Nesër do të lexoni/ Rrëfim për Bedri Spahiun, si e demaskoi Bahri Omarin e Ali Beun

930
Kujtime nga Arif Bizhgës, ish- komisar kompanie në Brigadën e 6-të Sulmuese, Fshati që u dënua me shfarosje nga mercenarët, si u përhap në fshat ideja për t’u ngritur në luftë, a pati të tjerë agjitatorë që folën për Luftën dhe si e kapëm brenda në makinën e SIM-it Ali Këlcyrën
Sigal

Leonard VEIZI

Kaparjeli

Fshati që u dënua me shfarosje nga mercenarët

Arif Bizhga thotë se Kaparjeli ishte një fshat që, për shkak se u bashkua me Lëvizjen, por dhe për shkak të vetë pozicionit gjeografik, që ishte vendosur në thellësi i mbrojtur nga të dyja anët nga malet, i bë halë për armikun. “Ky ishte një fshat që u bë bazë e rëndësishme e Luftës, sepse aty u strehuan rezervat ushqimore që përdoreshin për njësitë partizane, u montua një radiostacion ku lidheshin krerët e zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër, si dhe u ngrit një spital partizan. Mbas çlirimit ky fshat, si rrallë kush mori medaljet e “Kujtimit”, “Çlirimit” dhe “Trimërisë” për kontributin e tij gjatë Luftës Antifashiste. Por në ato vite fshati ynë u dënua me vdekje nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre. Gjatë operacionit të dimrit 1943-1944, pikërisht në dhjetor ’43 kundër fshatit u ndërmor një mësymje shfarosëse me tre kolona mercenarësh. Nga Kaparjeli sapo ishte nisur një kompani e Brigadës së 5-të drejtuar nga Shefqet Peçi, i cili po merrej me riorganizimin e njësisë. Por për shkak të dëborës së madhe ata u kthyen sërish në fshat. Ky ishte dhe një shans, sepse i erdhi në ndihmë fshatit. Ishte menduar që dy kolonat e mercenarëve do ta rrethonin fshatin nga dy anë dhe e treta do të futej mes për mes tij. Sapo u zbuluan trupat që po marshonin drejt fshatit, Shefqet Peçi dha urdhër për evakuim. Kompania dhe fshatarët vullnetarë zunë pozicionet dhe kur trupat mercenare u futën në fshat plasi pushka. I pari që u vra ishte komandanti i kolonës Magjar Shalari. Gjithsesi u zunë 7 robër për të cilët Shefqet Peçi dha urdhër të pushkatoheshin. Por ndërhyri gjyshi im, duke thënë se ata ishin djem të fshatrave përreth dhe duke u pushkatuar në Kaparjel…
Për më shumë lexoni nesër në gazetë Telegraf