Një “Dëshmitar i humbur” i Luftës italo-greke në Shqipëri

502
Ripublikim, pas gjetjeve të mbetjeve të bazorelievit (monumentit) të hedhur në erë….
Prof.Asc.Dr.Luan Nikollari

Reflektim pas gjetjes së një fotoje.
Zhvillimet luftarake të Luftës italo-greke në territorin shqiptar të pushtuar nga Italia fashiste më 7 prill 1939, u zhvilluan në jug dhe juglindje të vendit tonë, (Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Skrapar, Ersekë, Korçë, Bilisht, Gramsh dhe Pogradec) në periudhën tetor 1940 – prill 1941. Humbjet nga kjo Luftë për të dyja palët kanë qenë afërsisht të barabarta, ku ushtria italiane pati 12.755 të vrarë, ushtria greke pati rreth 13.408 të vrarë. Luftimet nga më të ashprat u zhvilluan në Përmet-Këlcyrë-Tepelenë në malet e Trebeshinës, Qafa e Kiçokut, Qarrishte, Këlcyrë (Gryka e Këlcyrës dhe Mezhgoranit) Dragot, Mali i Golikut Tepelenë etj. Në këto luftime nga pala italiane mori pjesë dhe Divizioni i 7-të Këmbësorisë italiane “Lupi di Toscana” (Ujqërit e Toskanës), division alpin, i cili zhvilloi luftime të ashpra në këto zona. Në kujtim të të rënëve në këtë luftë, në hyrje të Grykës së Mezhgoranit (Këlcyrës) pas luftës, ndoshta më 1942, ushtria italiane ngriti një monument madhështor në kujtim (për të rënët por dhe të gjallët) për luftimet e kësaj njësie elite të ushtrisë italiane, në luftën italo-greke. Ky monument pas çlirimit u hodh në erë nga ana jonë si simbol fashist. 
Unë mendoj se, nëse ky monument do të ishte aty ku u ndërtua, do të ishte një dëshmitar i luftës italo-greke të zhvilluar në territorin shqiptar. Tashmë në Grykën e Këlcyrës dëshmitari i vetëm është manastiri për varrezat Greke në Këlcyrë.