Nesër do të lexoni/ Si e vrau Mehmet Shehu italianin që e kishte pasur shok banke, në vitin 1942

964
Albert Z. ZHOLI

Sigal

Ku ju emëruan kur mbaruat shkollën e lartë?

Me mbarimin e shkollës së lartë bëmë zborin gjashtë mujor për oficer në Burrel, dhe e mbaruam atë më 28 gusht 1968. Vajta në shtëpi dhe pas tre-katër ditësh ika në Fier. U paraqita në Komitetin e Partisë së rrethit, që i kishte në nomenklaturë për emërim specialistët e lartë. Më emëruan në kooperativën bujqësore Kutë-Drizar, në rrethin e Mallakastrës. Unë nuk kisha kaluar ndonjëherë andej dhe nuk dija ku ishte dhe ç’pozicion gjeografi k kishte, por për Sevasterin e Vlorës isha i orientuar. Disa specialistë të njohur fierakë, kur u thashë ku më kishin emëruar, më uronin dhe me shumë kujdes, për të mos më dekurajuar, më thoshin se, atje shumë agronomë kishin dështuar e ikur pa e mbaruar detyrën. Kjo kishte ndodhur, sepse banorët ishin shumë të vështirë në të komunikuar me ta. Ata ishin edhe shumë ironikë me të panjohurit. Më 4 shtator 1968 u nisa me autobusin e vetëm, që vinte në Fratar, qendra e lokalitetit, i cili ishte 50 km larg, me rrugë gjithë kthesa dhe relativisht malore. Bujqësia ende nuk kishte hyrë në rrugën e mekanizimit dhe modernizimit. Problemet ishin të shumta. Sektori i dytë, ku shpërdorohej paraja e kooperativës ishte ujitja. Ishte një rezervuar që vadiste edhe Çorrushin, po ne kishim kryesorin. Rezervuari i bërë në lagjen Bregas të Çorrushit ishte me 1.8 milionë m3 ujë kapacitet ujë mbajtës. Me këtë kapacitet ujiteshin një herë të vetme rreth 1500 ha., kur ne, tokë nën ujë kishim rreth 300 ha. Shpenzimet e ujitjes në vitin 1968 ishin rreth 10 milionë lekë, ndërsa në vitin 1969, paguam rreth 3 milionë lekë…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”