Një dramë për Enver Hoxhën…?! Pse jo…

698
Sigal

Flasin, Sadik Bejko, Dhimitër Anagnosti, Arben Demeti, Luftar Paja, Xhemal Braja dhe Faik Aliaj

 Të krijohet një vepër reale. Të Majtët janë figurë historike, të Djathtët një figurë e errët

Në konferencën Mbarëkombëtare për Dramaturgjinë Kombëtare në Tiranë, e organizuar nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, në bashkërendim protokollar mes dy ministrive Kulturore, Kosovë –Shqipëri, të zhvilluar para disa ditësh në ambientet e teatrit të Komedisë Tiranë, nga shumë diskutantë u hodh ideja e krijimit të një drame për Enver Hoxhën.

Ky diskutim ndoshta mori përmasa më të mëdha pas një debati të Drejtorit aktual të Teatrit Kombëtar z. Ervin Çulli, i cili në një nga diskutimet e tij theksoi se nga shumë kërkesa për figura të ndryshme, për tu bërë pjesë e krijimtarisë së dramaturgëve tanë, shumica e letrave, e-mail-eve, apo komenteve në FB, ishin për figurën e Enver Hoxhës. Edhe në sallën e ligjëruesve të  konferencës Mbarëkombëtare për Dramaturgjinë Kombëtare në Tiranë, u shfaq i njëjti mendim. Lind pyetja, përse kërkohet të dalë dhe ën skenën e Teatrit Kombëtar figura e Enver Hoxhës?

N.q.s do të bëhet një diskutim më i gjerë, më i hapur, më publik, mendimet do të jenë të ndryshme. Madje, do të ketë nga të kudondodhurit analistë që do të hedh “bombat” e radhës, ja “lindën komunistët e rinj”, “na mbiu prapë Enver Hoxha”:“…duan të na kthejnë komunizmin“ dhe do të fillojnë etiketimet ndaj atyre që hodhën këto teza, si kripto-komunist, tradhtarë, të shitur, pjella të komunizmit etj…

Në fakt ç’ndodh me historinë?