Nesër do të lexoni/ Si u vendos misioni special i SHBA në Tiranë

856
Sigal

Bëhen publike dokumente arkivore lidhur me përplasjet e Enver Hoxhës me Misionin Amerikan në Shqipëri në ndërrimin e viteve 1945-1946, kalimi i Shqipërisë në kampin e Lindjes, largimi i Misionit Amerikan nga Shqipëria dhe reagimet ndërkombëtare. Arkivat Amerikane të kohës, sjellin pas kaq vitesh shumë dokumente zyrtare lidhur me përpjekjet e qeverisë së SHBA për ndihmë Shqipërisë e qeverisë së saj, si dhe vendosmërinë pa kthim të saj për t’u bashkuar me BS e kampin lindor. Ja fragmente të korrespodencës së përfaqësuesit amerikan në Shqipëri, J.E.Jacobs me Departamentin e SHBA:
Raporti Sekret
National Archives and Record Administration of the United States of America. Raport i Departamentit të Shtetit lidhur me Çështjet e Brendëshme të Shqipërisë, 1945-1949, 875.01/5-1945, faqe 1-17;
Shërbimi i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Misioni Amerikan,Tiranë-Shqipëri, 19 Maj, 1945
Sekret Nr.5
Subjekti: Vendosja e Misionit Special të ShBA në Tiranë dhe ditari i veprimtarisë së tij.
I nderuar Sekretar i Shtetit, 
Washington, D.C.
Zotëri:
Unë, kam nderin t’ju përcjell këtë ditar, për të informuar Departamentin, i cili përmban detaje për vendosjen e misionit tonë special në Tiranë, në përshtatje me udhëzimet e telegramit të Departamentit nr.308, të datës 7 prill të vitit 1945, ora 7 e mbasdites, për AMPOLAD…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf