Nesër lexoni/ Gëzim Llojdia: Inxhinieri Kujtim Beqiri dhe romani “Këneta”

945
Fushës së Murros në luginën e Shushicës edhe sot i thonë: “Fusha e Ali Beqirit”. Në Velçën e rrethuar me shpella e shkëmbej, në brinjë të malit, lindi Ali Beqiri. Në këtë rreshta përshkruhen vetëm disa pasazhe jete të Ali Beqirit, babait të Kujtim Beqirit, inxhinierit që u var në Maliq. Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij, varet mizorisht nga regjimi në verilindje të vendit, në një kënetë që po thahej. Në Vlorë Këshilli i qarkut disa vjet më parë e nderoi me titullin: “Nderi i qarkut, Vlorë” edhe inxhinierin Kujtim Beqiri. I biri i tij bëri, që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat, por eshtra nuk gjetëm. Atëherë morëm vetëm një dorë dhe që e hodhëm në arkivolin e vogël për të pasur një varr. Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën: “sabotatorë të kënetës së Maliqit”. Ka edhe një film të kinostudios:”Shqipëri e Re” dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta”. Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan rrahjet e zemrës së tij nën thirrjetsa gjakatare aq dhe hipokrite: “Në emër të popullit!”…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal