Nesër do të lexoni/ Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj - LANÇ: Brigadat partizane në Qarkun e Tiranës

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Brigada e Pavarësisë

Më 28 Nëntor 1943, në 31 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në katundin Shëngjergj të Tiranës, me partizanët e rretheve të Tiranës dhe Elbasanit, si dhe nga partizanë të rretheve të tjera të vendit, u formua Brigada II Sulmuese (Br. II S). Në fillim efektivi i brigadës, ishte prej rreth 600 luftëtarë. Komandant u caktua Beqir Balluku dhe komisar Vasil Konomi. Brigadën e drejtuan dhe mjaft kuadro e partizanë, të cilët luftuan me trimëri si zëvendëskomisari Kiço Ngjela, Irakli Bozo, Petro Bullati, Gani Goxhi, Nuri Huta, Enver Begeja, Mitat Kondi etj. Formimi i Br. II S në qendër të Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndësishme për popullin e qarkut të Tiranës dhe u prit me gëzim prej tij. Krejt ndryshe e pritën atë reaksioni dhe pushtuesit hitlerianë, të cilët të përkrahur nga qeveria kuislinge e Tiranës, organizuan forcat dhe në dhjetor 1943 ndërmorën një mësymje të madhe në krahinën e Çermenikës kundër forcave partizane të Br. II S. Armiku kishte qëllim ta shpartallonte atë pa arritur që të organizohej mirë. Brigada u bëri ballë me trimëri goditjeve të njëpasnjëshme të armikut. Në këto luftime partizanët pësuan humbje të rënda, por nuk e humbën vullnetin dhe entuziazmin luftarak të tyre. Gjatë gjithë dimrit të vitit 1943-1944 forcat e Brigadës II S. luftuan në qarkun e Tiranës në kondita jashtëzakonisht të vështira. Më 23 janar 1944, në katundet Brrar e Tujan, në afërsi të Tiranës, partizanët e Brigadës zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të shumta gjermane e të tradhtarëve që ishin nisur nga kryeqyteti. Partizanët luftuan me trimëri, dhe në fushën e nderit ranë Kozma Naska, komisar i batalionit të parë, Besim Imami, komisar....

Për më tepër nesër në gazetë "Telegraf"...