Një takim i rastit, por mbresëlënës

809
Para pesëmbëdhjetë viteve hipa në autobuzin urban të linjës ‘Stacioni i trenit-Tiranë e re’. U ula në një karrike, kur pa pritur në autobuz hypi një grua e moshuar, me shumë halle e tejet e lodhur, e njoha menjëherë, ishte Liri Belishova. E kisha takuar edhe pas kthimit nga interimi kur ishte duke biseduar me të shoqin Maqo Çomon (ish-komisar i Mbrojtjes së Popullit ) në vitet 1950. U ngrita i lëshova karriken, ajo ( Liria ) më tha: 

“Të faleminderit, por mos u ngri, se dhe ju dukeni i moshuar!”, por me këmbënguljen time pranoi të ulej në karrike. Më pyeti: “Nga jeni juve?!” I thashë, se me origjinë isha nga Skrapari. “Dhe unë origjinën e hershme e kam nga Gjerbësi i Skraparit, kështu më kishte thënë im atë, Kamberi.” I thashë, se për Kamber Belishovën më kishte treguar xhaxhai im, Avni Kapinova. Ata ishin njohur e miqësuar kur ishin bashkë në Berat në kohën e pushtimit Osman të akuzuar për veprimtari atdhetare të asaj kohe. 

“Ky rast që treguat më lë të kuptoj, se edhe prindërit tanë kanë punuar e luftuar për pavarësinë e atdheut.” Më tej ajo (Liria) vazhdoi bisedën: “E kam dashur dhe e dua Skraparin, jo vetëm se kam origjinën e hershme, por Skrapari është shquar në periudha të hershme historike për atdhetarizëm edhe në Luftës Nacional Çlirimtare përsëri u shqua për trimëri e bujari. Skrapari ka nxjerrë figura të shquara si në Luftës Nacional Çlirimtare, ashtu edhe në rindërtimin e vendit. Por midis tyre do të veçoja Kareman Yllin, ai ishte një yll që do të ndriçojë gjatë gjithë jetës së tij, pasi ka dhënë kontribute të shquara në të gjitha fushat e jetës së vendit. U nda shpejt nga jeta; edhe ai u përball me intrigat e kohës, por nuk u thye. Skrapari duhet të krenohet për djemtë e tij patriotë e atdhetarë.” 

Ne veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare e njohim e vlerësojmë kontributin e zonjës Liri dhe të familjes Belishova në Luftës Nacional Çlirimtare, kontributin e popullit shqiptar në frontin antifashist. Këtë ajo e shprehu me tërë forcën e saj në ditët e fundit të jetës së saj me fjalët kapitale: “Mos godisni Luftën, se lëndoni plagët e të rënëve!”. Duke shprehur këto pak kujtime të rastit, me shumë respekt ju shpreh, të afërmve të familjes së Z. Liri Belishova ngushëllime të përzemërta!
Nga unë veterani i L.N.Ç 92 vjeçari 
M. Kapinova
Sigal