ganaj 1985-1989
Majlinda Agim Kaçulli 1985-1989
Marie Thimio Eksako 1985-1989
Teuta Rrapo Mekshi 1985-1989
Shqiponja Riza Vogli 1985-1989
KËMBËSORI
Anila Dervish Hamzai 1986-1990
Arta Sabri Alushi 1986-1990
Besa Haki Mehmeti 1986-1990
Dallëndyshe Kristaq Buçku 1986-1990
Drita Besim Rexha 1986-1990
Fatbardha Kurtali Hoxholli 1986-1990
Ferzilat Mehmet Sulku 1986-1990
Irma Hamza Bedeni 1986-1990
Fetrete Adem Kryekurti 1986-1990
Leonora Ndue Gjikola 1986-1990
Luljeta Rasim Martini 1986-1990
Mimoza Gazmend Shaha 1986-1990
Mimoza Vasil Pesha 1986-1990
Majlinda Bardhok Ndoci 1986-1990
Majlinda Ndue Gjergji 1986-1990
Miranda Petro Ndreka 1986-1990
Miranda Ferik Selmani 1986-1990
Margarita Tajar Nako 1986-1990
Marie Shtjefën Sallaku 1986-1990
Razie Ymerlli Zoto 1986-1990
Razie Kadri Dema 1986-1990
Shore Tone Gilaj 1986-1990
Vojsava Bahri Çela 1986-1990
Violeta Lulash Nika 1986-1990
Valbona Kristo Bito 1986-1990
Vulbona Uk Kella 1986-1990
PRAPAVIJË
Albana Reshit Koçi 1988-1992
Alda Perlat Sula 1988-1992
Alma Iliaz Musha 1988-1992
Ardiana Nikoll Peçi 1988-1992
Arta Merkur Qose 1988-1992
Arta Gjeko Lule 1988-1992
Arjan Pellumb Çuli 1988-1992
Arjana Sarand Gjoshe 1988-1992
Aneta Hito Sinani 1988-1992
Bardha Gjon Prendi 1988-1992
Bukurie Ndue Marku 1988-1992
Dila Hil Ejlli 1988-1992
Elida Ramadan Dashi 1988-1992
Hamide Murat Fjolla 1988-1992
Kozeta Pajtim Seferi 1988-1992
Kujtim Bajram Loka 1988-1992
Laureta Vasil Qesko 1988-1992
Lindita Ded Pjeshka 1988-1992
Luljeta Ethem Saro 1988-1992
Majlinda Kosta Gramo 1988-1992
Majlinda Misto Daci 1988-1992
Marjeta Mersin Peçi 1988-1992
Mimoza Mentor Kurti 1988-1992
Mirela Ali Beçek 1988-1992
Olimbi Ismail Guga 1988-1992
Fitnete Ruzhdi Biba 1988-1992
Flutura Xhemal Hoxha 1988-1992
Fatbardha Myslym Harzi 1988-1992
Shkurta Ismen Ramallari 1988-1992
Xhemile Sadik Qeleposhi 1988-1992
PLAN-FINANCË
Alketa Skënder Shabani 1989-1993
Alketa Xhavhir Berberi 1989-1993
Albana Hamza Ismaili 1989-1993
Antoneta Nasi Voja 1989-1993
Anthulla Thoma Koçi 1989-1993
Besa Adem Sadiku 1989-1993
Dhurata Ali Muça 1989-1993
Ermira Kujtim Ziko 1989-1993
Erzina Mina Ndoni 1989-1993
Flora Mark Ceraj 1989-1993
Komda Feti Dervishi 1989-1993
Lindita Javer Munushi 1989-1993
Majlinda Qemal Çeta 1989-1993
Mirsie Islam Çaça 1989-1993
Mira Nure Sina 1989-1993
Mrik Zef Ndoi 1989-1993
Rudina Bilal Kollari 1989-1993
Rudina Ramazan Muça 1989-1993
Sofika Krista Kita 1989-1993
Shqipe Sali Gardi 1989-1993
Valbona Gjergj Gjika 1989-1993
Valbona Sulejman Avdia 1989-1993
Valentina Gani Nerguti 1989-1993
Violeta Mark Kola 1989-1993
Vebie Qazim Sala 1989-1993
Vangjelina Daut Sena 1989-1993
Vjollca Novruz Xhani 1989-1993
Flutura Xhemal Hoxha 1989-1993
Marjeta Mersin Peçi 1989-1993
Laureta Vasil Qesko 1989-1993
Olimbi Ismail Guga 1989-1993
Fitnete Ruxhdi Biba 1989-1993
Mimoza Mentor Kurti 1989-1993
Ardiana Nikoll Peçi 1989-1993
Arta Merkur Qose 1989-1993

Fati tragjik i Ramize Gjebresë, oficerja e shtabit të Brigadës V Partizane

 

Ramize Gjebreja, me emrin e njohur të luftës “Ramona”, ishte një nga gratë aktive dhe drejtuese në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Ajo është dalluar në betejat e shumta jo vetëm si luftëtare, por dhe si drejtuese e komanduese. Njëkohësisht, ajo ishte dhe e zgjedhur në forumet më të larta të Rinisë Komuniste. Ramize Gjebrea lindi në 20 prill 1923, në Gjirokastër, qytet nga ku vinte i ati, ndërsa nënën e kishte nga KaçanikuKosovë. Ajo nisi studimet tek Instituti Femëror “Nana Mbretneshë”, bashkë me shoqet e saj Liri Belishova e Nexhmije Hoxha. Më vonë, në vitin 1942, ajo u arrestua nga fashistët, por u lirua për shkak të mungesës së provave, dhe më pas iu bashkua Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, fillimisht si sekretare e rinisë së Beratit, dhe pastaj si pjesë e shtabit të Brigadës V Sulmuese. Partizania trime, komisarja, komandantja dhe oficerja e shtabit të Brigadës V Sulmuese, pati fatin tragjik që gjatë Luftës për liri, pa arritur të shohë të realizuar ëndërrën e saj, çlirimin e vendit nga pushtuesit. Më 16 shkurt të vitit 1944 në RamicëVlorë u bë një hetim për sjellje imorale dhe shkelje të moralit partizan. Sipas proces-verbalit të hetimit, partizani Zaho Koka, dhe Gjebrea pohuan se ishin puthur dhe se kishin përkëdhelur njëri-tjetrin… Më 4 Mars 1944, gjyqi ushtarak e dënoi Gjebrean me vdekje, por fali Kokën, edhe pse i hoqi vërejtjen brenda Partisë. Gjebrea u ekzekutua dy ditë më vonë, më 6 mars 1944, përballë 400 partizanëve të Brigadës V Sulmuese.