Njohja në dyqan me Jani Zaharinë, “Duhanxhiun” dhe përfshirja e Parllakut në lëvizjen çlirimtare

863
Sigal

Rrahman Parllaku, një legjendë  në  kufirin  e  dy  kohëve

Novosej vendlindja, fëmijëri  e vështirë, rrënimi ekonomik…

Emri Novosej e ka prejardhjen prej sllavishtes, Novosello, fshat i ri. Novosej bën pjesë në Komunën e Shishtavecit, në krahinën e Gorës. Novosej dhe Shishtaveci bëjnë pjesë aktualisht në Qarkun e Kukësit. Komuna e Shishtavecit është komunë e krijuar në vitin 1992 dhe ka në përbërjen e saj 7 fshatra: Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrezë, Oreshkë, Borje dhe Cernalevë. Gjyshi i Rrahmanit, për 30 vjet rresht, i kishte veruar delet në kullotat dhe fushat e Selanikut. Por ushtritë plaçkitëse të Ballkanit, serbe, bullgare, etj., grabitën mbi 200 mijë dele të lumjanëve që ktheheshin nga Selaniku për në Lumë. Vetëm familjes së babait dhe xhaxhait të Rrahmaniti grabitën mbi 300 kokë dele. U kthyen në Novosej vetëm qentë dhe barinjtë e tmerruar. Kjo humbje e madhe ekonomike dhe traumë psikologjike e shkatërroi së tepërmi familjen Parllaku, por instinkti i mbijetesës së shqiptarit ndër shekuj triumfoi dhe babai i Rrahmanit, Latifi, në vitin 1914 emigroi në Sarajevë të Bosnjës, ku bashkë me një bashkëfshatar të tij hapën një dyqan ëmbëlsirash. Këtë zanat ua transmetoi edhe fëmijëve, Rrahmanit dhe Selimit.

HALIL   RAMA

SAKIP  CAMI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf