Nesër do të lexoni/ Qëndrimi burrëror i Themistokli Gërmenjit

693
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Forcat patriotike ngritën popullin në këmbë
Shqipëria në Luftën e Parë Botërore u bë shesh beteje, midis forcave ndërluftuese. Ushtritë italiane dhe franceze, kishin zënë Shqipërinë e Jugut, kurse ushtritë austro-hungareze dhe bullgare, Shqipërinë e Mesme. Në Korçë, ishin vendosur forcat pushtuese greke. Rreziku i copëtimit dhe i aneksimit të Shqipërisë së Jugut, nga shovinistët grekë, ishte tepër i madh. Pikërisht në këtë periudhë kaq të vështirë, forcat patriotike ngritën popullin në këmbë, për t’i dalë zot vendit. Në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe të Sali Butkës. Patrioti Themistokli Gërmenji, duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngriti një komision dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze, largimin e grekëve nga Korça dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Autoritetet franceze të pushtimit, u ndodhën përballë një lëvizjeje të fuqishme patriotike shqiptare, që kërkonte me çdo kusht largimin e pushtuesve grekë, nga Korça. Francezët ishin të interesuar të shuanin “vatrat e zjarrit” dhe të kishin siguri e qetësi, në prapavijat e tyre. Për këtë arsye, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli Dekoen, sipas udhëzimeve të komandës së “Armatës së Lindjes”, vendosi të largonte nga Korça, venizelistët….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal