Nesër do të lexoni/ Prof.dr. Eshref Ymeri: Shakaja serioze e një ambasadori

681
Prof.dr. Eshref Ymeri
Para do kohësh, në njërën nga faqet e internetit, ishte botuar njoftimi i mëposhtëm: “Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov (1953), ka deklaruar se vendi i tij mund të ofrojë alternativë për Maqedoninë, Ballkanin Perëndimor apo qoftë ndonjë vend tjetër, për shkak se, sipas tij, gjithmonë ka alternativë tjetër nga integrimet euroatlantike, transmeton INA, duke cituar portalin euroaktiv” (Citohet sipas: “Integrimi në NATO e BE? Rusia ka tjetër ofertë për Maqedoninë”. Faqja e internetit “Përqasje”. 06 maj 2017). Kur lexuesi objektiv njihet me këtë deklaratë të ambasadorit rus në Bashkimin Evropian, vetvetiu, shtron pyetjen e parë: 
1-Po cila na qenka kjo “alternativa tjetër nga integrimet euroatlantike”, të cilën Kremlini ia ofruaka Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor? 
Se kur ai ofruaka një tjetër alternativë, do të thotë që ajo na qenka më e mirë, sesa alternativa euroatlantike. Se domosdo që alternativën më të mirë kush nuk e do. Në këtë mes, lexuesi shtron pyetjen e dytë: 
2-Cilët janë treguesit që dëshmojnë për përparësitë e alternativës më të mirë në zhvillimin e vendit? 
Lexuesi dëshiron të njihet me treguesit e alternativës më të mirë, në mënyrë që të shikojë konkretisht se ku mishërohen “përparësitë e alternatives ruse”, në ballafaqim me alternativën euroatlantike. Përgjigjja është e thjeshtë fare. Treguesi kryesor i një alternative më të mirë qeverisjeje, është demokracia e konsoliduar, nga e cila buron ndërtimi i një shteti ligjor që nënkupton respektimin e opozitës dhe të mjeteve të informimit masiv, ndërrimin e pushtetit përmes respektimit të votës së lirë të qytetarëve, respektimin dhe mbrojtjen….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”….
Sigal