Nikolla Tefa/ Petro Poga, personalitet i shquar kombëtar

348

Petro Poga, ose siç përmendej Pog Erindi, u lind në fshatin Erind të Zonës së Lunxhërisë, Gjirokastrës në vitin1850, ku mori edhe mësimet e para. U shkollua në gjimnazin´Zosimea´ të Janinës e në të pastajmen (1879-1883) vazhdoi studimet për drejtësi në shkolle´Mejtepi Sulltani´ të Stambollit. Prej vitit 1883 deri në viti 1885, kreu studimet e nivelit të dytë dhe të tretë për drejtësi, po në Stamboll. Pas përfundimit të studimeve të plota në Fakultetin e Drejtësisë, sipas programit të asaj kohe në vitin 1886, punoi si avokat, ndërkohë ushtronte edhe detyrën e profesorit të historisë në liceun ´Stavrodhomi. Petroja ka qenë dhe këshilltar ligjor në prefekturën e Perias. Detyrën e avokatit e ushtroi në Tiranë në vitet 1916 -1918 si dhe në Gjirokastër, në vitet 1920-1925 dhe pas vitit 1927. Petro Poga ishte pjesë e plejadës së Rilindjes Kombëtare, së bashku me vëllezërit Frashëri -Sami, Naim, Avdyl, Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tasimin, Ismail Qemalin etj.Bashkëkohës i atdhetarit, poetit e juristit Andon Zako Çajupi me t cilin e ndante nja qafë mali, Qafa e Çajupit, ku e gjithë krahina e Zagories, pasi pushonte nga Erind, ose nga burimi i Serpenit, në vartësi të kohës,vazhdonte udhëtimin për në fshatin e vet. Njohës i disa gjuhëve të huaja si turqisht, greqisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Ka qënë Petro Poga ai që themeloi dhe botoi gazetën ‘Drita’ të Stambollit dhe ‘Prometeu’ në greqisht, ku do të proklamonte sfidat me të cilat ndeshej popullsia shqiptare në Ballkan. Poga i referohej me dashuri e krenari momentit të botimit të gazetës “Drita“’. Në një rat shkruan: “Titulli ´Drita’ më kujton ditën 14 kallnuer 1883, kur për herë të parë në Stamboll, botova fletoren e parë me emrin “Drita“ gja më dëshirore për zgjimin e idealit kombëtar, Fletorja ´Drita’ e zgjoi idealin e shenjtë dhe deri diku ç’rrënjosi nga mendjet e shqiptarëve, mendimin që fetë e ndryshojnë gjuhën dhe zakonet që formojnë kombin.“ I gjendur gjithmonë në vijën e parë të shqipëtarizmës Petro Poga në vitin 1906-1908, do të inicionte themelimin e klubit patriotik “Drita“’ në Gjirokastër së bashku me patriotë të tjerë si Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha, Elmas Boçe, të cilët do të kryenin veprimtari të fuqishme për frymëzimin e aspiratave kombëtare e përhapjen e gjuhën shqipe. Në vitin 1912 Poga do të mbështeste fuqimisht kryengritjen antiosmanetë Shqiperise së jugut. Poge Erindi, siç edhe e thërrisnin shpesh, ishte një veprimtar dhe patriot i shquar, një kontribues kryesor në krijimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar prej vitit 1912 deri në vitin 1939. Gjatë gjithë jeta e tij, qysh student e deri sa jetoi, ai përfaqësoi virtytet më të arrira të një atdhetari e mendimtari që s´rreshti së punuari për prosperitet dhe bashkimin e vlerave të kombit. Kjo, edhe si rrjedhojë e një realiteti e ambienti në të cilën u lind e u rrit, në një fshat me tradita patriotike, ku falangat pushtuese nuk ja mposhtën aspiratën për atdhe e identitet.

Për aktivitetin e spikatur patriotik, parësia e Gjirokastrës, në nëntor të vitit 1912 e zgjodhi Petro Pogën delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, së bashku me delegatë të tjerë të Shqiperisë së Jugut, si Myfit bej Libehova,Hysen Hoxha, Feim Arshiu, delegatet e Çamërise Aziz Ajdonati, Jakup Rusi, Rexhep Demi e Veli Gerra. Në kushte tejet të veshtira udhetojnë drejt Vlorës për të mbritur më 3 dhjetor në mbrëmje, duke u bërë një nga nënshkruesit e shpalljes së Pavarësisë së shtetit Shqiptar. Vite më vonë, në vitin 1936, me rastin e ribotimit të Gazetës ’Drita’, të cilën Poga e kishte për zemër, duke folur për ditën e madhe të ngritjes së Flamurit në Vlore thotë:-Në dijeninë time…’flamuri i parë që është ngritur në Vlorë ka qënë një pëlhurë tre metra e gjatë dhe dy metra e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja dykrenare me ngjyrë të zezë. Me atë shkabë u gatit në dhe 4-5 të tjerë më të vegjel. Pëlhura e kuqe u ble te një tregtar i quajtur Diamant dhe u qep tek një robaqepës i quajtur Thoma, se nuk priste koha për të ngritur flamur luks. Mënyra e ngritjes ish e frikësuar se deti ish bllokuar, Llogaraja e zen me vetëdashës, përtej lumit të Vlorës ushtria turke,në Tepelenë ushtria greke,d.m.th.vetëm Vlora ish rrethuar nga të katër anët“. Në votimin për krijimin e kabinetit të Qeverisë së Vlorës, Poga nuk fitoi në votimin e I-rë, duke marë vetëm 20 vota e i renditur i 10-ti. Në votimin e dytë mori 40 vota, i ndjekur nga Pandeli Cale 39, Lef Nosi 37, të cilët u bënë pjesë e qeverisë. Në qeverinë e Ismail Bej Vlorës Pogës iu besua detyra e Ministrit të Drejtësisë, duke qenë kështu ministër i parë i Drejtësisë të shtetit të parë Shqiptar (1913-1915)… Vendimet më të rëndësishme të Qeverisë së Vlorës deri në vjeshtën e vitit1913 ishin ato mbi mënyrën e ndarjes së pasurive të trashëguara dhe mbi organizimin gjyqësor në Shqipëri, mbi bazën e të cilës krijoheshin gjykatat për çështje civile e penale. U vendos, gjithashtu, që gjuha Shqipe të ishte gjuhë zyrtare dhe të hapeshin sa më shumë shkolla. Së bashku me avokatët e njohur Kristaq Tutulani e Feim Mezhgorani u hartua ´Statusi´ për shkëputjen e Gjykatës Shqipetare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Një nga juristët më me zë të kohës, Kristo Floqi, ish prokuror i´Gjykatës së Perterimit´ të Korçës, do të shprehej në gazetën “Përlindja e Shqiperisë“:Ai është një nga ata, që e do përparimin e kombit dhe se duke dashuruar punën ,pati lumturinë ti sjell dobi edhe kombit, duke i çelur dyert për të parën herë gjykatave Shqipëtare.“ Poga ishte një personalitet me vlera e cilësi të larta atdhetare e profesionale. Ai kishte edhe begraund të jashtëzakonshëm i cili vihet re në komunikimin që ai mbante me personalitete të kohës si prefektin e Elbasanit, Aqif Pashen, duke e falënderuar për fillimin e punës së Administratës së Drejtësisë në atë qytet:´-Emri Juaj,- thotë Poga-do të kujtohet brez pas brezi në historinë e drejtesisë Shqipëtare´. Në detyrën si Ministër Drejtesie, ai do t‘ju dërgojë urdhëra e udhëzime prefekturave e nënprefekturave në zbatim të legjistacionit të kohës, duke cituar: “Personat që kryejnë faj, të shtien në dorë menjëherë nëpërmjet xhandarmërisë“. Fillimi i luftës së parë botërore pati pasoja të rënda për shtetin e pavarur Shqiptar, ende i pa konsoliduar politikisht. Shqipëria u kthye në një shesh lufte ku plekseshin interesat e fuqive ndërluftuese. Fuqitë e mëdha, të cilat kishin venë shtetin Shqiptar nën garancinë e kontrollin e tyre, tani ishin në luftë me njëra tjetrën dhe në rast copëtimi, secila kërkonte të merrte copën më të madhe. Fundi i luftës së parë botërore (1914-1918) ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Shqiperi. U zgjerua Lëvizja për Mbrojtjen Kombëtare nga pushtuesit e fqinjët dhe grupimet politike në vend, ndonëse me pikpamje të ndryshme, u bashkuan me kërkesën e ngutshme, për të formuar një Qeveri Shqiptare. Këto përpjekje çuan në thirrjen e një Kongresi me përfaqesues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë i cili u hap në Durrës më 25 dhjetor 1918. Si delegat i Gjirokastrëst, Petro Pogës iu besua detyra e Delegatit të Drejtësisë (Kryente fuksionet e Ministrit të Drejtësisë) dhe Kryetar Zëvendës i Qeverisë së Përkohshme, deri më 29 janar të vitit 1920. Në diskutimin e tij, i mbështetur edhe prej Luigj Gurakuqit, do të kërkohej që të respektoheshim liritë fetare sipas parimeve Evropiane. Së bashku me Z. Rauf Fico, Thoma Papajani, Myfit bej Libohova dhe Eqrem bej Vlora do të drejtonteDelegacionin Qeveritar në Europë për çështjen e kufijve. Petro Poga i sapo kthyer prej ketijë misioni, me 25 dhjetor të vitit 1918 ,së bashku me Mustafa Krujën, Myfid bej Libohovën e Sami bej Vrionin, anëtarë të qeverisë, do të urdhëroj Ismail Haki Tatzatin në krye të një force ushtarake për të larguar nga Korça komandantin francez, dorëzimin e qytetit e të rrethinave, vënien e tyre në juridiksionin civil e ushtarak të Qeverisë së Durrësit. Ne vlerësim të personalitetit të Petro Pogës, Luigj Gurakuqi do të shprehej:- “Ai është një ekselencë e jurispodencës Shqipetare“, ”Një enciklopedi e Gjallë”…… “Një bibliotekë shëtitëse’, ”Petro Poga në vitin 1923, duke ushtuar profesionin e Avokatit, nuk do e ndërpresë aktivitetin e tij politik. Përkundrazi, riboton në Gjirokastër gazetën “Drita“, vihet në krye të Grupit Demokrat të Gjirokastrës, proklamon programin elektoral me kerkesa: Republikë kolegjiale, Reformë Agrare, Arsimore, Administrative, Gjykata të pavarura, të cilat morën një përkrahje të madhe mbarë popullore, duke e zgjedhur atë deputet në parlamentin e vitit 1923. Në çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar, Poga do të hap punimet si deputeti më i vjetër, së bashku me deputetin me të ri, Nush Bushatin, përfaqësues i Shkodrës. Prej 17 prillit deri më 2 qershor të vitit 1924 do të mbante postin e kryetarit të Kuvendit Kushtetues. Me 17 janar 1925 Petro Poga do të dekretonte hapjen e punimeve të Kuvendit, ndërsa në 21 të po ketij muaji, do të shtronte para deputetëve aresyet ligjore që bënin të domosdoshëm miratimin e shpalljen e Republikës, drejtuar nga A. Zogu. Poga emërohet ministër i Drejtësië i qeverisë të Kryeministrit Zog dhe me datën 9 shkurt 1925 paraqet programin e Qeverisë Shqiptare me drejtime kryesore: 1-Qetësia, 2-Rregullim ekonomik,-3 Drejtësia,4-Marrëdhëniet me shtetet e tjera, 5-Përparimi i arësimit e i bujqësisë...