Nesër do të lexoni/ Ramiz Alia – De Kuelar, ja sekretet e një takimi

1806
Ishte maji i vitit 1990, kur në Shqipëri erdhi për një vizitë Sekretari i Përgjithshëm i “OKB-së Havier Perez De Kuelar. Shqipëria nuk kishte më “këllqe” të vazhdonte në ndërtonte socializmin ne forcat e veta dhe në këtë kuadër, shtrirja e dorës drejt perëndimit, duke përdorur një organizatë ndërmjetëse si OKB, ishte një nga zgjidhjet e çastit. Biseda e gjatë e presidentit shqiptar në maj të vitit 1990 me sekretarin e OKB-së ishte gati një raportim social-politik të Shqipërisë fill mbas çlirimit. Më poshtë “Telegraf” boton me shkurtime procesverbalin e takimit të Ramiz Alisë, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, me Havier Perez De Kuelar, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. 
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti më 12.05.1990 në Selinë e Presidiumit, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez De Kuelar dhe personat që e shoqërojnë. Në pritje merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Reis Malile, Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Tozaj, anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kristaq Rama. Midis shokut Ramiz Alia dhe Havier Perez De Kuelarit u zhvillua kjo bisedë: 
Shoku Ramiz Alia: Jam shumë i gëzuar që takohemi sot bashkë. Vizitën tuaj në Shqipëri e konsiderojmë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe një nder të veçantë. Ne kemi ndjekur me interes veprimtarinë tuaj të shquar në dobi të paqes, urtësinë, kujdesin e drejtësinë tuaj, jo vetëm brenda katër mureve të asamblesë, por edhe përpjekjet që kemi bërë për gjetjen e rrugëve të përshtatshme për kapërcimin e krizave të konflikteve të ndryshme. Misioni juaj është fisnik sepse i shërben paqes në botë. Dëshiroj të theksoj që, në misionin tuaj, nga ana e Shqipërisë do të keni kurdoherë mbështetje aktive. 
Havier Perez De Kuelar: Ju faleminderit, zoti President, së pari, për pritjen tuaj të përzemërt. E ndjej veten të nderuar që pritem nga ju e që kam rastin e këndshëm t’ju shpreh falënderimet tona për mbështetjen e vazhdueshme që ju i jepni organizatës sonë për zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhe shoqërore të botës sonë. Dhe besoj se ka rëndësi t’ju them si sekretar i përgjithshëm që ju mund të keni besim në punën tonë. Asgjë nuk mund të bëhet në qoftë se vendet anëtare të organizatës nuk na japin mbështetjen e tyre politike. Ju siguroj, zoti President, se mbështetja politike për zgjidhjen e problemeve shpeshherë më mungon. Kjo është një arsye më tepër për të shprehur mirënjohjen tonë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, që më vjen gjithnjë nëpërmjet mikut tim, ministrit tuaj të Punëve të Jashtme. Akoma edhe njëherë ju faleminderit! 
Shoku Ramiz Alia: Ju faleminderit shumë! Shqipëria është një vend me histori të lashtë dhe me një popull që më shumë ka luftuar në robëri se sa ka jetuar i lirë. Pra, historia mijëvjeçare e popullit shqiptar është një histori luftërash të vazhdueshme për liri e pavarësi. Vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore ranë 28 mijë dëshmorë, që për numrin e atëhershëm të popullsisë shqiptare do të thotë 3 për qind e saj. Siç e shikoni, liria na ka kushtuar dhe na kushton vazhdimisht se e tillë ka qenë historia e zhvillimit të Shqipërisë. Shqipëria është pranuar në OKB më 1955….



Per me shume lexoni neser ne gazeten “Telegraf”
Sigal