Nesër do të lexoni/ Robert Ballabani: Misioni “Shtraus”, ja e vërteta e vizitës në Shqipëri

1069
VIZITA/ Enigma e një vizite misterioze. Përse erdhi kryeministri i Bavarisë në shtetin e vogël komunist
Robert Ballabani
Në vitet ’80 Shqipërinë e vizitoi “privatisht” disa herë F. J. Shtraus, atë kohë kryeministër i Bavarisë dhe një nga udhëheqësit më me influencë në politikën globale dhe të Gjermanisë së kohës. 
Vizitat F. J. Shtraus befasuan shumë kancelari evropiane, madje mjaft gazeta prestigjioze perëndimore nuk ngurruan ta etiketonin edhe “enigma Shtraus”, aq më tepër që ideja se politikani karizmatik gjerman po përpiqej ta afronte këtë vend tejskajshmërisht të izoluar me Evropën demokratike, në vetvete ishte një paradoks, po të kihet parasysh që shteti shqiptar aso kohe i ndërpreu marrëdhëniet shtetërore dhe ekonomike edhe me te vetmin aleat që i kishte mbetur: Kinën e largët komuniste. Është folur e shkruar shumë për Shtrausin, por a është nxjerrë në dritë e fshehta e misionit të tij?! Ç’kërkonte të arrinte ai me shqiptarët, në dobi të kujt ishte kjo iniciativë “diplomatike” në Shqipëri?! Kush përfitonte nga këto marrëdhënie të reja? Gjermania, Shqipëria, apo të dyja së bashku? Me naivitet deri tani u është besuar deklaratave zyrtare të qeverisë gjermane dhe shtetit shqiptar. Por në të vërtetë misioni “Shtraus” në Shqipëri ishte një ajsberg i padukshëm, që shumë pak nga politikanët dhe diplomatët e kohës, mundën të nuhasnin se ç’fshihej pas këtij misioni. Vizitat e Shtrausit në Shqipëri u bënë kur Gjermania Federale e viteve 70-80 jetonte epokën e progresit dhe të bumit galopant ekonomik Erhardian, po dominonte në tregjet botërore me eksportet e mallrave dhe të kapitaleve financiare, ishte bërë pjesë e NATO-s….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal