Nesër lexoni/ Rustem Peçi: Deri në frymën e fundit do të mbrojmë Epopenë e Lavdishme të LANÇ, gjakun e shokëve të rënë

734
Rustem Peçi
Kryetar i Komitetit Kombëtar

Më 27 tetor 2017, u zhvillua Konferenca e 11-të Kombëtare e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar. Fjalën e hapjes së Konferencës e ka mbajtur Kryetari i Komitetit Kombëtar Rustem Peçi. Më pas ka vijuar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar Odhise Porodini ku midis të tjerash tha që primare është të ngremë në një nivel më të lartë gjithë veprimtarinë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ.
Në emër të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, Ju uroj mirëseardhjen në Konferenca e 11-të Kombëtare e Organizatës së Veteranëve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Mirë se ardhët të nderuar veteranë në këtë kuvend! Pavarësisht nga mosha, ju jeni madhështorë, se mbi supet tuaj, kaloi dhe erdhi liria dhe pavarësia e vërtetë. Veteranët e Shqipërisë janë lavdia e kohës, krenaria e kombit. Shpreh bindjen e patundur se Ju së bashku me pasardhësit do të sillni në Konferencë betimin: Deri në frymën e fundit do të mbrojmë Epopenë e Lavdishme të LANÇ, gjakun e shokëve të rënë dhe do ta bëjmë të pavdekshme organizatën tonë dinjitoze. Në Konferencë marrin pjesë delegatë nga të gjitha Organizatat e Veteranëve të LANÇ në rrethe, veteranë e pasardhës, na nderojnë me praninë e tyre të ftuar nga dikasteret qendrore e vendore, shokët drejtues të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ e Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Lirim, Shoqatave Patriotike e Kulturore “Myslim Peza”, “Labëria”, “Mallakastra” e shoqatave të tjera Atdhetare -Kulturore. I falënderojmë përzemërsisht dhe theksojmë se solidariteti jonë ka qenë dhe mbetet baza e sukseseve tona. Organizata jonë vjen në këtë Konferencë, me detyra….
Në vijim do të lexoni: Rezolutën e Konferencës së 11-të Kombëtare e Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar dhe fjalimin e Odhise Porodini, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar.
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal