Nesër lexoni/ Lefteri Mara: Si e futa për herë të parë në ballo Enver Hoxhën dhe vallëzimi marramendës me profesorin e Liceut

849
JETËSHKRIMI
Vajza e skenës korçare dhe jeta e saj në Teatrin e Korçës

Lefteria u lind në qytetin e Korçës më 30 dhjetor të vitit 1920. U nda nga jeta në 15 nëntor të vitit 2008. Ishte e bija e Llazi Shehdollarit, një nga muratorët më të njohur në Korçë. Llazi kishte tre fëmijë, dy vajza e një djalë. Me krijimin e shoqërisë “Rinia Korçare”, Lefteria futet në grupin teatral të saj. Në vitin 1937 vihet në skenë drama “Besa” e Sami Frashërit nga regjisori Sokrat Mio, ku Lefteria luan një nga rolet kryesore të saj. Ka luajtur në disa drama që u shfaqën në Korçë, në kinema “Majestik”, në vitet 1937-1939. Sokrat Mio, kur u kthye në Korçë në vitet 1950 e ftoi disa herë Lefterinë që të merrte pjesë në disa role. Lefteria së bashku me vëllanë e saj Kiçin morën pjesë në luftë. Sapo kishte mbushur 19 vjeç ajo u martua me Koço Marën, i cili u internua tre vjet në Itali. Koçoja ishte 18 vjet më i madh se Lefteria, por Pilo Peristeri me mblesëri e fejoi në shtëpinë e tij. “Si të kundërshtoja. Ishte urdhri i celulës dhe kishte ligje të rrepta”.
Rrëfimi i 89-vjeçares Lefteri Mara, një nga aktoret e para femër që u ngjit në skenën korçare: “Nuk u plagosa në luftë, por në paqe”, komunizmi ma futi djalin në burg, demokracia ma vrau
Pëllumb Çuni
Ajo është ende e fortë e me kujtesë të kthjellët, edhe pse mbi supe i rëndojnë, jo vetëm 89 vitet, por dhe shumë halle me të cilat e kanë përplasur dallgët e jetës. Megjithatë, duket se ka gjetur forcë e kurajë, për ta përballuar edhe më të keqen…
Lefteri Mara njihet si nga të parat femra e ngjitur në skenën korçare. Me krijimin e shoqërisë “Rinia Korçare”, Lefteria futet në grupin teatral të saj. Në vitin 1937 vihet në skenë drama “Besa” e Sami Frashërit nga regjisori Sokrat Mio, ku Lefteria luan një nga rolet kryesore të saj. Ka luajtur në disa drama që u shfaqën në Korçë, në vitet 1937-1939.
Ishte viti 1937.
Idetë komuniste në Korçë kishin hyrë nëpër rrugicat e qytetit. Zanatçinj e intelektualë ishin përfshirë në këtë lëvizje me ëndrra për një ndryshim të mbretërisë, për një epokë ndryshe, si ajo evropiane. Rinia korçare u përshi për ndryshim. Në mendjen e një dëshmitareje okulare të atyre viteve ka mbetur një ballo e organizuar në vitin 1937. Lefteri Mara dhe pse në moshën 89- vjeçare i ruan ende ato kujtime dhe të flet me nostalgji. Balloja nga të rinjtë revolucionarë në vitin 1937, pati mes tyre dhe profesorin e ri të Liceut Francez, Enver Hoxhën, në të cilin dikur ai kishte qenë nxënës. Për të marrë pjesë në këtë ballo Enveri shkon i pa shoqëruar me ndonjë femër, siç ishte tradita për të marrë pjesë në të tilla ceremonira që organizoheshin në ato vite në qytetin e Korçës. Atë e ndalin në derën e kinemasë. Por Lefteri Mara, i jep krahun dhe e shoqëron në sallën e mbushur me të rinj e të reja. Më pas vallëzon me Enverin, sepse tashmë ishte shoqëruesja e tij. Në pjesën e tretë të rrëfimit të saj Lefteri Mara tregon për jetën e saj në vitet e demokracisë. Gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Telegraf” ajo shprehet:
Cilat janë pengjet në jetë?
E nisa herët luftën dhe hyra me një vrull…..
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal