Nesër do të lexoni/ Safet Ramolli: Garda e Skënderbeut sipas analistëve të huaj dhe F. S. Nolit

734
Viti 2018 nga qeveria shqiptare është vendosur si Viti i Skënderbeut. Kjo duke marrë shkak nga 17 janari i vitit 1468, kur prijësi i shqiptarëve ndërroi jetë në Lezhë. Fatkeqësisht, Atij dhe disa të tjerëve, të cilët i kanë bërë nder jo vetëm popullit shqiptar por edhe më gjerë, u dimë vetëm ditëvdekjen. Udhëhoqi vendin për gati një çerek shekulli kundër sulmeve osmane, duke u shndërruar në një barrierë të pakapërcyeshme të ushtrisë osmane, nga më të fuqishmet e kohës, drejt Evropës, e cila është deklaruar haptazi dhe me zëplot, mirënjohëse. Skënderbeu mbetet themelues i të parit shtet shqiptar, por sidomos strateg ushtarak me përmasa më tepër se sa rajonale. Ai njihet si ideator, themelues dhe komandues i Gardës së Shtetit, për të cilën, po bëj përpjekje të hedh dritë sadopak përmes këtij punimi. Në lëmin e strategjisë ushtarake mbetet midis të përkorëve, duke zënë vend meritueshëm në kulmin e piramidës drejtuese.
Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 562 datë 6.12.1993 si datëlindje të Gardës së Republikës ka përzgjedhur 24 qershorin e vitit 1928. Edhe pse korrigjon një vendim të mëparshëm, i cili si datë krijimi përcaktonte 12 shkurtin e vitit 1944, personalisht mendoj se ka mjaft dokumente që hedhin dritë për praninë e Gardës së Shtetit së paku nga viti 1923, problem që kërkon trajtim të veçantë.
Garda Pretoriane nën gjykimin e analistëve të huaj dhe të Fan S. Nolit
Pas Marin Barletit, janë mjaft historianë e analistë të huaj, të cilët ndriçojnë problemin e pranisë së formacionit të Gardës Pretoriane në Ushtrinë e Skënderbeut. Kryesisht ata janë të trevës italiane, midis të cilëve zënë vend të veçantë, Melkior Mikaeli (Melchior Michaeli) dhe Xhemaria Biemi (Giamaria Biemmi). Mikaeli është nga Venecia, dhe do të ketë pasur mundësinë të njihet me materialet arkivore të Venecias. Njëherësh ai njeh shumë mirë veprën e Marin Barletit. Mbi bazën e këtyre dokumenteve, ai gjykon dhe arrin në përfundimin se, në ushtrinë e Skënderbeut në vijimësi ka qenë edhe një Repart Special, bërthamën e të cilit e bënte kavaleria prej gjashtëqind kalorësish. Mikael hedh një hap të guximshëm, kur pohon se Barleti e nënvizon disa herë praninë e Gardës, por…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal