Nesër do të lexoni/ Si e vlerësonte Ismail Qemali, Naim Frashërin?

919
Gëzim Llojdia*

Vdekja e Naimit
Ditari i Zenelit, të birit të Zaim Brahimaj është një dritare. Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar. Naimi ishte i vetmi,poet, që u shua në motin e çuditshëm 1900. Vdiq në vjeshtë. Në mëngjesin e vjeshtës, mushkëria nuk i ndjente sëmbimet e zemrës. Çajupi vuri kujën: “Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri… Rrëzuar ishin gjethet e para të vjeshtës, në 19 tetor. Shenjë pikëlluese. Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe. Shpirti i tij vërtetë e braktiste poetin tonë, duke rrugëtuar drejt pamatësisë. Naimi mbylli sytë në një mot të veçantisë. Zbardhni shifrat. Viti 1900. Ç’do të thotë në mistikë, numerologjia 1-9? Nga hapi i parë në gradat e epërme të shpirtit. Shpirti i Naimit ,që nxori diamante, nga toka shqiptare, e braktisi në vjeshtën e vitit 1900. Ikja e Naimit, pra varrimi i tij në teqenë e Madriven Qojt, pranë Abdylit, ato ditë i vuri në zi studentët shqiptarë në Stamboll. “Në senen 1900, lexohet në ditarin Zaim Brahimajt, u dha mandati se pushoi zemra e poetit, burrit më të shquar të Shqipërisë, Naimit. Të gjithë, ne që ishim atje në Stamboll, vendosëm shenjën e zisë në krahë. Për të respektuar, largimin përgjithmonë të poetit të bukurisë shqiptare,ne kishim tre ditë, që nuk shkonim në studim”ka shkruar ai…
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal