Nesër lexoni/ Niko Hoxha, komandanti i shquar i reparteve të aviacionit luftarak shqiptar

1056
Lindi në shkurt të vitit 1926 nga një familje patriotike në Tragjas të Vlorës. Shkollën fillore e kryen në vendlindje. Në vitin 1938 fillon shkollën normale të Elbasanit, të cilën e përfundon në vitin 1942. Në këtë vit përfshihet në organizatat antifashiste me shokë të tjerë. Kthehet në Tragjas dhe inkuadrohet në formacionet e para partizane dhe më vonë në Brigadën V Sulmuese. Ka marrë pjesë në të gjitha luftimet që ka zhvilluar Brigada V nga jugu në veri, në Kosovë dhe Sanxhak, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Vishegrad. Me krijimin e Brigadës V emërohet në fillim në detyrën e komisarit të kompanisë, përgjegjës i rinisë të batalionit si dhe më vonë përgjegjës i rinisë së Brigadës V. Pas çlirimit të vendit në vitet 1945-1948 Niko Hoxha kryen studimet në shkollën e aviacionit për pilot në avionët bombardues në qytetin Engels, të qarkut të Saratovit në ish-BS dhe pas përfundimit, nga shkurti i vitit 1949 dhe deri në maj të vitit 1952 mbaron studimet në Fakultetin e komandimit të Akademisë së lartë të forcave ajrore të BS, ndërkohë në periudhën e studimeve në Akademi specializohet për të fluturuar edhe me avionët luftarakë gjuajtës JAK-9P. Kthehet në Shqipëri në korrik të vitit 1952 dhe emërohet komandanti i skuadriljes autonome JAK-9P e dislokuar në Tiranë (atje ku sot është Pallati i Sportit “Asllan Rusi”). Nga fundi i qershorit të vitit 1954, së bashku me një grup pilotësh si dhe efektivë të shërbimit inxhiniero-teknik të skuadriljes shkojnë në BS për t’u specializuar, për të fluturuar dhe shërbyer me avionët reaktivë MIG-15 (pilotët në Groznji të Çeçenisë, në Kaukazin e Veriut, kurse teknikët në Volcke të qarkut të Saratovit. Pas mbarimit të studimeve, në mars të vitit 1955, efektivi inxhiniero-teknik me vaporin rus transoqeanik ‘OB’ vjen në Shqipëri së bashku me 28 avionët MIG-15, të vendosur në hambarët e anijes. Pas montimeve të avionëve në hangarin e skuadriljes së Jakëve nga efektivi ynë teknik të 28 avionët ngrihen në fluturim nga aerodromi i Tiranës drejtohen dhe ulen në aerodromin e porsa përfunduar të Kuçovës nga dy pilotë rusë që kishin ardhur për dorëzimin e avionëve…



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal