Një komb me kaq shumë gra në fushën ushtarake dëshmon vitalitet dhe emancipim. Urdhri i Enverit për hapjen e kursit dhe lista me emrat e vajzave oficere

92

Autorët e Librit

Kujtim Boriçi & Suzana Jahollari

Libri për gratë oficere, evidentimi kontributit dhe sakrificave të tyre

Një libër, monument për rolin e gruas në emancipimin shtetëror dhe ushtarak të Shqipërisë. Kurset e parë për përgatitjen e oficerëve shqiptarë, urdhri i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare/ Gjeneral-Nënkolonel Enver Hoxhadhe radiogrami i Koçi Xoxes. Ja lista zyrtare e vajzave oficere që kanë mbaruar shkollat e larta dhe akademitë në Shqipëri

Në historinë e qëndresës shekullore kundër pushtimeve të shumta, gratë shqiptare kanë mbajtur një peshë të rëndësishme. Ata, jo vetëm kanë mbajtur mbi supet e tyre barrën e mbajtjes së familjeve kur burrat ishin në luftë, por kanë qenë kurdoherë dhe luftëtare të prapavijës dhe vijës së parë të frontit, duke dhënë dhe jetën e tyre për lirinë dhe çështjen kombëtare. Janë me qindra gra e vajza tribune popullore që kanë qenë dhe komandante, akti i të cilave ka lënë gjurmë në histori dhe ata janë vlerësuar “Heroina të Popullit”. Shembulli më domethënës është dhe ai i grave shqiptare gjatë luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ku vajzat dhe gratë trimëresha që dalloheshin në beteja, të emëruar komandante e komisare në vijën e frontit, udhëhoqën njësite, çeta apo reparte deri në ditën e çlirimit të vendit. Pati dhe prej tyre që dhanë jetën për lirinë, e mbetën burim ndriçues trimërie e atdhetarie për brezat e mëvonshëm. Por dhe në ditët tona, ndryshe nga shumë vende eropiane, të cilat nuk i kanë gratë si oficere komanduese në strukturat ushtarake (apo i kanë vendosur vite e dekada pas Shqipërisë), pas Luftës së Dytë Botërore, gratë oficere të Shqipërisë, u përfshinë në strukturat Komanduese në Forcat e Armatosura dhe kryejnë detyra të rëndësishme. Pas çlirimit të Kosovës, gratë dhe vajzat kosovare që u përfshinë dhe në frontin e luftës, u bënë komandante apo eprore të larta në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat, në fundin e vitit 2018, u bënë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, të sapoformuar me vendimin e Parlamentit. Gratë shqiptare i gjen sot në Shqipëri e Kosovë (shumë pak dhe në ushtrinë e Maqedonisë) ministre, gjenerale, deputete, Presidente të Republikës apo funksionare të larta. Gratë oficere shqiptare, i gjen të punojnë, deri në gradat më madhore (deri Admirale) dhe në shtete të njohura anëtare të NATO-s, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Londër apo vende të tjera europiane. Për ilustrim, nga 50 Admirale që kishte ushtria e SHBA, një prej tyre, i përkiste një gruaje shqiptare nga Korça (në fushën e shëndetësisë ushtarake), ndarë nga jeta para pak kohe. Ndërsa një oficere e re kosovare, pranohet mësimdhënësja e parë e huaj në Akademinë Mbretërore të Anglisë…

01- Një libër, monument për rolin e gruas në emancipimin shtetëror dhe ushtarak të Shqipërisë

Petro Koçi

Zëvendësministër i Mbrojtjes,

Të rreshtosh emrat e gjithë grave e vajzave shqiptare që kanë qenë dhe janë ushtarake e luftëtare, formohet një ushtri e tërë. Një ushtri e bukur trimëreshash, grash të mençura, që kanë kontribuar me guxim dhe zgjuarsi në luftëra të nxehta, apo të ftohta, për liri, pavarësi, çlirim dhe mbrojtje të integritetit territorial të trojeve tona shtetërore apo etnike. Të hartosh e të botosh një libër për nderin dhe veprat ndër mote të gruas ushtarake shqiptare, është një përulje publike e shoqërisë tonë mashkullore, ndaj institucionit grua, që jo vetëm ngjiz gjuhën, moralin dhe kulturën e brezave që lindin, por edhe mëkon atdhedashurinë nëpërmjet përkundjes dhe shembullit.Ky libër është një dhurate kurore për 8 Marsin 2019, për çdo grua me uniformë ushtarake e për kujtimin e atyre që nuk janë më. Nuk është rastësi dhe nuk ndodh rëndom që gruaja të jetë gjenerale, ministree Mbrojtje, apo Komandante e Përgjithshme e,krahas tyre, mijëra të tjera në role të mirëfillta ushtarake në luftë apo në paqe. Në historinë, shpesh me pikëpyetje të procesit të civilizimit tonë shoqëror, dëshmitë e këtij libri përbëjnë një provë të pakontestueshme se shqiptarët rreshtohen ndër të parët për rolin e gruas në aktivitetet ushtarake. Kjo përben një arsye dhe argument cilësor, që na bën krenarë si komb e, natyrisht si partnerë të trashëgimisë europiane në këtë fushë. Bile, krenarë edhe si një aleat i denjë i organizatës më të madhe politike dhe ushtarake euroatlantike. Nuk ka euroatlantizëm të denjë pa rolin e gruas në ushtritë përbërëse të aleancës tonë. Ne jemi investitorë të devotshëm e domethënës në këtë pjesë të dinjitetit euroatlantik. Falë meritës që buron nga sakrificat, trimëria dhe mençuria bashkëkohore dhe ndërshekullore e grave dhe vajzave që u përkushtuan deri në vetëmohim për Shqipërinë, shqiptarizmën dhe përparimin kombëtar. Prandaj, ky libër na ndërgjegjëson për një vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare, që shpesh ne e harrojmë, nga padituria apo traditat burrecërore. Përgëzime zemre dhe shpirtiautorëve Kujtim Boriçi e Suzana Jahollari, për këtë investim ndërgjegjësues dhe mirënjohës. Ky libër (volumi i parë), është një monument për rolin e gruas në emancipimin shtetëror dhe ushtarak të Shqipërisë tonë. Këtij përgëzimi dhe gëzimi, besoj i bashkohen jo vetëm ushtaraket në historinë e ushtrisë tonë apo pasardhësit e tyre, por edhe çdo ushtarake historian ushtarak. Te jesh mirënjohës, është një detyrim që nuk ka nevojë për burrëri. Mjafton realizmi. Le ti përulemi me respekt kësaj ushtrie grash, që ndër shekuj ka luftuar krah’burrave për mbijetesën dhe përparimin tonë kombëtar.

Pa dyshim që në një shoqëri të dominuar nga burrat, kapërcimi i gruas në role ushtarake, ka qenë tejet frymëzues. Teuta apo Nora e Kelmendit, heroinat dhe kryeprijëset e tjera të përshkruara në këtë libër,a u janë dukur sivëllezërve tanë të së shkuarës si krijesa të mbinatyrshme, si të dërguara nga paracaktimi. Kjo ndjesi i bën ato edhe më të lartësuara në ndërgjegjen dhe memorien tonë historike. Në fakt, jemi te sigurt, edhe pse nuk mund t’i kishim njohur, se ato kanë qenë të veçanta, besoj te dallueshme në cilësi edhe nga burrat bashkëkohës. Libri, ndërkohë, është edhe një rikujtesë e kontributit të pamohueshëm të Shqipërisë në Luftën e II Botërore. Partizanët dhe drejtueset e njësive ushtarake të UNÇL, të përshkruara në libër, janë një ilustrim kuptimplotë i rëndësisë së vendimmarrjes politike dhe ushtarake të shumicës së shqiptarëve, për ta luftuar pushtuesin me veprime luftarake të mirëorganizuara dhe të mirëdrejtuara. Kjo vendimmarrje, rezultoi shpëtimtare për ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, në përfundim të luftës. Sigurisht që palët politike gjatë luftës bënin llogaritë e tyre për pushtet. Por, ndërsa njëra palë programoi mundësinë e marrjes së pushtetit pas lufte, duke iu kundërvënë me njësi ushtarake pushtuesve, pala tjetër mendoi ta realizonte qëllimin politik duke bashkëpunuar me nazifashizmin. Ndërsa në njërën pale u rreshtuan qindra gra e vajza antifashiste për të luftuar deri në çlirimin e vendit, në palën tjetër, pothuajsenuk ka të dhëna për kontribute grash apo vajzash balliste e zogiste.Shumë prej atyre grave e vajzave ranë dëshmore, duke ia falur gjakun dhe jetën, çlirimit të atdheut.

Një dëshmi më shumë se roli ndërkombëtar i Shqipërisë për të rrëzuar boshtin fashist, ishte i pa ekuivok, i paguar shtrenjtë dhe i merituar për t’u mirënjohur nga komuniteti antifashist e fitimtar i Luftës II Botërore.Zhvillimet e pasçlirimit, integrimi i gruas ne FA, përgatitja e oficereve në Akademinë tonë Ushtarake, i dha një hapësirë moderne rolit të grave e vajzave në politikat e mbrojtjes. Në historinë tonë ushtarake, ky mbetet një zhvillim emancipues, i duartrokitur edhe sot. Energjia dhe kapaciteti zbatues e udhëheqës i ushtarakeve tona ndër vite, mbeten frymëzuese, sidomos për shkak të demonstrimit shembullor të fuqisë për të mposhtur mentalitetet prapanike të viteve të pasçlirimit. Vëllimi që kemi ndër duar, me paraqitjen tek lexuesi të vlerave ushtarake të gruas shqiptare, na krijon besim dhe bindje se Shqipëria do të bëhet. Një komb që ka gra të zonja, ecën përpara. Një komb me kaq shumë gra të shquara në fushën ushtarake, dëshmon vitalitet dhe fuqi për të vrapuar edhe me shpejt. Europianizimi i vendit është një investim burrash dhe grash të aftë e të afta. Unë kam pasur fatin te bashkëpunoj me dy ministre Mbrojtjeje. Dhe me një kryeministër që thotë që sa kohe ai është kryeministër, ministri i Mbrojtjes do të jetë grua! Jam i bindur që libri na jep mundësinë të lexojmë edhe politikën ndër kohëra! Historia jone ushtarake e meriton këtë homazh për ushtrinë e madhe të grave e vajzave që i dhanë e po i japin Shqipërisë nder! Edhe nëse disa prej kësaj ushtrie punojnë e jetojnë jashtë territorit të Republikës tonë! Kjo është ushtria jonë e bukur, e pastër, trime! E të shkuarës, e te sotmes, e të ardhmes! Ky libër është një kushtrim!

02- 5-8 nëntori 1944 / Kurset e parë për përgatitjen e oficerëve shqiptarë

Urdhri për kursin e dytë

Lidhur me këtë problem, katër ditë më pas, Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ, lëshon një urdhër tjetër më të detajuar. Urdhri për fjalë për çeljen në vazhdim të kursit të dytë, por tashmë në Tiranë. Ja urdhëri përkatës, i marrë në Arkivin Qendror të Ushtrisë: “Komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacional Çlirimtare e Shqipërisë./ Urdhër Nr. 836/ Tiranë, 12 nëntor 1944’/ Shtabit të Korpusit të Parë dhe Shtabit të Korpusit të Dytë, për njoftim Zyrës së Personelit./ Lënda: Frekuentim i kursit nga oficerët subalternë./ Nga mbarimi i këtij muaj merr fund kursi i parë për oficerët subalternë dhe çelet kursi i dytë në Tiranë. Për këtë kurs është paraparë që të marrin pjesë të gjithë zëvendëskomandantët e batalioneve dhe zëvendëskomandantët e kompanive. Për sa më sipër urdhërohen zëvendëskomandantët e batalioneve dhe zëvendëskomandantët e kompanive të Brigadave që do të shënohen më poshtë, që të paraqiten në datën 31 dhjetor 1944 pranë Komandës së Shkollës Ushtarake Tiranë (ish-kazermat e xhenios). Nga Korpusi i Parë: Nga të Divizionit të tretë. Ata të brigadës XIV, XVI, XIX. Nga të Divizionit të katërt: Ata të brigadave IV dhe XI. Nga Divizioni i dytë, ata të brigadave I-rë, XVII, XXIV, XXIII./ Nga të Korpusit të II-të: Nga divizioni i Parë, ato të brigadave X, XII, XV./ Shtabet e Korpormatave do të lajmërojnë telegrafisht numrin e oficerëve subalternë që do të marrin pjesë, në bazë të kritereve të mësipërme, para datës së nisjes së oficerëve për në shkollë./ Komandanti i përgjithshëm Ushtrisë Nacional Çlirimtare/ Gjeneral-Nënkolonel/ Enver Hoxha/ d.v.”

Radiogrami i Koçi Xoxes

Radiogrami Nr. 63 dt. 13.XI.1944 : Shtabit të Korparmatës së I. Për njoftim, komisarëve të Divizioneve dhe z/v Komisarëve të Brigadave.Duke marrë parasysh që ushtria po merr karakterin e një ushtrie të rregullt dhe se një numër i madh nevojash paraqiten si në pushtet ashtu dhe në sektorë të tjerë, duke u ndrojtur se shokët tanë mund të japin më shumë në këta sektorë, duhet të parashihet largimi i shoqeve nga ushtria dhe ngarkimi i tyre me punë të tjera. Duke pasur kujdes që largimi i shoqeve të bëhet dalëngadalë duke u gjetur edhe vende adapte ku do të punojnë pa qenë nevoja të bëhet bujë. T’u jepet të kuptojnë shoqeve tona se në këtë situatë, ato mund të japin më shumë në sektorë të tjerë që janë më të përshtatshëm për ‘to, se sa në ushtri. Natyrisht që do të qëndrojnë në ushtri ato që janë ngarkuar me përgjegjësi e janë të afta.

Sekretari Organizativ i PKSH

Koçi Xoxe

03- Lista zyrtare e vajzave oficere që kanë mbaruar shkollat e larta dhe akademitë në Shqipëri

Alfreda Vangjel Peta 1967-1969
Angjelina Llozi Boçi 1967-1969
Angjelina Thoma Kondakçiu 1967-1969
Dilë Preng Kolmarkaj 1967-1969
Engjellushe Përparim Bektashi 1967-1969
Eljana Irakli Dhima 1967-1969
Florinda Qerim Meraj 1967-1969
Kristulla Jorgo Kaçi 1967-1969
Kristina Andon Andoni 1967-1969
Kimete Sinan Destila 1967-1969
Lina Anastas Sota 1967-1969
Leze Marash Bushati 1967-1969
Lilika Vangjel Naçi 1967-1969
Liljana Pandi Konomi 1967-1969
Lida Miti Rapo 1967-1969
Liza Gjok Cara 1967-1969
Mara Minoll Çekaj 1967-1969
Nevreska Iset Devolli 1967-1969
Natasha Jani Nasko 1967-1969
Pashke Kol Shurbi 1967-1969
Suzana Mell Barjami 1967-1969
Sebije Hajdar Lila  1967-1969
Sadije Kaso Hoxha 1967-1969
Tefta Kosta Ngresi 1967-1969
Vide Pali Shani 1967-1969
Katjusha Shaban Ibrahimi 1967-1969
Zemrije Adem Gjoka 1967-1969
Baftjare Fejzulla Liçaj 1967-1969
Dolora Kadri Xhaxhiu 1967-1969
Djana Serafin Rushi 1967-1969
Floresha Hinderbeng Leka 1967-1969
Fatbardha Nimet Bejtaj 1967-1969
Kimete Fadil Kodra 1967-1969
Fatbardha Mifterem Hamzallari 1967-1969
VioleteAndoni 1967-1969
Kalje Filip Llupo 1967-1969
Liljana Avni Skënderaj 1967-1969
Lule Ali Muho 1967-1969
Minushe Medi Duro 1967-1969
Myzejeni Mule Dumani 1967-1969
Minushe Ethem Fusha 1967-1969
Mira Koli Bozo 1967-1969
Natasha Mexhit Çela 1967-1969
Sabrije Xheladin Golemi 1967-1969
TatjanA Llazar Hyseni 1967-1969
Vera Rapo Demo 1967-1969
Vera Lluka Stamo 1967-1969
Zhaneta Petraq Nasi 1967-1969
Zhaneta Perik Gjançi 1967-1969
Zhaneta Naun TAnellari 1967-1969
AvenirE Foto Rapi 1967-1969
Drita Mihal Prifti 1967-1969
Efigjeni Thoma Gaçe 1967-1969
Fatime Feta Kroi 1967-1969
Lule Hasan Cankja 1967-1969
Julia Dhimitër Naçi 1967-1969
Lumturi Xhelo Hodaj 1967-1969
Liljana Andon Gjermeni 1967-1969
Merita Rako Çaçi 1967-1969
Marjeta Thanas Çipi 1967-1969
Marika Mihal Sotiri 1967-1969
Natasha Jovan Tërpo 1967-1969
Pranvera Hekuran Karamani 1967-1969
Qamile Eqerem Çela 1967-1969
Selime Ismail Ibrahimi 1967-1969
Shpresa Sulçe Mujaxhi 1967-1969
Tefta Guri Koti 1967-1969
Violeta Pandeli Thimjo 1967-1969
Vasilika Lefter Babo 1967-1969
Vasilika Mitro Qendri 1967-1969

Vijon