Nesër do të lexoni/ Prof. Ass. Dr. Spiro Mëhilli: Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbej”

675
( Marrë nga libri i autorit Spiro Mëhilli: “Arti i Shtatë në Tiranë” )
Më 6 janar 1939 filloi ndërtimi i Rrethit Italo-Shqiptar “SKANDERBEJ” nën patronazhin e Naltë të “Zog I”, Mbret i Shqipërisë. Punimet u ndoqën nga Ministri Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Ministri i Italisë në Tiranë. Kryesia që u krijua, u ndihmua nga një Këshilli Konsultues italo-shqiptar prej 24 vetësh, t’emëruar nga kryesia. Selia qendrore shtrihej në një truall prej afro 13000 m2 nga të cilat 7000 m2 të mbuluara nga godina, ndërtesa dhe instalime të ndryshme. Punimet u kryen nga firma “Pater” e Milanos.
Në vitin 1940 përfundoi Kompleksi ITALO-SHQIPTAR “SKANDERBEJ” ose CIRCOLO ITALO-ALBANESE “SCANDERBEG”, me drejtor të përgjithshëm kontin Valentini. Kompleksi përbëhej nga KINEMA-TEATËR “SAVOIA”, vlerësuar e kategorisë së parë. Salla kishte kapacitet për 800 shikues. Aty do të shfaqeshin filma dhe pjesë teatrore, opera, opereta e koncerte. Ndërtesa kishte një sallon të madh e të bukur, për ndenjen e publikut gjatë kohës së blerjes së biletave e ku grumbulloheshin për t’u futur në sallën e dytë, që shërbente për kohën e pushimit. Ajo kishte gardërobën në të djathtë, dhe tualetin në të majtë. Dyshemeja, ishte e shtruar me pllaka të bardha, nga 12 copë që rrethoheshin me pllaka të zeza. Në ballë vinte hyrja e mbyllur me dyer të veshura me xhama akulli, dhe mbi to, një ballkon, ku paria mund të hidhte vështrim mbi ata që vinin. Po ashtu ishin dhe dy dyer të tjera, më të vogla, dhe ato me xhama akulli, që shërbenin për…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal