Nesër do të lexoni/ Prof. Dr. Pajtim RIBAJ: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shtetar dhe strateg brilant

190
Prof. Dr. Pajtim RIBAJ 
Jeta, vepra dhe lufta titanike e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i vlerësuar, pos të tjerash dhe si “atlet dhe mbrojtës i krishtërimit” apo “parzmore në gjoks të Evropës”, që prej kohës që ai jetoi e deri në ditët e sotme vijon të ngjallë interes të veçantë. Jetës e bëmave të heroit nga kronikanë, biografë, shkrimtarë, studiues e historianë të panumërt, vendas e të huaj i janë kushtuar me qindra e mijëra libra e studime. Si një figurë historike ”përcillet” me dengje dokumentesh nëpër arkivat e vendeve të fuqishme e biblioteka të panumërta gati në tërë botën. Pjesë të trajtesës së mëposhtme, janë shkruar në një distancë kohore para 25 vitesh, si referat në një konferencë shkencore, janë publikuar dhe botuar brenda vendit si edhe në revista të huaja në Slloveni, Zvicër etj. Ajo është e përkthyer në fondin e disa bibliotekave të huaja e shoqëruar me një vlerësim nga historiani amerikan Dr. Daniel F. Harrington, i cli mes të tjerave shkruan: (…) Gjenerata e re e Amerikës ka pak kontakte me popujt e Evropës Lindore. (…) Ndoshta asnjë vend nuk është një mister tek ne sesa Shqipëria e vogël, e izoluar, e varfër. (…) Asnjë episod nuk shkëlqen më shumë në mendjen e tyre se lufta e tyre e gjatë e shekullit XV kundër pushtuesve turq dhe asnjë figurë kombëtare nuk ka aq shumë peshë sa udhëheqësi i kësaj lufte, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. (…) Mund të duket e papranueshme që amerikanët të mund të mësojnë ndonjë gjë nga betejat e një njeriu i cili vdiq 24 vjet se Kolombi të zbulonte Botën e Re. Akoma, mjeshtëria, taktika e Skënderbeut, kuptimi i forcës dhe dobësisë së kundërshtarit, përdorimi i terrenit, udhëheqja e tij gjeniale, janë të denja për tu studiuar.
Një epokë e re historike
Historiografia jonë tashmë i ka dhënë përgjigje premisave objektive shoqërore politike të domosdoshme për shpjegimin e luftës titanike që ka bërë populli ynë nën udhëheqjen e Skënderbeut. 
Së pari, niveli ekonomik mjaft i lartë i pasqyruar sidomos në prodhimin e drithërave dhe përpunimin e metaleve, në lulëzimin e qyteteve etj. Në prag të shekullit XV zhvillimi politiko-shoqëror e kulturor i vendit ecte me ritme të barabarta me vendet e tjera të zonës së Ballkanit e Adriatikut. 
Së dyti, interesimi jetësor i masave të prekura drejtpërdrejtë nga vërshimet e pushtuesve të huaj e nga pasojat e tyre. 
Së treti, ekzistenca e një shtrese shoqërore të aftë dhe e interesuara për të kryer funksione drejtuese. “Njerëz të shkolluar që luajtën një rol drejtues në luftë, kancelar, magjistër, klerikë e oratorë shqiptarë, i gjejmë në shërbim të Skënderbeut” (A. Buda)…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…