Nesër do të lexoni/ Ramica, baza e shtabeve ushtarake

1077
Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Populli i fshatit Ramicë në qarkun e Vlorës, në vitet e LANÇ-it, u bë bazë dhe mbështetje e fuqishme e Luftës më të rëndësishme dhe jetike për fatet e shqiptarëve, kontribuoi e dha një ndihmesë të çmueshme. Populli i këtij fshati malor, i përkushtuar në ndjenjën e patrotizmit dhe i frymëzuar nga dashuria për Atdheun, mori pjesë masivisht në këtë Luftë, duke vënë në dispozicion të saj gjithçka që kishin më të shtrenjtë, deri edhe jetën e tyre. Ramica shërbeu për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, jo vetëm si Zonë e Lirë, por edhe si pikë dominuese strategjike e rëndësishme, me një terren të përshtatshëm ku lehtësonte drejtimin operativ e strategjik të Luftës në krejt zonën e Lumit të Vlorës. Ajo shërbeu edhe si një qendër nga ku nisën dhe u zhvilluan luftime të ashpra, në veçanti gjatë Operacionit të Dimrit të vitit 1943-1944, por edhe në gjithë gjashtëmujorin e parë të vitit 1944. Ramica u bë selia e shtabeve partizane të gjithë qarkut Vlorë, si dhe të brigadave si Br. V S, Br. I S, Br. VI S e të Br. XII S, të çetave dhe batalioneve partizane. Populli i këtij fshati, partizanët e këtyre njësive i strehoi, i ushqeu, i veshi e i mbathi, duke treguar shpirtin e lartë të solidaritetit dhe frymën e humanizmit të paparë. Në Ramicë u hap dhe funksionoi spitali partizan i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër në shpellë të Hyse, si dhe disa familje që strehuan….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal