Nesër do të lexoni/ Prof. Dr. Lush Susaj: Gjergj Kastrioti i dha përjetësi bashkëpunimit me Austro-Hungarinë

194
Prof. Dr. Lush SUSAJ
Qëndresa antiosmane, vazhdimësia e gjuhës dhe plazmës autoktone shqiptare si dhe krijimi dhe ekzistenca e shtetit të pavarur shqiptar, kanë për bazë projektin europianist të Gjergj Kastriotit dhe mbështetjen dhe miqësinë tonë të përjetshme me Austro-Hungarinë. Miqësia, bashkëpunimi dhe lidhjet Austro-Shqiptare janë shumë të vjetra. Kulmi i këtyre lidhjeve ka arritur në kohën e betejave antiosmane të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti-Skendërbeu dhe Janosh Huniadi. Kujtojmë faktin që bashkërëndimi i luftës dhe qëndresës antiosmane të Gjergj Kastriotit me Huniadin zë fill që me 11 Nëntor 1444 (28 Rajab 848 për osmanët). Ky bashkëpunim i ngushtë ka vazhduar gjatë gjithë jetës së tyre. Ky bashkëpunim i dha rrugë edhe miqësisë dhe kujdesit të përjetshëm të Austro-Hungarisë ndaj Shqipërisë dhe të drejtave ekzistenciale dhe shtet-formuese të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit. Në këtë rrugë është edhe kultprotektorati, edhe marrëveshja midis Austrisë dhe Rusisë që ndër të tjera specifikoi që, pas rënies së perandorisë osmane, në hapësirën e Ballkanit të krijohej edhe shteti shqiptar, si zgjidhja më e drejtë historike përkundrejt deshirës ruse për formimin e një zinxhiri të vetëm të shteteve sllave….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…