Nesër do të lexoni/ Vazhdimësi patriotizmi nga Vermoshi në Malin-Kolaj

1015
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Të ardhur nga Selca e Vermoshit
Luigj Gjergj Nika ka lindur në fshatin Mali-Kolaj, në Velipojë të Shkodrës, por prejardhjen e ka nga Selca e Vermoshit, ku ka banuar në shekuj dhe fisi Hasanaj. Selca është një fshat në Vermosh, dhe bën pjesë në Bashkinë e Malësisë së Madhe. Krahina e Kelmendit, Selca e Vermoshit i ka dhënë kombit mjaft martirë, dëshmorë, midis tyre dhe një pionier hero Kelmendasit shkollën e parë e më të madhe të jetës e kanë pasur gjithmonë qëndresën dhe mbrojtjen e kufijve të Atdheut. Heroizmit në Vermosh gjithmonë i kanë prirë nënat, kur kanë përkundur djepat me trimëritë e të parëve të tyre. Në krahinë e Kelmendit thuhet se me eshtrat e të rënëve në luftë me të huajin, mund të thurej vija e kufirit. Fisin Hasanaj nga vjen dhe Luigj Gjergj Nika është i njohur dhe është bërë pjesë e historisë së Selcës së Vermoshit. Familja ka ruajtur me fanatizëm traditat e të parëve të tyre, për trimëri, patriotizëm dhe atdhetarizëm. Nga kjo familje e nderuar prej më shumë se një shekull, njerëzit e saj kanë punuar me përkushtim, janë shkolluar dhe integruar dhe përshtatur me kohën. Prej këtij fisi në të gjitha regjimet që ka kaluar vendi ynë, nuk ka të dënuar, të arrestuar dhe të internuar, pasi ata kanë qenë njerëz të ndershëm dhe punëtorë…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal