Nesër do të lexoni/ Tre muaj peng i Lin Biaos

786
Abaz T. Hoxha
Studiues dhe historian i kinemasë
  • Rektori i Universitetit të Tiranës, Agim Mero, kish bërë një vizitë në RP të Kinës. Në këtë vizitë ai shoqërohej edhe nga Bujar Koloneci, ish punonjës i kinostudios dhe miku im. Siç ishte bërë traditë, të gjithë delegacionet që ktheheshin nga Kina bënin takime me kategori të ndryshme dëgjuesish ku ata jepnin përshtypjet e tyre. Kjo kishte si synim kryesor që të ekzaltoheshin marrëdhëniet me Kinën dhe të forcohesh besimi në popull se Shqipëria kish një mik të madh në mbrojtje. Edhe këtë radhë rektorati i Universitetit organizoi një takim ku do të jepte përshtypjet për vizitën atje rektori A. Mero. Në këtë takim ishte ftuar edhe ambasadori kinez në Tiranë dhe, vetëkuptohet edhe personalitete të larta shtetërore e partiake shqiptare. Për ta bërë më tërheqës takimin u duhesh të shfaqnin edhe një film kinez të pranishmëve. Ishte pranvera e vitit 1972. Unë kisha dalë nga një betejë shumëvjeçare. Ndonëse fitimtar por që më kish shkaktuar shumë strese dhe më kishte tronditur personalisht dhe familjarisht. Fundi ishte një mbledhje e madhe e gjithë kolektivit të Kinostudios ku morën pjesë edhe personalitete nga më të lartat të partisë dhe që zgjati 7 ditë. Rezultatet e kësaj mbledhjeje u botuan edhe në gazetën “Zëri i Popullit” por që nuk përmendesh asnjëherë figura qendrore e asaj mbledhjeje, që kishte marrë përsipër gjithë ato riske, por persona të tjerë që kur panë balancën kthyen pllakën ditën e fundit dhe u rreshtuan në forcat fituese. Ky shkrim nuk ka për objekt këtë mbledhje, ndonëse do të hidhte dritë mbi shumë ngjarje që do të zhvilloheshin më vonë. E përmenda për të treguar, se si në çdo betejë ka edhe të humbur, por edhe të fituar dhe se të humburit kërkojnë gjithmonë revansh, prandaj i mbajnë shpatat ngrehur kur të gjejnë rastin. Ku e dija unë se ky rast do t’u vinte shumë shpejt dhe për më tepër se do t’u jepte shansin Lin Biao disa mijëra kilometra larg Shqipërisë.
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal