Niazi Nelaj: Ju tregoj “Detyrat speciale”, me helikopterin e mesëm Mi-4

737
Sigal

Flet ish aviatori, Niazi Nelaj/ Zhurma e helikopterit Mi-4 u bë e njohur, e dashur dhe simbol i shpresës, në shumë vise të largëta e të thella malore

Në jetën e efektivave të Regjimentit të Helikopterëve, kur ato kishin në shfrytëzim helikopterin e mesëm Mi-4, te pajisur me motorin me pistona ASH-82 V, fluturimet me ulje jashtë heliodromit, për të shpëtuar jetët që rrezikoheshin dhe pasurinë e tyre, ndoshta përbën kapitullin më të lavdishëm. Detyrat me karakter shpëtimi, të llojeve e natyrave të ndryshme, të cilat, në atë regjiment i kishin emërtuar, “Detyra speciale”, praktikisht mbushin faqet e historikut të njësisë. Këtë “nofkë” me kuptim, ma do mendja ato nuk e kanë marrë më kot. Zgjidhja e tyre, në fund të fundit ishte më pranë destinacionit dhe kapaciteteve te këtij mjeti ajror, potent dhe një tregues, me vlerën e “gurit të provës”, e cila dëshmonte kualitetet e efektivave. Nuk bëhet fjalë vetëm për pilotët, të cilët, siç dihet, janë finalizuesit e procesit, por dhe të teknikëve e specialistëve të çdo natyre, pa përjashtuar ushtarët, punonjësit civilë, deri tek shoferi i makinës së lëshimit apo botit të furnizimit. Të gjithë ishim krenare (nuk mburreshim), kur kthehej helikopteri nga një operacion shpëtimi dhe lexonim në sytë e ekuipazhit që e kreu atë, ose dëgjonim për bëmat e tyre.

 Libri i posaçëm

Albert Z.ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf