Nesër do të lexoni/ Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Gjenerali me shajak

886
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Në shërbim të interesave të Atdheut
Në sajë të detyrës dhe detyrimit që kemi përballë historisë sonë ushtarake e kombëtare, në vijimësi kemi shkruar dhe propaganduar trashëgiminë, që përbën dhe thesarin më të çmuar të traditave heroike. Në procesin e pandërprerë të pasqyrimit të veprimtarisë të figurave historike dhe të ngjarjeve madhore të popullit dhe të ushtrisë sonë kombëtare, Elez Isufi i përket asaj plejade, që i kuptoi kërkesat e shenjta të popullit, interesat e larta te Atdheut dhe nevojat e domosdoshme të kombit. Kështu ai u vu në shërbim të tyre, me gjithçka mundi e gjithçka pati. Për jetën dhe veprën e Elez Isufit, është shkruar dhe përshkruar me tërë madhështinë e saj. Veprën legjendare dhe portretin e tij në shumë dimensione kombëtare e ka përcaktuar shumë qartë dhe në mënyrë profesionale Prof. Hysen Kordha. Duke studiuar rreth kësaj figure kombëtare shikon me objektivitet dhe vërtetësi rolin, kontributin e çmueshëm të Elez Isufit në rrjedhën e ngjarjeve historiko-politike të kombit tonë. Por, portreti i tij si udhëheqës popullor, madje dhe shpirtëror, e bëjnë atë një nga figurat më të dukshme në skemën e jetës politike shqiptare në çerekun e parë të shek. XX. Për Elez Isufin është shkruar dhe do të shkruhet. Figura e tij është shumë dimensionale dhe nuk mund të ezaurohet, pasi galeria…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal