Nesër do të lexoni/ Skënderbeu bëri epokë historike

Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ

Rruga e gjatë historike e shqiptarëve

Luftërat i bëjnë njerëzit duke u mbështetur në një bazë ekonomike me mjete e materiale që zotërojnë. Historiografia jonë i ka dhënë përgjigje premisave objektive shoqërore politike të domosdoshme për shpjegimin e luftës titanike që ka bërë populli ynë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Domethënia historike e epokës së Skënderbeut është e lidhur para së gjithash me periudhat pararendëse e pasuese të Historisë së Shqipërisë, shprehje e virtyteteve dhe e forcës jetësore të shfaqur gjatë shekujve nga shqiptarët. Rruga e gjatë historike, energjitë e jashtëzakonshme do të dështonin, siç ka shkruar Aleks Buda, se çdo përpjekje për t’i dëbuar shqipatarët nga trojet e tyre e për t’i përdorur për mbushjen e legjioneve të qezarëve, të ushtrive baziluese bizantike, të krajlëve serbë, etj. Në vitet ’80 të shek. XIV “Akinxhinjtë” osmanë u shfaqën për herë të parë te kufijtë e krahinave shqiptare, deri në epilogun e luftës skënderberiane në 1479, në rrethimin e Shkodrës, lufta ndaj tyre u bë detyrë e një shekulli të tërë. Që në hapat e para, në betejën e Maricës në vitin 1371, në Savër në vitin 1382, në betejën e Kosovës....






Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"....