Nesër do të lexoni/ Shteti ta trajtojë më me dinjitet Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve

894
Nga Dr. GJERGJ VELO* 
Duke marrë shkas nga ky kuvend, që për organizatën e familjeve të dëshmorëve zhvillohet çdo 4 vjet, do të na duhet të bëjmë një ballafaqim me ato çfarë kemi realizuar, me synimin për t’i bërë akoma më mirë detyrat në të ardhmen; për ta çuar më tej këtë stafetë; ku brezat ndjekin njeri-tjetrin, për të përsosur drejtimin, evidentimin e ruajtjen të pastër të veprës së të rënëve, që me zemrat e tyre u bënë barrikadë e pakapërcyeshme për pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre. Dëshmorët e heronjtë tanë, me gjakun e tyre vulosën, fitoren historike të Çlirimit të Atdheut më 29 Nëntor 1944, duke ndjekur armikun me luftime deri edhe në tokat e ish-Jugosllavisë dhe më 9 Maj 1945, së bashku me Koalicionin e Madh anglo-amerikano-sovjetik i dhanë dërrmën bishës naziste gjermane, duke ngritur flamurin e fitores mbi Rajhstag. Lufta Nacional Çlirimtare, si dhe çdo luftë tjetër në historinë e popullit tonë, shpalosi me një forcë të madhe dëshirën e këtij populli vital, për liri e pavarësi kombëtare kundër pushtuesve të huaj të gjithfarë llojit. Gjithmonë atdhedashuria dhe urrejtja për pushtuesit, i kanë bërë bijtë e shqipes të braktisin ëndrrat e jetës, e të marrin armët pa dallim feje, krahine e ideje, për ta parë Shqipërinë të lirë, të zhvilluar e demokratike. Ne krenohemi për bijtë që dhanë jetën e tyre, për të vazhduar ne jetën si Komb, atë që po gëzojmë sot, si pjesëtarë të familjeve të tyre; të organizuar në Organizatën Kombëtare të familjeve të Dëshmorëve të LANÇ e Dëshmorëve të tjerë të Atdheut. Ne të gjithëve, na del detyrë ruajtja dhe mbrojtja e idealeve të dëshmorëve të Atdheut dhe e vlerave të LANÇ, si sfida jonë e palëkundur; si mision i shenjtë i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut. Organizata jonë, luan një rol aktiv në njohjen, transmetimin dhe konsolidimin e vlerave historike të të rënëve për liri, pavarësi e çlirimin nga pushtuesit, si dhe të mbrojtjes të reformave të mëdha, që nga 1945-a, e deri në 1990-n, shumica e tyre me rëndësi historike për kohën. Të gjitha këto aspekte, mes të tjerash u shpalosën edhe gjatë zhvillimit të analizave zgjedhore në shkallë vendi; me një bilanc të pasur arritjesh, si në drejtim të shtimit të numrit të anëtarëve dhe të degëve, ashtu dhe në aspektin cilësor në përmbajtje dhe në larminë e aktiviteteve, duke prekur të gjitha fushat që lidhen me jetën dhe veprën e dëshmorëve dhe familjet e tyre. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve, sollën në drejtim elementë të rinj aktivë e të përkushtuar; midis tyre edhe shumë shoqe, njerëz me kapacitet, që janë të aftë të përballen me tezat e pjella nga segmente armiqësore të mbjella brenda e jashtë kufijve, për të përçarë e turpëruar Shqipërinë e shqiptarët, për të njollosur e hedhur baltë mbi historinë e lavdishme të Kombit tonë. Kryesia e Përgjithshme e OKDA-së, ka qenë tërësisht e angazhuar në punën e saj…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal