Nesër do të lexoni/ Sali Verdha flinte me një ëndërr dhe zgjohej me një qëllim

927
Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Komandantit të Brigadës XXII Sulmuese Partizane 

Nga DHIMITËR SHTËMBARI
Llogaritari njëmbëdhjetëvjeçar i lindur më 10 janar të vitit 1918 në një familje të mirënjohur të Kavajës, për shkak të rrethanave të kohës Sali Verdha do të edukohej që fare i vogël në shkollën e varfërisë. Edhe pse të mbytur në halle, prindërit e dërguan të voglin në shkollë. Dhe do të ishte ky ndër nxënësit më të zellshëm. Kur ishte në klasën e tretë, i shtrënguar nga nevojat ekonomike, i ati ia ndërpret mësimet dhe e dërgon “llogaritar” në Çermë – Çiflig, te një kushëri i së shoqes. Ky i fundit kishte një lloj biznesi, por ishte krejt analfabet. Në moshën dymbëdhjetëvjeçare Saliut i vdes e ëma. Rrethanat familjare ishin të atilla, sa që këtij fëmije do t’i binte pesha e familjes mbi shpatulla. Detyrohet të kthehet në shtëpi dhe, ndërsa vijon shkollën unike, nis e vazhdon të punojë çirak te një pronar në Kavajë! Në vitin 1932 mbaron klasën e pestë. Tani i hapej përspektiva për të ndjekur edhe tetë klasë të tjera. Edhe pse i duhej të qendronte pranë familjes për ta ndihmuar ekonomikisht, zelli për të vazhduar mësimet në shkolla siperiore e nxiste të mos i ndahej rrugës që kishte nisur….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal