Nesër lexoni/ Flet piktori dhe ish-oficeri Robert Përmeti: Ja pse Nexhmije Hoxha ma ndaloi ta publikoja Tablonë “Humnera”

898
INTERVISTA/ Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë Robert Përmeti: Nexhmije Hoxha më tha, të hiqja misionin anglez nga piktura që të marrja çmim
Albert Z. ZHOLI
Në ditët e fundit të vitit 2017 në Muzeun Kombëtar u hap ekspozita “Brezat në artet figurative” ku janë paraqitur 81 punime të 31 autorëve të moshave të ndryshme nga më të rinjtë, deri tek më të vjetrit. Sipas organizatorit të kësaj ekspozite interesante Robert Përmeti, qëllimi i parë është që të rikujtojnë njerëzit që artin nuk e bëjmë vetëm ne sot. Art ka pasur në çdo kohë. Njerëzit kanë punuar në muzikë, pikturë, skulpturë etj. Ish-oficeri rebel dhe piktori, Robert Përmeti ka histori të bukura jetësore për pikturat e tij sidomos me ish-zonjën e parë të vendit, Nexhmije Hoxhën. Tablotë e tij në sistemin monist ishin sa të bukura por deh aq të guximshme për tematikën provokuese. Tabloja “Humnera” ndër më të bukurat e tij nuk u vendos në galerinë e Arteve, por dhe ai kurrë nuk e ndryshoi tematikën e saj, edhe pse Nexhmije Hoxha këmbënguli. 

-Cili është qëllimi i kësaj ekspozite që është kaq e veçantë nga vetë natyra e emrit të saj, por edhe nga tematika e pikturave? 
-Qëllimi i parë është që të rikujtojnë njerëzit, që artin nuk e bëjmë ne sot. Art ka pasur në çdo kohë. Njerëzit kanë punuar në muzikë, pikturë, skulpturë etj. Vitet bëjnë të tyren dhe shumë veta ngelin në harresë, por, kjo do të thotë që piktori nuk harrohet…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal